2015
Ide për Mbrëmje Familjare
Prill 2015


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky numër përmban artikuj dhe veprimtari që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Sa vijon janë dy ide.

Pamja
photo of family gathered around a piano and singing

“Çdo Or’ Më Duhesh Ti”, faqe 30: Pikërisht ashtu si fjalët e himnit “Çdo Or’ Më Duhesh Ti” e ndihmuan Pak Mi-Jungun të vendoste që të pagëzohej, himnet mund të kenë një ndikim të fuqishëm në jetën tonë. Mendoni për një kohë kur fjalët e një himni kanë bekuar jetën tuaj dhe merrni parasysh t’ia tregoni përvojën familjes suaj. Ftojeni çdo pjesëtar të familjes që të zgjedhë një himn të parapëlqyer dhe të tregojë se si ia ka bekuar jetën. Pastaj këndojeni secilin himn me familjen tuaj. (Mund ta vazhdoni këtë për nja dy javë.)

“Lutje dhe Katedrale”, faqe 68: Pasi ta lexoni këtë ndodhi, paraqitni figura ose përmendni kisha të ndryshme në qytetin tuaj dhe flisni rreth këtyre pyetjeve me familjen tuaj: Cilat janë disa ngjashmëri që ne kemi me fetë e tjera? Si ndihet Ati Qiellor për të gjithë fëmijët e Tij? Si duhet t’i trajtojmë njerëzit që kanë besime të ndryshme? Merrni parasysh që të përdorni artikullin “Balancing Truth and Tolerance” [“Baraspeshimi i së Vërtetës dhe Tolerancës”] nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (Liahona, shkurt 2013, f. 28–35) për të ndihmuar për përgjigjen e këtyre pyetjeve.