2015
A ka gjë të keqe të shkoj në mbrëmje vallëzimi ose festa ku e di se do të ndodhin gjëra të këqija, në mënyrë që të jem një shembull i mirë?
Prill 2015


A ka gjë të keqe të shkoj në mbrëmje vallëzimi ose festa ku e di se do të ndodhin gjëra të këqija, në mënyrë që të jem një shembull i mirë?

Pamja
A young man in a black plaid shirt is resting his chin on his hand.

Ilustrim me foto nga Dave Peterson

Bëjini vetes pyetjen: “Çfarë lloj shembulli mendoj në të vërtetë që do të jap në atë situatë?” Nëse keni ndërmend të shkoni diku ku mund të ketë droga ose alkool, veshje të pahijshme, muzikë me fjalë epshore ose kërcim të fëlliqur, si do t’u tregoni njerëzve se sa shumë mund të argëtohen pa ato gjëra? Çfarë ka të ngjarë që do të mendojnë njerëzit përreth jush – “A nuk është ai një shembull i madh i besimit dhe i standardeve?” apo “Për çfarë erdhi ai person?” Në shumicën e rasteve, ju do të jeni një shembull shumë më i mirë duke mos shkuar fare, pasi ju nuk do ta vini veten qëllimisht dhe me vetëdije para tundimit.