Seminari
Njësia 11: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 45:1–15


Njësia 11: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 45:1–15

Hyrje

Kisha vazhdoi të rritej në Kirtland të Ohajos dhe gjithashtu u shtua kundërshtimi kundrejt Kishës dhe lajme të rreme rreth saj. Zbulesa që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 45, e marrë në mars 1831, u solli shenjtorëve gëzim, ndërkohë që ata ndesheshin me paragjykimet vendore. Ju do ta studioni Doktrinën e Besëlidhjet 45 në dy mësime. Në pjesën e parë të kësaj zbulese, Jezu Krishti dëshmoi për rolin e Tij si Biri i Perëndisë. Ai foli edhe për qytetin e Enokut.

Doktrina e Besëlidhje 45:1–5

Jezu Krishti dëshmon për rolin e Tij si Biri i Perëndisë

Te kush shkoni për këshillë kur ju përballeni me një sfidë ose me një vendim të vështirë? Çfarë cilësish ka ai njeri, të cilat ju japin vetëbesimi për t’ia shprehur ndjenjat tuaja dhe për ta dëgjuar këshillën e tij ose të saj?

Ka më shumë mundësi që ne ta dëgjojmë dikë që e ndiejmë se përkujdeset për ne personalisht dhe që ka pasur sukses në çështjen rreth së cilës ai ose ajo po ofron këshillë. Zbulesa e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 45, erdhi në një kohë kur shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe njerëz të tjerë po dëgjonin e lexonin lajme pështjelluese rreth Kishës. Lexoni hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 45 dhe kërkoni me cilat rrethana po ndesheshin shenjtorët kur Zoti ua dha atyre këtë zbulesë.

Vini re shprehjen vërjani veshin te Doktrina e Besëlidhje 45:1. Ju mund të doni ta shenjoni atë. T’ia vësh veshin dikujt do të thotë ta dëgjosh me vëmendje; gjithashtu mund të përfshijë si të dëgjuarin, ashtu edhe të bindurin. Kur e dëgjojmë me të vërtetë Zotin, ne vërtet do t’i ndjekim këshillën dhe urdhërimet e Tij. Në fillimin e kësaj zbulese, Zoti bëri deklarime rreth disa prej roleve të Tij dhe rreth përpjekjeve të Tij për të na ndihmuar. Teksa i lexojmë këto deklarime, ne mund të gjejmë arsye përse t’i dëgjojmë fjalët e Tij. Vëzhgoni për fjalët dëgjoj dhe vë vesh në vargjet e studiuara në mësimin e sotëm.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:1 duke kërkuar atë që tha Jezu Krishti rreth vetes së Tij. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Si na ndihmon njohja e Jezu Krishtit si Krijuesi i kësaj toke, në të cilën jemi dërguar, për t’ua vënë veshin gjërave që thotë Ai?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:2–3 dhe përcaktoni arsye shtesë për t’ia vënë veshin Shpëtimtarit. Vini në dukje ndjesinë e ngutjes te vargu 2. Ju duhet ta dëgjoni Shpëtimtarin gjersa ka kohë për të bërë atë që thotë Ai.

Doktrina e Besëlidhje 45:3 na mëson se Jezu Krishti është avokati ynë tek Ati ynë në Qiell. Vini re fjalën është te Doktrina e Besëlidhje 45:3. A e kuptoni ndryshimin midis thënies “Jezu Krishti do të jetë avokati ynë” dhe “Jezu Krishti është avokati ynë”? Shpëtimtari jo vetëm që lutet për hatërin tonë te Gjykimi Përfundimtar, por qëndron si Avokati ynë çdo ditë kur ne i lutemi Atit Qiellor, pendohemi dhe kërkojmë ta kemi Shpirtin me ne. Përsiatni në çfarë mënyra ju nevojitet që Jezu Krishti të jetë Avokati juaj në jetën tuaj të përditshme.

Për t’ju ndihmuar ta kuptoni fjalën avokat dhe marrëdhënien e një avokati me një person të akuzuar, hiqni një vijë që i përputh rolet e njerëzve në të majtë me kuptimin e duhur në të djathtë.

I pandehuri

Ky person besohet se ka kryer një krim.

Gjykatësi

Ky person ndërhyn për çështjen e dikujt tjetër.

Avokati

Ky person dëgjon prova dhe përcakton pasojat në përputhje me ligjin.

Përfytyroni që jeni fajtor për thyerjen e një ligji dhe jeni nxjerrë të qëndroni përpara një gjykatësi. Si do të ndiheshit? Përse do të ishit mirënjohës për një avokat që e mbron çështjen tuaj për ju?

  1. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:4–5 duke kërkuar mënyrën se si Jezu Krishti e përmbush rolin e Tij si Avokati ynë dhe ndërhyn për shpëtimin tonë. Më pas, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse Jezu Krishti është i kualifikuar për të qenë Avokati ynë?

    2. Çfarë po i kërkonte Shpëtimtari Atit Qiellor që të merrte parasysh?

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi për interesimin e Shpëtimtarit lidhur me situatat tona të tanishme, si edhe me Gjykimin tonë Përfundimtar: “Jam veçanërisht i kënaqur dhe është me shumë domethënie për mua që unë mundem t’i afrohem në çdo çast e në çdo rrethanë nëpërmjet lutjes fronit të hirit, që Ati im Qiellor do ta dëgjojë kërkesën time, që Avokati im, ai që nuk bëri asnjë mëkat, gjaku i të cilit u derdh, do të ndërhyjë për çështjen time. (Shih DeB 45:3–5.) Unë mbështetem fuqishëm tek ai afrim te Perëndia, të cilin ai ua jep gjithë fëmijëve të tij, sepse ai është i paanshëm dhe atij që kërkon, do t’i jepet” (“I Know in Whom I Have Trusted”, Ensign, maj 1993, f. 83).

Mënyra se si Jezu Krishti ndërhyn për ne është e ndryshme prej një avokati në një gjykatë që përfaqëson ligjin e njeriut, sepse Ai e ka paguar tashmë gjobën për mëkatin.

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si ndiheni rreth Jezu Krishtit që të jetë Avokati juaj dhe jo vetëm ta mbrojë çështjen tuaj, por të paguajë gjobën për mëkatet tuaja?

    2. Çfarë ndjeni se Shpëtimtari dëshiron që ju të bëni për të ardhur më mirë tek Ai dhe për ta pranuar Atë si Avokatin tuaj?

Doktrina e Besëlidhje 45:6–10

Shpëtimtari i fton të gjithë njerëzit që të vijnë te besëlidhja e Tij e përjetshme

Studioni Doktrinën e Besëlidhjet 45:6–10 duke kërkuar arsyet që dha Shpëtimtari për ne që t’ia vinim veshin Atij.

Besëlidhja e përjetshme e Zotit, për të cilën flitet te vargjet 9–10, është “plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit. … Është e përjetshme në kuptimin që ajo është besëlidhja e Perëndisë dhe është pëlqyer në çdo periudhë kohore të ungjillit, atje ku njerëzit kanë qenë të gatshëm ta pranojnë atë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje e Re dhe e Përjetshme”, scriptures.lds.org).

Vini re te Doktrina e Besëlidhje 45:9 se Jezu Krishti e dërgoi besëlidhjen e Tij të përjetshme “që t’i jetë një dritë botës dhe që të jetë një flamur për popullin [e Tij] … dhe që të jetë një lajmëtar përpara fytyrës [së Tij] për të përgatitur udhën para [Tij]”.

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë shprehja “ejani tek” besëlidhja e përjetshme (DeB 45:10)?

    2. Në çfarë mënyrash e keni parë ungjillin të jetë një dritë ose një flamur për të tjerët?

    3. Në çfarë mënyre besëlidhja e përjetshme, ose plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit, ndihmon për ta përgatitur udhën për ardhjen e Zotit?

Doktrina e Besëlidhje 45:11–15

Shpëtimtari flet për Enokun dhe popullin e tij

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:11 duke kërkuar atë që Zoti do ta ndajë me ata që ia vënë veshin zërit të Tij.

Pamja
Qyteti i Sionit Përndryshohet

Zoti tha se disa njerëz e quajnë Atë “Perëndia i Enokut” (DeB 45:11). Enoku ishte një profet i madh që jetoi përpara kohës së Noeut dhe Përmbytjes. Toka në kohën e Enokut ishte e mbuluar me ligësi, sikurse do të jetë në kohën e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, por Enoku udhëhoqi një shoqëri njerëzish të drejtë, të cilët jetuan në një qytet të quajtur Sion. Banorët e Sionit më së fundi “u ndanë nga toka” ose u morën në qiell për shkak të drejtësisë së tyre (shih DeB 45:12; Moisiu 7:69).

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:12 duke kërkuar përse po ruhet qyteti i Sionit.

Doktrina e Besëlidhje 45:12–14 na mëson se Zoti e ka marrë popullin e qytetit të Sionit te Vetja dhe se Ai do t’i ruajë ata “derisa një ditë drejtësie të vijë”. Në atë kohë, Enoku dhe populli i tij do të kthehen në tokë për t’u takuar me popullin e Zotit në qytetin e Jerusalemit të Ri, i cili gjithashtu do të quhet Sion (shih Moisiu 7:62–64). Të gjithë profetët mezi e kanë pritur atë ditë. Për shkak të ligësisë së njerëzve në tokë, ajo ditë nuk ka ardhur ende, por burrat e shenjtë që e kanë pritur me dëshirë, do ta shohin atë një ditë.

  1. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:15. Më pas kthehuni përsëri te Doktrina e Besëlidhje 45:1–14 dhe përsiatni rreth një prej roleve ose karakteristikave të Shpëtimtarit, që ju ndihmon të doni t’ia vini veshin zërit të Tij. Shpjegoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përse ai rol ose ajo karakteristikë ju ndihmon që të dëshironi t’ia vini veshin zërit të Shpëtimtarit.

Një parim që mund ta mësojmë nga këto vargje të hyrjes te Doktrina e Besëlidhje 45, është që të mësuarit rreth Shpëtimtarit dhe asaj që Ai ka bërë për ne, mund ta rrisë dëshirën tonë për t’ia vënë veshin zërit të Tij. Zoti e prezantoi Veten dhe i ftoi shenjtorët që t’ia vinin veshin zërit të Tij për shkak të rëndësisë së pjesës në vazhdim të Doktrinës e Besëlidhjeve 45.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 45:15–16 duke kërkuar atë për të cilën Zoti tha se Ai do të fliste dhe profetizonte. Si mund ta përgatitni veten tuaj që t’ua vini veshin fjalëve të Zotit teksa studioni në mësimin e ardhshëm pjesën në vazhdim të Doktrinës e Besëlidhjeve?

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 45:1–15 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: