Muzika
Shufra e Hekurt


179

Shufra e Hekurt 

Me guxim

1. Nefit, shikuesit të lasht’,

I erdh’ vegim i urt’,

Ku fjala e shenjt’ iu shfaq

Si shufër e hekurt.

[Chorus]

Fort shufrën e hekurt shtrëngo,

Drit’ e vërtet’, e fort’.

Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo;

Të sigurt na drejton.

2. Ndërsa këtu në tok’ udh’tojm’,

Në mes gjith’ tundimit,

Mes mjegullës s’err’sirës shkojm’

Çdo or’ plot me rrezik.

[Chorus]

Fort shufrën e hekurt shtrëngo,

Drit’ e vërtet’, e fort’.

Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo;

Të sigurt na drejton.

3. Kur tundimet pran’ i kemi,

Shtegun nuk e shikojm’,

Te shufra mund t’mbështetemi,

Ndihm’ qiellore t’kërkojm’.

[Chorus]

Fort shufrën e hekurt shtrëngo,

Drit’ e vërtet’, e fort’.

Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo;

Të sigurt na drejton.

4. Dhe, dor’ për dor’, përgjat’ shufrës,

Mes dit’ve që pasojn’,

Me lutje t’zjarrt’ dhe këng’ plot shpres’,

Udhën do të vazhdojm’.

[Chorus]

Fort shufrën e hekurt shtrëngo,

Drit’ e vërtet’, e fort’.

Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo;

Të sigurt na drejton.

5. Pushimin e art’ larg shohim,

Ku shufra t’na drejtoj’,

Ku me engjëjt plot drit’, bekim,

Përher’ do të jetojm’.

[Chorus]

Fort shufrën e hekurt shtrëngo,

Drit’ e vërtet’, e fort’.

Ësht’ fjala e Perëndis’ ajo;

Të sigurt na drejton.

Teksti: Joseph L. Townsend, 1849–1942

Muzika: William Clayson, 1840–1887

1 Nefi 15:23–25

1 Nefi 8

1 Nefi 12:17