Ndihma për Studimin
Alma, Bir i Almës


Alma, Bir i Almës

Në Librin e Mormonit, kryegjykatësi i parë dhe profet në kombin nefit. Në vitet e hershme të jetës së tij ai kërkoi të shkatërronte Kishën (Mosia 27:8–10). Megjithatë, një engjëll iu shfaq atij dhe ai u kthye në besimin tek ungjilli (Mosia 27:8–24; Alma 36:6–27). Më vonë braktisi pozitën e tij si kryegjykatës, me qëllim që të mësonte njerëzit (Alma 4:11–20).

Libri i Almës

Një libër i veçantë në Librin e Mormonit, që përbëhet nga një përmbledhje e analeve të profetëve Alma, birit të Almës, dhe birit të tij, Helamanit. Ngjarjet e përshkruara në këtë libër ndodhin përafërsisht nga viti 91 deri në 52 para K. Libri përmban 63 kapituj. Kapitujt 1–4 përshkruajnë ngritjen krye të pasuesve të Nehorit dhe Amlicit kundër nefitëve. Luftërat që pasuan, ishin ndër më shkatërrimtaret deri në atë kohë në historinë nefite. Kapitujt 5–16 përmbajnë rrëfimin e udhëtimeve të hershme misionare të Almës, duke përfshirë predikimin e tij mbi Bariun e Mirë (Alma 5) dhe predikimin me Amulekun në qytetin Amoniha. Kapitujt 17–27 përmbajnë analin e bijve të Mosias dhe të shërbesës së tyre mes lamanitëve. Kapitujt 28–44 përmbajnë disa nga predikimet më të rëndësishme të Almës. Në kapitullin 32 Alma krahasoi fjalën me një farë; në kapitullin 36 ai i rrëfeu historinë e kthimit të tij në besim birit të tij, Helamanit. Kapitujt 39–42 shënojnë këshillën e Almës për birin e tij Korianton, i cili ishte përfshirë në shkelje morale; ky predikim i rëndësishëm shpjegon drejtësinë, mëshirën, ringjalljen dhe Shlyerjen. Kapitujt 45–63 përshkruajnë luftërat nefite të asaj kohe dhe emigrimet nën Hagothin. Udhëheqës të tillë të mëdhenj si: kapiten Moroni, Teankumi dhe Lehi ndihmuan për t’i ruajtur nefitët falë veprimeve të tyre të guximshme dhe në kohën e duhur.