Ndihma për Studimin
Thesalonikas(ve), Letra Drejtuar


Thesalonikas(ve), Letra Drejtuar

Dy libra në Dhjatën e Re. Ato ishin fillimisht letra që Pali u shkroi thesalonikasve, ndërsa ishte në Korint, gjatë vizitës së tij të parë në Evropë rreth 50 pas K. Puna e tij në Thesaloniki përshkruhet në Veprat e Apostujve 17. Pali donte të kthehej në Thesaloniki, por nuk mundi të kthehej (1 The. 2:18). Prandaj ai dërgoi Timoteun për t’i gëzuar të kthyerit në besim dhe për t’i sjellë atij lajme sesi po ia kalonin ata. Pali e shkroi letrën e parë si rezultat i mirënjohjes së tij për kthimin e Timoteut.

Libri i parë i Thesalonikasve

Kapitujt 1–2 janë përshëndetje të Palit dhe lutja e tij për shenjtorët; kapitujt 3–5 japin udhëzim për rritjen shpirtërore, dashurinë, dëlirësinë, zellin dhe Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Libri i dytë i Thesalonikasve

Kapitulli 1 përmban një lutje për shenjtorët. Kapitulli 2 flet për braktisjen e ardhshme. Kapitulli 3 përmban lutjen e Palit për triumfin e kauzës së ungjillit.