Ndihma për Studimin
Jezu Krisht


Jezu Krisht

Krisht (një fjalë greke) dhe Mesia (një fjalë hebraike) do të thonë “i vajosuri”. Jezu Krishti është i Parëlinduri i Atit në shpirt (Heb. 1:6; DeB 93:21). Ai është i Vetëmlinduri i Atit në mish (Gjo. 1:14; 3:16). Ai është Jehova (DeB 110:3–4) dhe u parashugurua në thirrjen e tij të madhe përpara krijimit të botës. Nën drejtimin e Atit, Jezusi krijoi tokën dhe çdo gjë në të (Gjo. 1:3, 14; Mois. 1:31–33). Ai u lind nga Maria në Bethlehem, jetoi një jetë pa mëkate dhe bëri një shlyerje të përsosur për mëkatet e gjithë njerëzimit, duke derdhur gjakun e tij dhe duke dhënë jetën e tij në kryq (Mt. 2:1; 1 Ne. 11:13–33; 3 Ne. 27:13–16; DeB 76:40–42). Ai u ngrit së vdekuri, duke siguruar kështu ringjalljen përfundimtare të të gjithë njerëzimit. Nëpërmjet shlyerjes dhe ringjalljes së Jezusit, ata që pendohen për mëkatet e tyre dhe u binden urdhërimeve të Perëndisë, mund të jetojnë përjetësisht me Jezusin dhe Atin (2 Ne. 9:10–12; 21–22; DeB 76:50–53, 62).

Jezu Krishti është qenia më e madhërishme që është lindur në këtë tokë. Jeta e tij është shembulli i përkryer sesi duhet të jetojë i tërë njerëzimi. Të gjitha lutjet, bekimet dhe ordinancat e priftërisë duhet të bëhen në emër të tij. Ai është Zoti i Zotërve, Mbreti i Mbretërve, Krijuesi, Shpëtimtari dhe Perëndia i të gjithë tokës.

Jezu Krishti do të vijë përsëri me fuqi dhe lavdi për të mbretëruar në tokë gjatë Mijëvjeçarit. Në ditën e fundit, ai do të gjykojë gjithë njerëzimin (Alma 11:40–41; JS—M 1).

Përmbledhje e jetës së tij (sipas rrjedhës së ngjarjeve)

Autoriteti

Dëshmi të dhëna për Jezu Krishtin

Ekzistenca e Krishtit para lindjes

Gjykatësi

Kreu i Kishës

Lavdia e Jezu Krishtit

Marrja mbi veten tonë e emrit të Jezu Krishtit

Mbretërimi mijëvjeçar i Krishtit

Profecitë rreth lindjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit

Shembulli i Jezu Krishtit

Shfaqjet e Krishtit pas vdekjes

Tipet ose simbolet e Krishtit