Ndihma për Studimin
Imanuel


Imanuel

Njëri nga emrat për Jezu Krishtin. Vjen nga fjalët në hebraisht që do të thonë “Perëndia me ne”.

Imanuel është emër-titull i dhënë si një shenjë e çlirimit prej Perëndisë (Isa. 7:14). Referenca e Isaias për Imanuelin është vënë në dukje në mënyrë të veçantë nga Mateu si një profeci e lindjes së Jezusit në vdekshmëri (Mt. 1:18–25). Emri gjithashtu ndeshet në shkrimet e shenjta të ditëve të mëvonshme (2 Ne. 17:14; 2 Ne. 18:8; DeB 128:22).