Pritja me besim dhe dëshirë e bekimeve të premtuara të drejtësisë për shkak të drejtësisë. Shkrimet e shenjta shpesh flasin për shpresën si paraprirje e jetës së përjetshme nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin.
Lum ai njeri, shpresa e të cilit është Zoti, Jer. 17:7 .
Zoti do të jetë shpresa e popullit të tij, Joe. 3:16 .
Ne kemi shpresë me anë të durimit dhe shkrimeve të shenjta, Rom. 15:4 .
Perëndia na ka rilindur për një shpresë të gjallë në ringjalljen e Krishtit, 1 Pj. 1:3 .
Kushdo që e ka këtë shpresë, pastron vetveten, 1 Gjo. 3:2–3 .
Ju duhet të shkoni përpara duke pasur një ndriçim të përsosur të shpresës, 2 Ne. 31:20 .
Shikoni të keni besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, Alma 7:24 (1 Kor. 13:13 ; Moro. 10:20 ).
Unë dëshiroj që ju t’i dëgjoni fjalët e mia duke patur shpresë se do të fitoni jetë të përjetshme, Alma 13:27–29 .
Në qoftë se keni besim, ju shpresoni për gjëra që nuk shihen, të cilat janë të vërteta, Alma 32:21 (Heb. 11:1 ).
Shpresa vjen nga besimi dhe bëhet një spirancë e shpirtit, Eth. 12:4 (Heb. 6:17–19 ).
Njeriu duhet të shpresojë ose ai nuk mund të marrë një trashëgim, Eth. 12:32 .
Mormoni foli në lidhje me besimin, shpresën dhe dashurinë hyjnore, Moro. 7:1 .
Duhet të keni shpresë nëpërmjet shlyerjes së Jezu Krishtit, të ngriheni në jetën e përjetshme, Moro. 7:40–43 .
Fryma e Shenjtë mbush me shpresë, Moro. 8:26 (Rom. 15:13 ).