Ndihma për Studimin
Manas


Manas

Në Dhjatën e Vjetër, biri më i madh i Asenathit dhe Jozefit që u shit në Egjipt (Zan. 41:50–51). Ai dhe vëllai i tij, Efraimi, ishin nipër të Jakobit (Izraelit), por u birësuan dhe u bekuan prej tij sikur të ishin bijtë e tij (Zan. 48:1–20).

Fisi i Manasit

Pasardhësit e Manasit u numëruan mes fiseve të Izraelit (Num. 1:34–35; Joz. 13:29–31). Bekimi i Moisiut për fisin e Jozefit, i cili iu dha gjithashtu Efraimit dhe Manasit, shënohet në Ligjin e Përtërirë 33:13–17. Toka e caktuar atyre ishte pjesërisht në perëndim të lumit Jordan dhe pranë asaj të Efraimit. Ata gjithashtu kishin koloni në lindje të lumit Jordan në kullotat e pasura të Bashanit dhe Gileadit. Në ditët e fundit, fisi i Manasit do të ndihmojë fisin e Efraimit në mbledhjen e Izraelit të shpërndarë (LiP. 33:13–17). Në Librin e Mormonit, profeti Lehi ishte një pasardhës i Manasit (Alma 10:3).