2018
Një Mik dhe një Misionar
Korrik 2018


Le të Shndritë Drita Jote

Një Mik dhe një Misionar

Pamja
A Friend and a Missionary

Tjeta! Unë quhem Huan Batista dhe jam nga Argjentina. Unë e lë dritën time të shndritë duke shpërndarë ungjillin.

Miqtë më të Mirë

Unë dhe miku im më i mirë, Façundo, e kemi njohur njëri-tjetrin qysh kur ishim pesë vjeç. Që të dyve na pëlqen shumë futbolli! Unë e ftoja atë në shumë veprimtari të Kishës.

Pyetja e Parë e Façundos

Një herë, kur Façundo ishte për drekë me ne, pyeti: “Pse lutet gjithmonë familja juaj?” I thashë që lutemi se Ati Qiellor na bekon dhe kjo është mënyra se si ne e falënderojmë. Ai u mahnit!

Mbrëmja Familjare

Façundo erdhi në një mbrëmje familjare kur vëllai im Beniamini po bëhej gati për pagëzim. Façundo e ndjeu Shpirtin dhe pyeti a mund të pagëzohej edhe ai! Ati im foli atëherë me prindërit e Façundos.

Misionarët i dhanë mësim familjes së Façundos. Pastaj Façundo dhe motra e tij, Augustina, u pagëzuan që të dy! Prindërit e tij erdhën në kishë, por ata nuk janë pagëzuar ende.

Pyetja e Dytë e Façundos

Façundo e pyeti nënën time nëse ai do të dinte ndonjëherë sa di unë rreth Perëndisë. Ajo buzëqeshi dhe tha se nëse ai do t’i studionte shkrimet e tij të shenjta dhe do të lutej, ai mund të mësonte edhe më shumë!