2018
Ana dhe Samueli
Korrik 2018


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Ana dhe Samueli

Nga 1 Samuelit 1–3.

Pamja
Hannah and Samuel 1
Pamja
Hannah and Samuel 2
Pamja
Hannah and Samuel 3

Ana ndihej shumë e dëshpëruar që nuk kishte një fëmijë. Ajo u lut në tempull. Ajo premtoi se, nëse do të kishte një djalë, do ta rriste atë për t’i shërbyer Perëndisë.

Ana dhe bashkëshorti i saj u bënë me fëmijë! Ana ia vuri emrin Samuel. Ajo e dinte se Perëndia i qe përgjigjur lutjeve të saj.

Ndërsa Samueli rritej, Ana e mbajti premtimin e saj. Ajo i kërkoi Elit, priftit në tempull, që ta mësonte Samuelin si t’i shëbente Perëndisë. Eli ndihmoi për përkujdesjen ndaj Samuelit.

Një natë kur Samueli ishte në shtrat, ai dëgjoi një zë. Pyeti Elin a ishte ai që e kishte thirrur. Eli tha se Perëndia po përpiqej t’i fliste Samuelit. Herën tjetër kur e dëgjoi zërin, Samueli mbajti vesh. Më pas, Perëndia i foli Samuelit. Samueli ia vuri veshin Perëndisë dhe e ndoqi Atë.

Unë mund të mësoj rreth Perëndisë dhe t’i zbatoj urdhërimet e Tij.