2018
Klubi i Leximit të Librit të Mormonit
Korrik 2018


Klubi i Leximit të Librit të Mormonit

BASHKOHU DHE TI duke lexuar Librin e Mormonit! Ti mund ta lexosh vetë, me familjen tënde ose me një mik. Pastaj na dërgo një foto tënden duke lexuar Librin e Mormonit dhe na trego për diçka që ke lexuar ose historinë që parapëlqen nga Libri i Mormonit. Dërgoje te liahona.lds.org (klikoni “Submit an Article” [“Dërgo një Artikull”]).

Pamja
Book of Mormon Reading Club

Shkrimi i Shenjtë i Muajit: Helamani 5:12

“Mbani mend, mbani mend se është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Familja ime po lexon Librin e Mormonit. Ndonjëherë ne i interpretojmë me role historitë. Kjo është kaq argëtuese. Unë mësoj fjalë dhe gjëra të reja çdo ditë. Bërja e këtyre gjërave më ndihmon të qëndroj i përqendruar në mbledhjen e sakramentit dhe në Fillore. Ajo më ndihmon gjithashtu të qëndroj pranë familjes sime.

Amaron I., 7 vjeç, Pnom‑Pen, Kamboxhia

Më ka pëlqyer leximi i Librit të Mormonit qysh kur misionarët na njohën me të. Ngjarja ime e parapëlqyer është te libri i Mosias, kur mbreti Beniamin e udhëhoqi popullin e vet nëpërmjet besimit të tij. Unë dua të jem besnike dhe e bindur për atë që prindërit e mi më kërkojnë të bëj.

Xhenis S., mosha 10 vjeçe, Iloilo, Filipine