2018
Gjyshër të Mrekullueshëm
Korrik 2018


Gjyshër të Mrekullueshëm

Autorja jeton në Jutë, SHBA.

Endrju nuk ndihej mirë për [veprimtarinë shkollore] “Dita: ‘Sill një Prind në Shkollë’”.

“Kam një familje k’tu në tok’. Me mua jan’ kaq të mir’” (Children’s Songbook, f. 188; Himne, nr. 195).

Pamja
Goodly Grandparents

“E ndrju! Autobusi është këtu!” thirri gjyshja.

Endrju vrapoi jashtë derës. Ai përshëndeti me dorë gjyshen, gjyshin dhe motrën e tij të vogël, Emin. Emi ishte tepër e vogël për të shkuar në shkollë, ndaj ajo qëndronte në shtëpi me gjyshen dhe gjyshin.

Endrjut i pëqente shkolla. Atij i pëlqente të luante në pushim me miqtë e vet. Atij i pëlqente mësuesja e vet, znjsh. Kimball.

Pas pushimit të mëngjesit, znjsh. Kimball tha: “Javën tjetër do të kemi [veprimtarinë shkollore] “Dita: ‘Sill një Prind në Shkollë’”. Kur të vijë prindi juaj, sigurohuni që të sjellë diçka nga puna e tij për të na e treguar neve. Jemi të emocionuar që do të dëgjojmë prej tyre!”

Fytyra e Endrjut u skuq. Ai nuk kishte asgjë për të thënë rreth prindërve të tij. Ai nuk mbante mend shumë rreth nënës së vet. Ajo qe larguar kur ai ishte i vogël. Dhe Endrju madje as që e njihte babanë e vet.

Endrju dëgjonte ndërsa fëmijët e tjerë flisnin rreth nënave dhe baballarëve të tyre. Nëna e Tonit ishte zjarrfikëse dhe babai i Xhesikës punonte në kopshtin zoologjik. Gjithsecili shpresonte që babai i saj do të sillte një majmun [të zakonshëm] ose majmun të Bengalit në klasë!

“Çfarë bëjnë prindërit e tu?” e pyeti Toni Endrjun.

Endrju pa te këmbët e veta. Ai mblodhi supet. “Jetoj me gjyshërit e mi.”

Endrju i donte gjyshen dhe gjyshin, por ata nuk kishin punë të mirë. Gjyshja shiste batanije dhe veshje foshnjash. Gjyshi ngiste një kamion të madh ushqimesh. Endrju nuk ndihej mirë për [veprimtarinë shkollore] “Dita: ‘Sill një Prind në Shkollë’”.

Atë natë Endrju lexoi kapitullin e parë të Librit të Mormonit: “Unë, Nefi, duke qenë i lindur nga prindër të mirë …” (1 Nefi 1:1).

“Unë nuk jetoj me prindërit e mi”, mendoi Endrju. “Unë jetoj vetëm me gjyshen dhe gjyshin.”

Pikërisht atëherë, Emi shkoi në dhomën e Endrjut, duke mbajtur në krahë një batanije me push. Ajo e ngriti lart që Endrju ta shihte. “E bëri gjyshja!”

“Po, gjyshja e bëri atë batanije për ty.” Endrju buzëqeshi pak.

Ai mendoi rreth gjithë gjërave të këndshme që gjyshja kishte bërë për të – mëngjesin para shkollës, ndihmën për detyrat e shtëpisë, luajtjen e lojërave me të dhe me Emin. Gjyshja ngjasonte shumë me një nënë.

Më pas, Endrju mendoi rreth gjyshit. Gjyshi i lexonte histori Endrjut çdo natë. Ai e ndihmonte edhe për detyrat e shtëpisë. Ai gjithashtu e mësoi Endrjun si të ngiste biçikletën. Gjyshi ngjasonte shumë me një baba.

Buzëqeshja e Endrjut u bë më e madhe. Ai ishte vërtet mirënjohës për gjyshen dhe gjyshin. Ai përsëri ndihej i shqetësuar që të sillte gjyshen apo gjyshin në shkollë. Por do të ishte në rregull. “Unë mund të mos kem prindër të mrekullueshëm”, mendoi ai, “por unë kam gjyshër të mrekullueshëm dhe kjo është diçka e veçantë”.

Në [veprimtarinë shkollore] “Dita: ‘Sill një Prind në Shkollë’”, Endrju u ul me gjyshin në fund të klasës dhe dëgjonte prindërit e fëmijëve të tjerë. Nëna e Tomit solli uniformën e saj të zjarrfikëses. Ajo e la secilin të provonte helmetën e saj. Babai i Xhesikës solli një breshkë nga kopshti zoologjik.

“Rradha jote, Endrju”, tha znjsh. Kimball.

Endrju doli përpara klasës me gjyshin. Ai mori frymë thellë dhe tha: “Gjyshi im nget një kamion të madh dhe furnizon me ushqime. Ai takon plot njerëz dhe punon vërtet fort.”

Endrju vështroi lart dhe pa gjyshin duke buzëqeshur. Atëherë gjyshi foli rreth drejtimit të kamionit të tij. Ai gjithashtu e gostiti secilin me diçka nga puna e tij! Fëmijët në klasën e Endrjut i bënë gjyshit plot pyetje rreth punës së tij.

Endrju ishte i lumtur që e kishte marrë gjyshin. Ai dhe gjyshi e gjyshja dhe Emi qenë një familje – dhe ata qenë një familje e mrekullueshme.