2008
Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2007
Maj 2008


Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2007

Drejtuar Presidencisë së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të Dashur Vëllezër: Siç përshkruhet me anë të zbulesës në seksionin 120 të Doktrina e Besëlidhjes, Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Ky këshill përbëhet nga Presidencia e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Këshilli i Peshkopit Kryesues. Ky këshill miraton buxhetet për departamentet dhe veprimtaritë e Kishës. Pas marrjes së autorizimit nga këshilli, departamentet e Kishës duhet t’i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet e miratuara dhe në harmoni me politikat dhe procedurat e Kishës.

Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës i është dhëna e drejta e disponimit të të gjitha dokumenteve dhe sistemeve të nevojshëm për të vlerësuar sesa i përshtatshëm është kontrolli ynë mbi fondet e marra dhe të shpenzuara, si dhe për të vlerësuar kontrollin tonë mbi mbrojtjen e pasurive të Kishës. Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i pavarur nga të gjitha departamentet dhe veprimtaritë e tjera të Kishës dhe stafi përbëhet nga llogaritarë publikë të liçensuar, revizorë të brendshëm të liçensuar, revizorë të liçensuar të sistemeve të informacionit dhe nga pofesionistë të tjerë të liçensuar.

Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, të gjithë vlerat materiale, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2007 janë regjistruar dhe administruar në harmoni me praktika të përshtatshme llogaritëse, buxhete të aprovuar dhe politika e procedura të Kishës.

I paraqitur me respekt nga,

Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës

Robert W. Kentuell

Krye-Menaxher