2008
Plaku Kevin W. Pirson
Maj 2008


Plaku Kevin W. Pirson

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Kevin W. Pearson

Plaku Kevin Uejn Pirson beson që, nëse ne e kuptojmë me të vërtetë parimin e besimit, Zoti mund të bëjë mrekulli në jetën tonë.

“Unë u rrita duke menduar se, nëse isha mjaft i zgjuar, apo mjaft i fortë, apo mjaft i shpejtë, apo mjaft punëtor, në një mënyrë apo tjetrën unë mund të kontrolloja çdo situatë”, thotë ai. “E vërteta është, ne nuk mund të kontrollojmë të gjitha rrethanat në jetën tonë. Ne thjesht duhet t’i besojmë Zotit dhe të mësojmë të kemi besim në Të që gjithçka do të zgjidhet më së miri. Kur ju e bëni atë, Zoti do t’ju bëjë të aftë.”

Si president misioni, Plaku Pirson shpesh i mësoi misionarët rreth pesë sfidave që mund ta mundin ose dobësojnë besimin, nëse besimi nuk forcohet vazhdimisht. Ai thotë: “Juve ju duhet të çliroheni nga dyshimi, shpërqendrimi, mosbindja, dekurajimi dhe mungesa e zellit, në mënyrë që besimi juaj të jetë i efektshëm.”

Plaku Pirson u lind nga Uejn F. Pirson dhe Velda Labrum Pirson, në Solt Lejk Siti të Jutas, SHBA, më 10 prill 1957. Më vonë, ai mori një diplomë shkencore për financë nga Universiteti i Jutës dhe një master për gradë shkencore në administrim biznesi nga Universiteti i Harvardit. Përpara thirrjes së tij si president misioni, ai po punonte si DPE (Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv) në një kompani informimi për përkujdesjen ndaj shëndetit.

Në kohën kur u thirr në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, Plaku Pirson po shërbente si president i Misionit të Uashingtonit, Takoma. Thirrjet e tij të mëparshme në Kishë kanë qenë të paçmueshme në përgatitjen e tij për thirrjen e sotme. Ai ka shërbyer si misionar me kohë të plotë në Finlandë, si president i Të Rinjve të degës, si president i kuorumit të pleqve, si këshilltar i lartë dhe peshkop. Plaku Pirson u martua me Xhun Langlend më 24 qershor 1980, në Tempullin e Solt Lejkut. Ata kanë gjashtë fëmijë.