2008
Plaku Eduardo Gavarret
Maj 2008


Plaku Eduardo Gavarret

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Eduardo Gavarret

Duke iu referuar thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, Plaku Eduardo Gavarret dëshmon: “Ndonjëherë ngjarjet që nuk duken të rëndësishme bashkohen si copërat e një figure formuese për t’ju përgatitur.”

Plaku Gavarret lindi nga Huan Gavarret dhe Elsa Inzaurralde Gavarret, më 11 maj 1956, në Minas, Uruguai. Ai shërbeu si misionar në Paraguai dhe Uruguai prej vitit 1975 deri më 1977 dhe me kthimin e tij u martua me Norma Beatriz Gorgoroso, më 20 tetor 1978. Ata u vulosën më vonë në Tempullin e San Paulos, Brazil.

Plaku Gavarret u diplomua në administrim biznesi nga Escuela Superior de Administracion Empresas më 1986. Në vitin 2000 ai bëri një master për gradë shkencore në administrim biznesi për marketing në INPG (Instituto Nacional de Pos-graduacão), në Brazil.

“Kur kthej kokën pas, unë mund të shikoj dorën e Zotit në jetën time, duke më zhvendosur nga një vend në tjetrin dhe nga një thirrje në tjetrën, në mënyrë që t’i shërbeja Atij më mirë”, thotë Plaku Gavarret.

Ndërsa po shërbente si peshkop në Paraguai, ai u bashkua me një kompani farmaceutike që e çoi atë në Bolivi për të filluar një degë të re. Aty, ai u thirr si president i një kunji të ri, pastaj si përfaqësues krahinor. Kur kompania e zhvendosi familjen në Peru, për të hapur një tjetër degë të re, ai u thirr si një Autoritet i Zonës. Kompania i zhvendosi ata përsëri, këtë herë në Brazil, ku ai shërbeu si një i Shtatëdhjetë i Zonës. Më vonë, ai shërbeu si president misioni.

“Thirrjet nuk kanë të bëjnë me mbajte pozitash”, thotë Plaku Gavarret. “Thirrjet na ndihmojnë t’i afrohemi më shumë Krishtit. Ato janë mjete për arritjen e një qëllimi, jo vetë qëllimi. Në to ne duhet te kërkojmë frymëzim, të mësojmë të lutemi dhe të përqendrohemi tek të tjerët më shumë se tek vetja jonë.”

Në kohën kur u thirr, ai ishte menaxher i përgjithshëm i kompanisë farmaceutike në Lima, Peru. Ai dhe gruaja e tij kanë tre fëmijë.

“Kur Krishti është qendra e jetës tonë, çdo gjë tjetër shkon në vendin e vet”, thotë Plaku Gavarret. “Gjithçka është nën kontrollin e Tij.”