2013
Jezu Krishti e Rivendosi Kishën e Tij në Ditët e Mëvonshme
Prill 2013


Sjellja e Fillores në Shtëpi

Jezu Krishti e Rivendosi Kishën e Tij në Ditët e Mëvonshme

Këtë mësim dhe veprimtari mund ta përdorni për të mësuar më shumë mbi temën e Fillores të këtij muaji.

Përfytyroni se po shkoni në një gjueti thesari. Ku do ta kërkonit thesarin? Si do ta gjenit? A do të ketë një kuti thesari? Çfarë do të ketë brenda?

Disa kuti thesaresh përmbajnë bizhuteri të bukura dhe monedha të çmuara. Por si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne kemi një thesar që është edhe më i vlefshëm: ungjillin e Jezu Krishtit.

Shumë njerëz nuk dinë për këtë thesar, kështu që një nga detyrat tona është ta ndajmë atë me sa më shumë njerëz që mundemi.

Pasi Jezusi dhe apostujt e Tij vdiqën, disa mësime dhe ordinanca të rëndësishme të ungjillit u humbën ose u ndryshuan, përfshirë pagëzimin, autoritetin e priftërisë, tempujt, profetët e gjallë dhe sakramentin.

Të gjitha këto thesare të ungjillit u rivendosën nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit në Korijen e Shenjtë, kur ai u lut për të ditur të vërtetën.

Më vonë, Jozefi mori fletët e arta dhe i përktheu ato në Librin e Mormonit. Libri i Mormonit përmban mësime që ne i çmojmë si thesare, sepse ai shpjegon të vërteta që humbën dikur. Ne marrim shumë bekime, sepse i kemi këto të vërteta të ungjillit.

Ç’thesare të çmuara janë ato!

Ilustrime nga Bryan Beach