2013
Fuqia e Shlyerjes
Prill 2013


Fuqia e Shlyerjes

Ioriti Taburuea, Kiribati

Kur misionarët më dhanë mësime, temat kryesore të mësimeve të tyre ishin gjithmonë Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij. Ata shpjeguan se Shlyerja është një dhuratë nga Jezu Krishti për secilin prej nesh. Ajo është një dhuratë që mund ta përdorim në jetën tonë të përditshme, kur ne përballemi me sfida ose kur mëkatojmë. Fuqia e Shlyerjes na ngre shpirtërisht, na shëron dhe na ndihmon të kthehemi në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar, që çon drejt jetës së përjetshme.

Kur misionarët e treguan këtë, pata një ndjenjë të fortë që më dëshmoi se ishte e vërtetë dhe vendosa të bashkohem me Kishën.

Më vonë vendosa të shërbej në një mision, sepse unë doja t’i ndihmoja të tjerët të dinin rreth kësaj dhurate të mrekullueshme. Duke i mësuar dhe duke folur rreth Shlyerjes, unë kam parë të tjerë të ndryshojnë në një mënyrë të re jete. Një ndryshim tërësor erdhi, jo thjesht duke dëgjuar rreth Shlyerjes, por duke e zbatuar atë në jetën time gjithashtu.

Unë e di se Shlyerja është e vërtetë. Kur e ftojmë ndikimin e saj në jetën tonë, pavarësisht nga rrethanat që hasim, gjithçka mund të rregullohet dhe ne do të ndiejmë vërtet gëzim.