2013
Pse Kisha ka një emër kaq të gjatë?
Prill 2013


Dëshmitar i Veçantë

Pse Kisha ka një emër kaq të gjatë?

Nga “Rëndësia e një Emri”, Liahona, nëntor 2011, f. 79–82.

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

Anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve janë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit.

Jezu Krishti Vetë ia vuri emrin Kishës (shih Doktrina e Besëlidhje 115:4).

Fjalët Kisha e Jezu Krishtit shpallin që është Kisha e Tij.

Të Ditëve të Mëvonshme shpjegon se është e njëjta Kishë, me Kishën që Jezu Krishti krijoi kur jetoi në tokë, por e rivendosur në këto ditë të mëvonshme.

Shenjtorëve do të thotë që ne e ndjekim Atë dhe përpiqemi të bëjmë vullnetin e Tij.

Anëtarët tanë janë quajtur mormonë, sepse besojmë në Librin e Mormonit, por ne duhet ta përdorim emrin e plotë të Kishës kurdoherë që është e mundur.

Ilustrim nga Brad Teare