2013
Koment
Prill 2013


Koment

Fryma e Shenjtë më Mëson

Që kur familja ime u bashkua me Kishën, unë e kam parë fuqinë që vjen nga leximi i Liahonës. Është nëpërmjet këtyre fjalëve të thella që unë u frymëzova për të shërbyer në një mision. Në revistë diskutohet për shumë tema, por ajo që ka rëndësi për mua është ajo që më mëson Fryma e Shenjtë sa herë që e lexoj. Me të vërtetë, ne do të jemi të lirë – madje edhe në “territor armik” (shih Bojd K. Paker, “Si të Mbijetosh në Territor Armik”, Liahona, tetor 2012, f. 34) – teksa i studiojmë, i lexojmë dhe i zbatojmë parimet e mësuara. Shpëtimtari jeton, priftëria është në tokë dhe Perëndia është në qiej.

Njuton T. Senianxh, Uganda

Korrigjime

Liahona e tetorit 2012 e jep gabim autorësinë për fotografitë e historisë “Organizohet Kunji i Parë në Indi” në faqet 76–77. Fotografitë janë realizuar nga Motra Gladys Wigg. Kërkojmë ndjesë për gabimin.

Te Liahona e dhjetorit të 2012-ës familja Vixhil, e përmendur në artikullin “Sacred Transformations” [“Shndërrime të Shenjta”] në faqen 36, është pagëzuar në korrik 2010, jo në qershor 2011. Gjithashtu Andrea Vixhil ka lindur në korrik, jo në gusht 2012.

Te Mësime të Presidentëve të Kishës: Lorenco Snou, figura në faqen dy ka emërtim të gabuar. Ajo është një pamje e djalit të Presidentit Snou, Oliver Godard Snou. Gjithashtu, në diçiturën e faqes 28, emri Brigam Jang i Riu duhet të ndërrojë vendin me emrin Fransis M. Liman.