Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 18: Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 18: Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 18”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një familje e re kënaqet duke ngrënë darkë së bashku

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 18

Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale

Zoti kujdeset për mirëqenien tonë materiale ose fizike. Ai ka zbuluar të vërteta që mund t’ju ndihmojnë të siguroni për vetë nevojat tuaja fizike dhe të familjes suaj në mënyra që do t’ju ndihmojnë gjithashtu të rriteni shpirtërisht. Ndërsa e studioni këtë material, merreni parasysh se si mund të jeni më në gjendje t’i vini në zbatim këto të vërteta.

Pjesa 1

Cila është përgjegjësia ime për sigurimin e të ardhurave për nevojat materiale të familjes sime?

Pak pasi Kisha e Jezu Krishtit u rivendos, Zoti zbuloi disa përgjegjësi materiale të anëtarëve të Kishës.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 75:28–29; 83:4, dhe merreni parasysh mënyrën se si këshilla e Zotit gjen zbatim për ju.

Nëpërmjet profetëve të ditëve të mëvonshme, Zoti ka ripohuar se “prindërit kanë një detyrë të shenjtë për të rritur fëmijët e tyre me dashuri dhe drejtësi [dhe] për të plotësuar nevojat e tyre fizike dhe shpirtërore” (“Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org).

Për ta përmbushur këtë detyrë, të sigurojnë për nevojat fizike të fëmijëve të tyre, prindërit duhet të mësojnë të jenë të mbështetur te vetja. Mbështetja te vetja është një parim themelor i ungjillit. “[Mbështetja te vetja] është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të plotësuar nevojat e jetës për vete dhe për familjen” (Plotësimi i Nevojave në Mënyrën e Zotit: Përmbledhje e një Udhëzuesi për Udhëheqës lidhur me Mirëqenien [2009], f. 1).

Pamja
një i ri në moshë madhore përgatit ushqim në një restorant

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth parimeve të mbështetjes te vetja:

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

“Mbështetja te vetja është marrja e përgjegjësisë për mirëqenien tonë vetjake shpirtërore e materiale dhe për ata që Ati Qiellor ia ka besuar përkujdesjes sonë. Vetëm kur mbështetemi te vetja, mund ta ndjekim vërtet shembullin e Shpëtimtarit në shërbimin dhe bekimin e të tjerëve.

Është e rëndësishme për ta kuptuar se mbështetja te vetja është një mënyrë për të arritur një qëllim. Synimi ynë përfundimtar është që të bëhemi si Shpëtimtari dhe ai synim përmirësohet nga shërbimi ynë vetëmohues ndaj të tjerëve. Aftësia jonë për të shërbyer rritet ose zvogëlohet nga niveli i mbështetjes tonë te vetja. (“A Gospel Vision of Welfare: Faith in Action”, te Basic Principles of Welfare and Self-Reliance [mbledhja e trajnimit të udhëheqjes mbarëbotërore, 2009], f. 1–2; shih edhe ChurchofJesusChrist.org)

Merreni parasysh rëndësinë e udhëzimit vijues rreth mbështetjes te vetja:

“Kur ju mbështeteni te vetja, ju i përdorni bekimet dhe aftësitë që Perëndia ju ka dhënë, për t’u kujdesur për veten e për familjen tuaj dhe për të gjetur zgjidhje për problemet tuaja. Mbështetja te vetja nuk do të thotë se ju duhet të jeni të aftë t’i bëni të gjitha gjërat vetë. Për të qenë me të vërtetë të mbështetur te vetja, ju duhet të mësoni se si të punoni me të tjerët dhe të drejtoheni te Zoti për ndihmën e forcën e Tij. (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 41)

Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim: “Asnjë shenjtor i vërtetë i ditëve të mëvonshme, ndërsa është i aftë fizikisht ose emocionalisht, nuk do t’ia kalojë dikujt tjetër vullnetarisht barrën e vetë mirëqenies së tij ose të [saj] apo të familjes së tij [ose të saj]” (Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball [2006], f. 116; shih edhe 1 Timoteut 5:8). Dijeni se Zoti do t’ju ndihmojë në përpjekjet tuaja për t’u bërë të mbështetur te vetja. Jezu Krishti dha mësim se “nëpërmjet përkujdesit [të Tij]”, Kisha mund të “qëndrojë e pavarur” si materialisht edhe shpirtërisht (Doktrina e Besëlidhje 78:14). Në mënyrë të ngjashme, Shpëtimtari “nëpërmjet përkujdesit [të Tij]” mund t’ju ndihmojë të bëheni të mbështetur te vetja dhe të jeni në gjendje të siguroni të ardhura për veten tuaj dhe familjen tuaj.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mendimesh ose ndjenjash keni rreth përgjegjësisë për të siguruar për nevojat materiale të familjes suaj?

Pjesa 2

Çfarë mund të më ndihmojë të zhvilloj mbështetjen te vetja dhe të bëhem një sigurues më i mirë i të ardhurave?

Një etikë pune e zellshme është thelbësore për zhvillimin e mbështetjes te vetja dhe sigurimin e të ardhurave për familjet tona. Duke filluar me Adamin, Ati ynë Qiellor i ka urdhëruar fëmijët e Tij të punojnë (shih Moisiu 4:25, 29; 2 Thesalonikasve 3:10–13). Puna e palodhur dhe zelli janë karakteristika të Perëndisë dhe të atyre që përpiqen fort ta ndjekin Atë (shih 2 Nefi 5:17; Mosia 27:3–4).

Pamja
një e re në moshë madhore që punon në një fabrikë bulmeti

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi rëndësinë e punës së palodhur kur dha mësim:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Perëndia e ka projektuar këtë ekzistencë të vdekshme për të kërkuar thuajse një tendosje të përhershme. … Me punë ne mbajmë dhe pasurojmë jetën. Ajo na bën të aftë t’u mbijetojmë zhgënjimeve dhe tragjedive të përvojës vdekësore. Arritja e fituar me vështirësi sjell ndjesi respekti për veten. Puna ngre dhe përsos karakterin, krijon bukuri dhe është instrumenti i shërbimit tonë për njëri‑tjetrin dhe për Perëndinë. Një jetë e shenjtëruar është e mbushur me punë, ndonjëherë e përsëritur, ndonjëherë pastruese, ndonjëherë e pavlerësuar, por gjithmonë punë që përmirëson, rregullon, mban, ngre, shërben, dëshiron.” (“Mendime mbi një Jetë të Përkushtuar”, Liahona, nëntor 2010, f. 17)

Përveç përgjegjësisë që kanë prindërit “për të plotësuar nevojat … fizike dhe shpirtërore” të fëmijëve të tyre, “nëpërmjet planit hyjnor, etërit … janë përgjegjës për të siguruar gjërat e nevojshme për jetën … për familjet e tyre” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”). Plaku Kristoferson i nxiti ata që janë duke u përgatitur për të qenë etër kur ai tha:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Përgatituni tani duke qenë të zellshëm në shkollë dhe duke planifikuar për trajnimin pas shkollës së mesme. Arsimimi, qoftë në një universitet, shkollë profesionale, stazh pune apo në një program të ngjashëm, është kyçi për zhvillimin e aftësive dhe zotësive që do t’ju nevojiten.” (“Etërit”, Liahona, maj 2016, f. 96)

Pamja
një i ri në moshë madhore që po punon

Këshilla për të synuar arsimimin është e rëndësishme për të gjithë dishepujt e Jezu Krishtit. Zoti na udhëzon të “kërko[jmë] të mëso[jmë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118; shih edhe Doktrina e Besëlidhje 90:15). Në lidhje me këtë përgjegjësi, Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Për shkak të respektit tonë të shenjtë për çdo intelekt njerëzor, ne e konsiderojmë marrjen e arsimimit si një përgjegjësi fetare. … Krijuesi ynë pret që fëmijët e Tij kudo të arsimohen. (“Where Is Wisdom?”, Ensign, nëntor 1992, f. 6)

Merrni parasysh bekime të tjera të mundshme të arsimimit që shkojnë përtej ndihmës për të siguruar më mirë për nevojat financiare të familjes sonë. Marrja e arsimimit mund të sjellë përmbushje vetjake dhe mund të na ndihmojë të përmbushim pritshmërinë e Zotit për të zhvilluar dhe përdorur dhuratat dhe aftësitë që Ai na ka dhënë (shih Mateu 25:14–30). Marrja e arsimimit mund ta përmirësojë aftësinë tonë për t’i menaxhuar sfidat e jetës. Arsimimi rrit gjithashtu zotësinë tonë për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të ndërtuar mbretërinë e Zotit.

Presidenti Tomas S. Monson dha mësim:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Talentet tuaja do të zgjerohen ndërsa studioni e mësoni. Do të jeni të aft[ë] t’i ndihmoni familjet tuaja më mirë në të mësuarin e tyre dhe do të keni paqe në mendje nga dijenia se e keni përgatitur veten për të papriturat që mund të hasni në jetë” ( “Tre Qëllime Për T’ju Udhëhequr”, Liahona, nëntor 2007, f. 119)

Pamja
një e re dhe një i ri në moshë madhore që i kryejnë së bashku detyrat e shkollës

Në disa raste, për shkak të vdekjes ose shkurorëzimit apo rrethanave të tjera që e justifikojnë, nëna duhet të sigurojë të ardhura për familjen (shih paragrafin 7 të proklamatës për familjen). Në raste të tjera, të dy prindërit duhet të punësohen për të ndihmuar të plotësohen nevojat themelore të familjes së tyre. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një paralajmërim të rëndësishëm dhe një këshillë të dobishme kur merren vendime në lidhje me punësimin e të dy prindërve:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Sot ka një trysni të konsiderueshme në botën tonë materialiste për të pasur dhe shpenzuar më shumë para. Fatkeqësisht, kjo i shtyn nënat e martuara të punojnë jashtë shtëpisë për të siguruar një të ardhur të dytë. Kur bashkëshortët, bashkëshortet dhe fëmijët e kuptojnë ndryshimin midis nevojave themelore dhe dëshirave materiale, ata e pakësojnë barrën financiare të familjes dhe kontribuojnë për t’i ndihmuar nënat që të jenë në shtëpi. Vendimet rreth punës jashtë shtëpisë janë të vështira dhe nevojiten të merren me lutje, duke mbajtur gjithmonë parasysh këshillat e profetëve të gjallë për këtë çështje të ndërlikuar.” (“The Sacred Responsibilities of Parenthood”, Ensign, mars 2006, f. 31; shih edhe Alma 37:37)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si ju ka ndihmuar Zoti, ose si mund t’ju ndihmojë Ai, të zhvilloni një etikë pune të zellshme ose të merrni më shumë arsimim?

Pjesa 3

Cilat parime financiare mund të më udhëheqin për të siguruar për familjen time?

Toka i përket Zotit (shih Psalmeve 24:1). Ai na jep fuqi dhe qasje ndaj burimeve tokësore për të siguruar për nevojat tona materiale dhe shpirtërore (shih Ligji i Përtërirë 8:10, 18; Doktrina e Besëlidhje 59:18–20). Për Zotin, të gjitha gjërat janë shpirtërore, madje edhe ligjet e Tij materiale (shih Doktrina e Besëlidhje 29:34). Ai i njeh që të dyja, edhe bekimet, edhe rreziqet shpirtërore që lidhen me kërkimin dhe sigurimin e parave dhe zotërimeve materiale. Ai ka zbuluar parime për të na ndihmuar që t’i administrojmë këto burime në mënyra që mund të na bekojnë dhe mbrojnë si individë e familje.

Pamja
një i ri në moshë madhore ulet në një tryezë.
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Përzgjidhni të paktën dy nga fragmentet në vijim të shkrimit të shenjtë, ose gjeni dy nga tuajat dhe përcaktoni parimet e administrimit të mençur financiar që ato na mësojnë. Ejani në klasë të përgatitur për të diskutuar për atë që zbuluat.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Shkruani disa nga zgjedhjet e mençura që keni bërë për të siguruar për nevojat tuaja materiale, si edhe disa nga mënyrat se si mendoni se mund të përmirësoheni në përpjekjet tuaja për të siguruar për nevojat tuaja materiale.