Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28: Të Ndiejmë Shpresë për Ndërtimin e një Familjeje të Përjetshme


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28: Të Ndiejmë Shpresë për Ndërtimin e një Familjeje të Përjetshme”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një familje ecën përpara një tempulli

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28

Të Ndiejmë Shpresë për Ndërtimin e një Familjeje të Përjetshme

Mendoni rreth asaj që keni mësuar dhe përjetuar gjatë studimit tuaj për familjen e përjetshme gjatë këtij kursi. Si kanë ndikuar këto mësime mbi dëshminë, dëshirat dhe veprimet tuaja? Teksa e studioni këtë mësim të fundit, merrni parasysh atë që Zoti mund të dojë që ju të bëni që të mund të jetoni me shpresë më të madhe, ndërkohë që përpiqeni të ndërtoni dhe forconi vetë familjen tuaj të përjetshme.

Pjesa 1

Përse mund të kem shpresë për ndërtimin e një familjeje të përjetshme?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim se ne mund të kemi shpresë për ndërtimin e një familjeje të dashur, të përjetshme:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Të gjithë ne shpresojmë për gëzimin e të jetuarit në familje të dashura. Për disa prej nesh, është një ndjenjë që nuk e kemi përjetuar – një ndjenjë që e dimë se është e mundur, por nuk e kemi pasur ende. Ne mund ta kemi parë atë në jetën e të tjerëve. Për të tjerë prej nesh, dashuria familjare është dukur më e vërtetë dhe më e çmuar kur vdekja na ka ndarë nga një fëmijë, një nënë, një baba, një vëlla, një motër, ose një gjysh/e i/e përzemërt dhe i/e dashur. …

 … Nëse bekohemi për ta gjetur ungjillin e rivendosur, ne mund të zgjedhim t’i bëjmë e t’i mbajmë besëlidhjet me Perëndinë, që na kualifikojnë për jetën e përjetshme. Teksa durojmë me atë besnikëri, Fryma e Shenjtë do ta vërtetojë shpresën dhe sigurinë tonë se jemi në shtegun drejt jetës së përjetshme, për të jetuar në familje përgjithmonë në mbretërinë çelestiale.” (“The Hope of Eternal Family Love”, Ensign, gusht 2016, f. 4)

Besimi ynë te plani i Atit tonë Qiellor dhe te Biri i Tij, Jezu Krishti, mund të na japin shpresë se mund të ndërtojmë një familje të përjetshme. Zoti dëshiron të na ndihmojë dhe nëpërmjet fuqisë së Tij ne mund t’i kapërcejmë sfidat. Në Dhiatën e Re lexojmë se si Elizabeta ngeli shtatzënë edhe pse ishte përtej moshës që mund të lindte fëmijë, dhe Maria, një virgjëreshë, u bë nëna e Birit të Perëndisë. Secila prej këtyre grave u përball me rrethana të ndryshme, por ato që të dyja e kuptuan se “me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme” (Lluka 1:37).

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Përcaktoni një shembull nga shkrimet e shenjta ose përvoja e vetë familjes suaj për mënyrën se si Zoti i ndihmon ata që mirëbesojnë tek Ai dhe kërkojnë ndihmën e Tij. Përdorni disa minuta kohë që të mbani shënim përgjigjet tuaja për pyetjet vijuese në një fletore ose në një program kompjuterik për mbajtje shënimesh:

  • Çfarë të vërtetash rreth Zotit mund t’ju këshillojë individi (ose individët) në këtë tregim që të mbani mend?

  • Çfarë mund t’ju këshillojë individi (ose individët) të bëni në përpjekjet tuaja për të ndërtuar një familje të përjetshme?

Pjesa 2

Si mund të kem shpresë për ndërtimin e një familjeje të përjetshme nëse nuk vij nga një familje që është e fortë në ndjekjen e Shpëtimtarit?

Disa të rinj në moshë madhore nuk kanë përjetuar ose dëshmuar modele të drejta familjare në familjet e tyre. Disa i kanë parë martesat e prindërve të tyre të përfundojnë në shkurorëzim. Ata që i kanë përjetuar këto ose rrethana të tjera të vështira, mund të vrasin mendjen nëse vërtet mund të ndërtojnë një familje të përjetshme.

Pamja
grua duke vështruar jashtë nga dritarja

Plaku Jun Huan Çoi, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim rreth ndryshimit që zgjedhjet tona mund të bëjnë për familjen tonë të përjetshme:

Pamja
Plaku Jun Huan Çoi

“Të gjithë ne jemi në mes të një familjeje të përjetshme. Roli ynë mund të jetë një çast vendimtar në të cilin mund të ndodhin ndryshime domethënëse në mënyra pozitive ose negative. …

… Ka breza përpara nesh dhe pas nesh që varen nga ne për ta ndjekur Krishtin në mënyrë që të mund të jemi një familje e përjetshme e Perëndisë.” (“Mos Shiko Përreth, Shiko Lart!Liahona, maj 2017, f. 91, 92)

Profeti Abraham është një shembull i fuqishëm i mënyrës se si mund të zgjedhim që të jemi një “çast vendimtar” pozitiv për vetë familjen tonë. Disa pjesëtarë të familjes së Abrahamit, përfshirë vetë babanë e tij, ishin larguar nga urdhërimet e Zotit. Në vend të Tij, ata zgjodhën të adhuronin perëndi të rreme. (Shih Abraham 1:5–6.)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Abraham 1:2 dhe kërkoni atë që Abrahami dëshironte dhe zgjodhi pavarësisht nga rrethanat e tij.

Kur priftërinjtë e ligj u përpoqën t’ua flijonin Abrahamin perëndive të tyre të rreme, Zoti e shpëtoi Abrahamin mënyrë të mrekullueshme. Më vonë, Ai e çoi Abrahamin dhe disa prej pjesëtarëve të familjes së tij të zgjeruar drejt një toke tjetër. Ndërkohë që ishin atje, Zoti i premtoi Abrahamit bekime të rëndësishme, përfshirë bekimin e një familjeje të përjetshme. (Shih Abraham 1:7–18; 2:3–4, 8–11.)

Ashtu si Abrahami, ne mund të përpiqemi për bekimet e një familjeje të përjetshme dhe të marrim ndihmën e Zotit për ta ndërtuar atë familje, pavarësisht se si kanë qenë më parë rrethanat tona familjare.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Fëmijëve, gjendja familjare e të cilëve është e shqetësuar, ne ju themi, ju vetë nuk keni më pak vlerë për shkak të saj. Sfidat janë nganjëherë një tregues i mirëbesimit të Zotit te ju. Ai mund t’ju ndihmojë, drejtpërsëdrejti dhe nëpërmjet të tjerëve, që të ndërveproni me atë që po përballeni. Ju mund të bëheni brezi, ndoshta brezi i parë në familjen tuaj, ku modelet hyjnore që Perëndia i ka shuguruar për familjet, me të vërtetë marrin formë dhe i bekojnë gjithë brezat pas jush.” (“Etërit”, Liahona, maj 2016, f. 96)

Pamja
familje duke u lutur së bashku

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi vetë përvojën e tij me zgjedhjen për të ndërtuar një familje të përjetshme. Lexojeni thënien më poshtë ose dëgjojeni atë, duke filluar me kodin kohor 25:47 dhe duke mbaruar me 28:15.

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Me ndihmën e Zotit, ju mund të krijoni një familje të përjetshme, edhe nëse nuk vini nga lloji i shtëpisë shenjtore të ditëve të mëvonshme që paraqitet ndonjëherë në kapakët e revistave [të Kishës]. Ju lutem mbajeni mend se ajo fillon sërish me ju!

Vetë fakti që unë nuk kisha përjetuar modele të drejta familjare në shtëpinë e djalërisë sime, krijoi tek unë një dëshirë të fortë që të punoja me zell me Suzanën për t’u siguruar që modele të tilla të ishin gjithnjë pjesë e shtëpisë të cilën ne e krijuam së bashku. Ndërsa u këshilluam me njëri‑tjetrin dhe kërkuam ndihmë në lutjet tona, ne u frymëzuam dhe u bekuam që t’i ndihmonim fëmijët tanë të mësonin parimet e ungjillit të rivendosur të Shpëtimtarit. Me siguri ne nuk ishim prindër të përsosur, por morëm dhuratat shpirtërore që na nevojiteshin, dhe gjetëm “forcë përtej vetvetes” [“Zot, Un’ Ty do të t’Ndjek”, Himne, nr. 137].

Unë dhe ju nuk jemi zënë në kurthin e përvojave tona të kaluara. Ne nuk jemi plotësisht dhe krejtësisht viktima të rrethanave tona të tanishme apo robër të mjedisit tonë. Fryma e Shenjtë do të na mësojë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë, përfshirë modelet e drejtësisë familjare, në të cilat ne nuk kemi marrë pjesë më parë. Ajo fillon me ju! Dhe me ndihmën e Zotit, ju mund ta arrini atë.

Disave prej jush u janë thyer zemrat nga pjesëtarë të familjes apo udhëheqës të respektuar të cilët nuk i kanë nderuar besëlidhjet e shenjta të martesës. Ju mund ta pyetni veten: ‘Nëse prindërit e mi apo çifte të tjera që i kam njohur, u vulosën në tempull dhe martesat e tyre nuk ia dolën mbanë, çfarë shprese kam se martesa ime do të zgjasë përgjithmonë?’

Juve që keni përjetuar pikëllimin e një divorci në familjen tuaj apo keni ndier ankthin e një mirëbesimi të dhunuar, ju lutem mbajeni mend se ajo fillon sërish me ju! Një lidhje në zinxhirin e brezave tuaj mund të jetë thyer, por lidhjet e tjera të drejta dhe ajo që mbetet nga zinxhiri, janë gjithsesi përjetësisht të rëndësishme. Ju mund t’i shtoni forcë zinxhirit tuaj e ndoshta edhe të ndihmoni për t’i rivendosur lidhjet e thyera. Ajo punë do të kryhet një e nga një.” (“Një Lidhje Bashkëngjitëse” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 10 shtator 2017], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për fëmijët tuaj të ardhshëm (ose të tanishëm). Çfarë modelesh të drejta familjare mund të duan ata që ju t’i filloni ose vazhdoni? A ka ndonjë model sjelljeje të padrejtë që ata do të donin që ju ta ndërprisnit? Si mund t’ju ndihmojë Zoti teksa e bëni këtë gjë?

Pjesa 3

Çfarë keni mësuar dhe përjetuar gjatë studimit tuaj për familjen e përjetshme?

Teksa i afroheni fundit të këtij kursi, merreni parasysh se çfarë keni mësuar rreth rëndësisë së familjes në planin e Atit tonë Qiellor për shpëtimin dhe në vetë jetën tuaj.

Lidhur me rëndësinë e familjeve, Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Vëllezër e motra, kauza më e rëndësishme e jetës sonë janë familjet tona. Nëse do t’i kushtohemi kësaj kauze, do ta përmirësojmë çdo aspekt tjetër të jetës sonë dhe do të bëhemi, si popull dhe si kishë, një shembull e një fanar për të gjithë popujt e botës.” “(Që të Humburit të Mund të Gjenden”, Liahona, 2012, f. 98)

Pamja
prindër me një fëmijë
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Kthehuni për t’u hedhur një vështrim titujve të mësimeve të këtij kursi. Ndërsa e bëni, reflektoni për pyetjet që vijojnë:

  • Si ka ndikuar ky kurs te të kuptuarit dhe dëshmia juaj për mësimet e Zotit mbi martesën dhe familjen?

  • Cila ka qenë njëra nga idetë më të rëndësishme që nxorët nga ky kurs?

  • Çfarë keni mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit gjatë gjithë këtij kursi? Si është forcuar marrëdhënia juaj me Ta?