Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23: Kur Vonon Bekimi i Martesës së Përjetshme ose Bekimi për të Pasur Fëmijë


Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23: Kur Vonon Bekimi i Martesës së Përjetshme ose Bekimi për të Pasur Fëmijë”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
e re në moshë madhore vështron tempullin

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 23

Kur Vonon Bekimi i Martesës së Përjetshme ose Bekimi për të Pasur Fëmijë

Shumë njerëz përjetojnë vonesa në plotësimin e dëshirave të tyre të drejta për martesë ose fëmijë dhe këto vonesa mund të sjellin shkurajim, shqetësim ose dhimbje. Teksa e studioni këtë material, mendoni përse mund të mirëbesojmë se Zoti do t’i përmbushë bekimet e Tij të premtuara për familjet tona të përjetshme nëse jemi besnikë ndaj Tij. Gjithashtu merrni parasysh përse ne jemi të gjithë të nevojshëm në Kishën e Shpëtimtarit dhe në planin e Perëndisë, cilatdo qofshin rrethanat tona familjare.

Pjesa 1

Po sikur rrethanat e mia të mos përputhen me ato që përshkruhen në proklamatën mbi familjen?

Udhëheqësit e Kishës japin mësim idealet e jetës familjare. Ata gjithashtu e kuptojnë se jo çdo njeri i përjeton këto ideale. Për shembull, në proklamatën për familjen profetët japin mësim se disa “rrethana … mund të bëjnë të nevojshme përshtatjen” në përmbushjen e përgjegjësive të shenjta familjare (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org).

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pranoi se anëtarët besnikë të Kishës përjetojnë një larmi rrethanash familjare:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Ka kaq shumë njerëz, të rinj e të moshuar, të cilët janë besnikë dhe të vërtetë ndaj ungjillit të Jezu Krishtit, edhe pse përvoja e tyre e tanishme nuk përshtatet mirë me brendinë e proklamatës për familjen: fëmijë, jeta e të cilëve është tronditur nga shkurorëzimi; … gra dhe burra të shkurorëzuar të cilët janë plagosur rëndë nga mungesa e besnikërisë e bashkëshortit/es; bashkëshortë dhe bashkëshorte që nuk mund të kenë fëmijë; … gra dhe burra beqarë të cilët, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të martohen.” (“Syri i Besimit”, Liahona, maj 2019, f. 36)

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Vëllezër e motra, më shumë se gjysma e të rriturve në Kishë sot janë të ve, të shkurorëzuar ose nuk janë martuar ende. Disa njerëz pyesin veten për mundësitë dhe vendin e tyre në planin e Perëndisë dhe në Kishë. Ne duhet të kuptojmë se jeta e përjetshme nuk është thjesht një çështje e gjendjes së tanishme martesore, por e dishepullimit dhe të qenit ‘të guximshëm në dëshminë e Jezusit’ [Doktrina e Besëlidhje 76:79; shih edhe Doktrina e Besëlidhje 121:29]. …

… Të gjithë ata që e pranojnë dhuratën e hirshme të pendimit nga Shpëtimtari dhe i jetojnë urdhërimet e Tij, do të marrin jetë të përjetshme, edhe nëse nuk i fitojnë të gjitha karakteristikat dhe përsosjet e saj në vdekshmëri.” (“Shpresë te Krishti”, Liahona, maj 2021, f. 55)

Pamja
i ri në moshë madhore duke ecur në rrugë

Disa njerëz mund të pyesin veten përse udhëheqësit e Kishës vazhdojnë të japin mësim rreth idealeve mbi jetën familjare kur shumë anëtarë të Kishës nuk i përjetojnë këto ideale.

Motra Sheron Iubank e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës tregoi një pjesë të përvojës së saj dhe dha ide si një grua në moshë madhore beqare:

Pamja
Motra Sheron Iubank

“Ngaqë jam beqare, e kuptoj se si ndihesh për këtë. Nuk ke njeri ku të mbështetesh; e ulura në kishë është e sikletshme; mbrëmjet festive mund të jenë torturë; të afërmit e ndiejnë se mund të bëjnë komente kur askush nuk duhet të thotë asnjë fjalë. …

Të gjesh vendin tënd në një Kishë që përqendrohet te familja, gjithashtu mund të jetë sfiduese. Por realiteti është që shumica e anëtarëve të Kishës nuk jetojnë në situata të përsosura familjare. Nuk jam e sigurt a jeton ndonjë njeri në atë familje të përsosur, ideale. Pra, përse e mbajmë theksin te familja? Ngaqë familja është fati ynë dhe ne jemi në këtë tokë që të mësojmë aftësitë për marrëdhënie të forta familjare, pavarësisht nga cila është vetë situata jonë.” (“A Letter to a Single Sister”, Ensign, tetor 2019, f. 40)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në çfarë mënyrash mund të ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe mësimet e Tij mbi familjen, edhe kur rrethanat e familjes sonë nuk janë ideale?

Pjesa 2

Si mund të shkoj përpara me besim kur vonohen bekimet e dëshiruara?

Pamja
Abraham on the Plains of Mamre [Abrahami në Rrafshinat e Mamresë], nga Grant Romney Clawson

Abrahami dhe Sara e dinin se si ishte të të vonoheshin disa bekime dhe të tjera të mos përmbusheshin në këtë jetë. Kur Abrahami ishte 75 vjeç, ai dhe Sara nuk kishin fëmijë (shih Zanafilla 11:29–30; 12:4). Prapëseprapë Zoti i premtoi atij: “Do t’i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës” (Zanafilla 13:16). Zoti gjithashtu premtoi se Abrahamit dhe pasardhësve të tij do t’u jepej toka e Kanaanit si trashëgimi (shih Zanafilla 17:8). Më vonë, kur Abrahami ishte 100 vjeç dhe Sara ishte 90 vjeçe, atyre iu premtua që Sara do të lindte një djalë i cili do të quhej Isak (shih Zanafilla 17:17, 19). Ndonëse u përmbushën ky premtim dhe disa premtime të tjera të dhëna atyre, premtimet e Zotit që ata do të kishin pasardhës të panumërt dhe do të merrnin tokën e premtuar nuk u përmbushën gjatë jetës së Abrahamit dhe Sarës.

Në librin e Hebrenjve, Apostulli Pal i përmendi këto premtime që iu bënë Abrahamit dhe Sarës.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Hebrenjve 11:8, 11–13 dhe merrni parasysh se çfarë mund të mësoni nga shembulli i Abrahamit dhe Sarës rreth ushtrimit të besimit te Jezu Krishti kur bekimet e dëshiruara vonohen ose nuk përmbushen në këtë jetë.

Pamja
një nënë lutet me fëmijët e saj të vegjël

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, shpjegoi: “Besim do të thotë të mirëbesosh – të mirëbesosh në vullnetin e Perëndisë, të mirëbesosh në mënyrën se si Ai i bën gjërat dhe të mirëbesosh në kohën e planifikuar prej Tij” (“Timing”, Ensign, tetor 2003, f. 12).

Pritja për Zotin lidhur me bekimet që dëshirojmë, mund të vërë në provë durimin dhe bindjen tonë. Teksa shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Spenser J. Kondi tregoi:

Pamja
Plaku Spenser J. Kondi

“Nganjëherë, në padurimin tonë tokësor, mund të na humbin nga sytë premtimet e çmuara të Zotit dhe ta shkëputim bindjen tonë nga përmbushja e këtyre premtimeve.” (“Claim the Exceeding Great and Precious Promises”, Liahona, nëntor 2007, f. 17)

Në mënyrë të ngjashme, Presidenti Ballard dha mësim atë që vijon rreth pritjes për Zotin:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Pritja për Zotin nënkupton bindje të vazhdueshme dhe përparim shpirtëror drejt Tij. Pritja për Zotin nuk nënkupton që të presim duke mos bërë gjë. Kurrë nuk duhet të ndiheni se jeni në radhë në një dhomë pritjeje. …

Rritja vetjake që dikush mund ta arrijë tani, ndërkohë që pret për Zotin dhe premtimet e Tij, është një pjesë përbërëse e paçmuar, e shenjtë e planit të Tij për secilin prej nesh. … Zoti i nderon ata që shërbejnë dhe presin për Të me durim e besim [shih Isaia 64:4; Doktrina e Besëlidhje 133:45].” (“Shpresë te Krishti”, f. 55)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Mbajini shënim përvojat ose mësimet që i kanë dhënë formë vetëbesimit tuaj se Zoti do t’i plotësojë premtimet e Tij edhe po të vonohen bekimet.

Pjesa 3

Si mund të jap ndihmesë në Kishën e Zotit pavarësisht nga rrethanat e familjes sime?

Disa anëtarë të Kishës rrethanat familjare të të cilëve nuk përputhen aktualisht me ato të përshkruara në proklamatën mbi familjen, mund të pyesin veten se si zënë vend ata në Kishë. Apostulli Pal e krahasoi Kishën e Jezu Krishtit me trupin fizik për të na dhënë mësim përse çdo anëtar i Kishës është i nevojshëm.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Korintasve 12:12, 16–17, 21, 25–27 dhe mendoni rreth mënyrës se si çdo anëtar i Kishës është jetik dhe jep ndihmesë për të gjithë Kishën.

Pamja
burra që kanë një diskutim në një mbledhje të kuorumit të pleqve

Rrethanat tona të pashoqe mund t’u sjellin vlerë dhe përvojë familjeve të lagjes ose degës sonë. President Ballard theksoi:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Kurrë mos harroni se jeni fëmijë i Perëndisë, Atit tonë të Amshuar, tani dhe përgjithmonë. Ai ju do dhe Kisha ju do dhe ka nevojë për ju. Po, ne kemi nevojë për ju! Kemi nevojë për zërat, talentet, aftësitë, mirësinë dhe drejtësinë tuaj.” (“Shpresë te Krishti”, f. 55)

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjithashtu dha mësim:

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

“Çdonjëri prej nesh mund ta veçojë veten nga familja e kësaj lagjeje nisur nga ndryshimet tona. … Në vend të kësaj, le t’i ndajmë dhuntitë dhe talentet tona me të tjerët, duke u sjellë atyre shkëlqim shprese dhe gëzimi dhe, ndërsa e bëjmë këtë gjë, ne lartësojmë vetë shpirtrat tanë.” (“Belonging to a Ward Family”, Ensign, mars 1996, f. 16)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të bëj që t’i kuptoj më mirë anëtarët e tjerë të lagjes ose degës sime dhe t’i ndihmoj të ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë? Nëse ndihem sikur nuk përkas në Kishë, çfarë mund të bëj për ta lejuar Shpëtimtarin të më ndihmojë që ta ndiej vlerën time dhe vendin tim në Kishën e Tij?