Instituti
Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 4: Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor


“Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 4: Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 4”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një nënë e një baba përqafojnë fëmijët e tyre

Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 4

Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor

Profetët dhe apostujt bashkëkohorë kanë shpallur se “familja është qendrore në planin e Krijuesit për destinacionin [fatin] hyjnor të fëmijëve të Tij” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). A e keni marrë ndonjëherë parasysh se si lidhet familja me shtylla të tjera bazë të planit të Atit Qiellor, të tilla si Krijimi, Rënia e Adamit dhe Evës, si dhe Shlyerja e Jezu Krishtit? Teksa studioni, merreni parasysh domethënien që mund të kenë mësimet vijuese për zgjedhjet dhe shpresat tuaja për vetë familjen tuaj.

Pjesa 1

Si ndihmuan Krijimi i tokës dhe Rënia e Adamit dhe Evës që të përmbusheshin qëllimet e përjetshme të Atit Qiellor për familjen?

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

Doktrina e familjes fillon me prindërit qiellorë. Aspirata jonë më e lartë është të bëhemi si ata. (“The Eternal Family”, Ensign, nëntor 1996, f. 64)

Kur Perëndia i foli Moisiut në mal, Ai i shpjegoi se vepra e Tij dhe lavdia e Tij është “të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39). Jeta e përjetshme është të jetojmë me Perëndinë siç jeton Ai, që do të thotë të jetojmë përgjithmonë si pjesë e një familjeje të përjetshme. Kjo është dhurata më e madhe që Ai mund të na japë (shih Doktrina e Besëlidhje 14:7).

Pamja
një bashkëshort dhe një bashkëshorte i buzëqeshin foshnjës së tyre

Krijimi i Tokës dhe Rënia e Adamit dhe Evës qenë pjesë të rëndësishme të planit të Atit për t’i përmbushur këto qëllime të përjetshme. Në historinë e Kishës së hershme, Zoti shpalli rëndësinë e martesës dhe të fëmijëve në planin e Perëndisë për tokën. Dhe në Librin e Mormonit, Lehi i shpjegoi të birit urtësinë në Rënien e Adamit dhe të Evës.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17 dhe 2 Nefi 2:22–23, duke kërkuar mënyrën se si Krijimi dhe Rënia kontribuan në formimin dhe rritjen e familjeve të përjetshme.

Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhanë mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

Madhështor siç është, planeti Tokë është pjesë e diçkaje edhe më madhështore – atij plani të madhërishëm të Perëndisë. E përmbledhur thjesht, toka u krijua që familjet të mund të jenë. (“The Creation”, Ensign, maj 2000, f. 85)

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

Rënia ishte një pjesë thelbësore e planit hyjnor të Atit Qiellor. Pa të, asnjë fëmijë në vdekshmëri nuk do tʼiu kishte lindur Adamit dhe Evës dhe nuk do të kishte pasur asnjë familje njerëzore që të provonte kundërshtim dhe rritje, liri morale të zgjedhjes dhe gëzimin e ringjalljes, shëlbimin dhe jetën e përjetshme. (“Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, mars 2008, f. 35)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund të ndikojë kuptueshmëria juaj për këto qëllime madhore të Krijimit dhe Rënies te përpjekjet tuaja për ndërtimin e vetë familjes suaj të përjetshme?

Pjesa 2

Si i bën të mundura Shlyerja e Jezu Krishtit familjet e përjetshme?

Rënia e Adamit dhe Evës paraqitën në botën tonë gjendjet e mëkatit dhe të vdekjes. Të dyja na ndajnë nga Perëndia dhe mundësia për jetë të përjetshme me familjet tona.

Në Librin e Mormonit, Lehi e përshkruan jetën e Jakobit në vegjëli si të mbushur me mundime dhe hidhërime për shkak të vëllezërve të tij (shih 2 Nefi 2:1). Lehi gjithashtu vdiq kur Jakobi ishte relativisht i ri. Pavarësisht nga këto sfida familjare, Jakobi gjeti shpresë te njohuria e tij për një flijim të ardhshëm që do të bëhej nga Jezu Krishti për të ndihmuar të gjithë ne dhe familjet tona që t’i shpëtojmë vdekjes dhe ferrit.

Pamja
Shpëtimtari lutet në Gjetseman
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te 2 Nefi 9:6–8, 10, 18 dhe merrni parasysh shenjimin e fjalëve dhe ndjenjave të profetit Jakob rreth mënyrës se si Shlyerja e Jezu Krishtit e mposht mëkatin dhe vdekjen.

Presidentja Xhuli B. Bek, ish-Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës dhe Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dhanë mësim rreth mënyrës se si Shlyerja e Jezu Krishtit i lejon familjet të jenë të përjetshme:

Pamja
Presidentja Xhuli B. Bek

Shlyerja [e Jezu Krishtit] e lejon familjen të vuloset së bashku përjetësisht. Ajo u lejon familjeve të kenë rritje të përjetshme dhe përsosuri. Plani i lumturisë, i quajtur gjithashtu plani i shpëtimit, ishte një plan i krijuar për familjet. (“Teaching the Doctrine of the Family”, Ensign, mars 2011, f. 12)

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

Ati ynë i dashur Qiellor i njeh zemrat tona. Qëllimi i Tij është të na japë lumturi (shih 2 Nefi 2:25). Dhe kështu Ai na dha dhuratën e Birit të Tij për ta bërë të mundur gëzimin e lidhjeve familjare që vazhdojnë përgjithmonë. Ngaqë Shpëtimtari i këputi lidhjet e vdekjes, ne do të ringjallemi. Ngaqë Ai shleu për mëkatet tona, ne mundemi, me anë të besimit dhe pendimit tonë, të bëhemi të denjë për mbretërinë çelestiale, ku familjet lidhen së bashku në dashuri përgjithmonë. (“The Hope of Eternal Family Love”, Ensign, gusht 2016, f. 4)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Po të kishit mundësinë për t’ia shprehur ndjenjat tuaja Shpëtimtarit rreth rolit të Tij që ju lejoi të keni një familje të përjetshme, çfarë mund t’i thoshit Atij? Përse?

Pjesa 3

Sa qendrore është familja në planin tuaj?

Duke e shpjeguar faktin që familja është qendrore në përjetësi, Plaku L. Tom Peri, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku L. Tom Peri

E gjithë teologjia e ungjillit tonë të rivendosur përqendrohet te familjet dhe te besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës. …

Ne gjithashtu besojmë se familjet e forta tradicionale … janë edhe njësitë bazë të përjetësisë dhe të mbretërisë e të qeverisjes së Perëndisë.

Ne besojmë se organizimi dhe qeverisja e qiellit do të ngrihen përreth familjeve dhe të afërmve të tjerë. (“Përse Martesa dhe Familja Janë të Rëndësishme – Kudo në Botë”, Liahona, maj 2015, f. 41)

Pamja
një motër dhe dy vëllezërit e saj të rinj në moshë madhore shijojnë kohën që kalojnë me atin e tyre

Për shkak të rëndësisë së familjes në planin e Atit Qiellor, ne mund të presim që Satani t’i kundërshtojë përpjekjet tona për të krijuar dhe forcuar familjet tona. Të kuptuarit e planit të Atit Qiellor mund të na ndihmojë të shohim përmes mashtrimeve të Satanit. Plaku Hejls dha mësim:

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

Këndvështrimi i përjetshëm na ndihmon në marrjen e vendimeve dhe në veprimet tona të përditshme. Ai i bën të qëndrueshme mendjen dhe shpirtin tonë. Kur opinionet që përpiqen të na mbushin mendjen, por përjetësisht me të meta, shtillen përreth nesh, ne qëndrojmë të palëkundur dhe të palëvizshëm. …

Martesa dhe familja po sulmohen ngaqë Satani e di se ato janë thelbësore për të fituar jetë të përjetshme – po aq thelbësore sa Krijimi, Rënia, Shlyerja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit. Ngaqë nuk ia doli mbanë të shkatërronte ndonjë prej këtyre shtyllave të planit, Satani përpiqet të shkatërrojë kuptueshmërinë dhe praktikën tonë të martesës dhe familjes. (“The Plan of Salvation: A Sacred Treasure of Knowledge to Guide Us”, Ensign, tetor 2015, f. 28, 29)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Si mund ta bëni familjen tuaj më qendrore në jetën tuaj? Si mund ta ftoni fuqinë e Zotit në përpjekjet tuaja për të krijuar ose për ta forcuar vetë familjen tuaj të përjetshme?