Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20: Përgjegjësitë e Shenjta të Etërve


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20: Përgjegjësitë e Shenjta të Etërve”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një baba me bashkëshorten e tij dhe bijtë

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20

Përgjegjësitë e Shenjta të Etërve

Ati Qiellor u ka caktuar bijve të Tij përgjegjësinë që t’i “kryesojnë familjet e tyre me dashuri e drejtësi dhe … për të siguruar gjërat e nevojshme për jetën dhe mbrojtjen për familjet e tyre” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Ndërsa e studioni këtë mësim, mendoni se si jeni bekuar nga etërit dhe burra të tjerë që janë përpjekur t’i përmbushin këto përgjegjësi të shenjta.

Shënim: Në këtë mësim, ne do të përqendrohemi te përgjegjësia për të mbrojtur. Temat për të kryesuar dhe siguruar u diskutuan në mësimet e mëparshme.

Pjesa 1

Si mund t’i modelojnë njerëzit përpjekjet e tyre si etër sipas Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Ndërkohë që shërbente në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Presidentja Linda K. Barton foli për disa sfida me të cilat përballen burrat:

Pamja
Motra Linda K. Barton

“Duhet të jetë e vështirë, të paktën për burrat e besëlidhjes, që të jetojnë në një botë që jo vetëm i përçmon rolet dhe përgjegjësitë e tyre hyjnore, por gjithashtu dërgon mesazhe të rreme rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh një ‘burrë i vërtetë’. Një mesazh i rremë është: ‘Gjithçka ka lidhje me mua’. Dhe gjithashtu kemi mesazhin ulës dhe tallës se bashkëshortët dhe etërit nuk nevojiten më. Unë ju lutem që të mos i dëgjoni gënjeshtrat e Satanit! Ai e ka humbur privilegjin e shenjtë të të bërit ndonjëherë një bashkëshort ose atë. Për shkak se ai është ziliqar ndaj atyre që kanë role të shenjta që ai nuk do t’i përmbushë asnjëherë, ai ka për qëllim t’i bëjë ‘të gjithë njerëzit … të mjeruar sikurse është ai vetë’! [2 Nefi 2:27]! (“Ne do të Lartësohemi së Bashku”, Liahona, maj 2015, f. 30)

Ne mund t’u rezistojmë mesazheve të rreme rreth atësisë duke e parë Atin Qiellor si shembullin e përsosur të atësisë së drejtë. Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Shembulli i përsosur hyjnor i atësisë është Ati ynë Qiellor. Karakteri dhe tiparet e Tij përfshijnë mirësi të bollshme dhe dashuri të përsosur. Vepra dhe lavdia e Tij janë zhvillimi, lumturia dhe jeta e përjetshme e fëmijëve të Tij [shih Moisiu 1:39]. Etërit në këtë botë të rënë mund të shpallin se nuk mund të krahasohen me Madhërinë e Qiellit, por në gjithçka munden, ata po përpiqen t’i përngjasin Atij dhe me të vërtetë punojnë në veprën e Tij. Ata nderohen me një mirëbesim mbresëlënës dhe qartësues. “Etërit”, Liahona, maj 2016, f. 94)

Ne gjithashtu i mësojmë parimet e atësisë së drejtë nga shembulli i Jezu Krishtit. Kur rilindim shpirtërisht, Ai bëhet Ati i jetës sonë të re (shih Mosia 5:7; Ethëri 3:14; Doktrina e Besëlidhje 25:1).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari u dha mësim pasuesve të Tij rreth rolit të Tij si Bariu i Mirë. Lexoni te Gjoni 10:11–15, dhe mendoni se si shembulli i Shpëtimtarit si Bariu i Mirë mund të krahasohet me përpjekjet e një babai të drejtë në një familje.

Pamja
The Good Shepherd [Bariu i Mirë], nga Del Parson
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Kërkoni për një fragment ose rrëfim nga shkrimi i shenjtë që jep mësim parimet e atësisë së drejtë nga shembulli i Atit Qiellor ose Jezu Krishtit. Shënojini parimet që gjeni dhe shkruani se si mund t’i zbatojnë burrat këto parime në kohën tonë. Përgatituni t’ia tregoni mendimet tuaja klasës.

Pjesa 2

Në ç’mënyrë të qenit etër të dashur dhe plotësisht të pranishëm ndihmojnë për t’i mbrojtur familjet e tyre?

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se përgjegjësia e një babai për ta mbrojtur familjen e tij përfshin mbrojtjen fizike dhe shpirtërore:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Perëndia dhe profetët e Tij presin nga etërit që jo vetëm të sigurojnë për familjet e tyre, por edhe t’i mbrojnë ato. Rreziqe të të gjitha llojeve janë të shumta në botën në të cilën jetojmë. Mbrojtja fizike ndaj rreziqeve natyrore ose të shkaktuara nga njeriu është e rëndësishme. Rreziqet morale janë gjithashtu përreth nesh, duke u përballur me fëmijët tanë që në vitet e tyre të hershme. Etërit luajnë një rol jetik në mbrojtjen e fëmijëve nga kurthe të tilla.” (“The Sacred Responsibilities of Parenthood”, Ensign, mars 2006, f. 30)

Pamja
një baba u jep mësim fëmijëve të tij nga shkrimet e shenjta

Për t’u shtuar mënyrave se si etërit mund t’i mbrojnë fëmijët e tyre, Presidenti Hauard W. Hanter dha mësim:

Pamja
Presidenti Hauard W. Hanter

“Një baba i drejtë i mbron fëmijët e tij me kohën dhe praninë e tij në veprimtaritë dhe përgjegjësitë e tyre shoqërore, arsimore dhe shpirtërore. Shprehjet e dhembshura të dashurisë e përkujdesjes kundrejt fëmijëve janë përgjegjësia e babait po aq sa edhe e nënës. Thuajuni fëmijëve tuaj që i doni ata.” (“Being a Righteous Husband and Father”, Ensign, nëntor 1994, f. 51)

Shikoni materialin filmik “Father’s Day” [“Dita e Babait”] (02:30) dhe mendoni për mënyrën se si një baba i mbron fëmijët e tij duke bërë gjërat e treguara në materialin filmik.

Të jesh një baba i dashur dhe plotësisht i pranishëm kërkon përpjekje të qëllimshme dhe të vazhdueshme. Merreni parasysh atë që mund të mësoni nga shembulli vijues i Presidentit Rasëll M. Nelson:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Puna ime është të mbështes bashkëshorten dhe fëmijët e mi, jo anasjelltas. … Kur je në shtëpi, je në shtëpi. Lëreni pas trafikun e ditës. Jepuni atyre 100 përqind të vëmendjes suaj kur jeni atje. Dikur i thosha vetes: “Mos hyr në atë shtëpi, Rasëll, derisa të mund të bekosh jetën e fëmijëve dhe bashkëshortes tënde.” (Në Vivian S. Lee, “Elder Russell M. Nelson, M.D., ’47”, Good Notes (ditar në internet), University of Utah Health, 12 shtator 2014, uofuhealth.utah.edu/notes)

Ndikimi pozitiv i babait te fëmijët e tij mund të ketë efekte të jashtëzakonshme në zhvillimin e tyre. Për shembull, kërkimet sugjerojnë që një baba i dashur dhe i përfshirë mund:

  • Të kultivojë zhvillimin e respektit për veten, vetëkontrollit, tolerancës ndaj stresit dhe ndjesisë së gjinisë (këtu, i përcaktuar si gjinia biologjike në lindje) te djemtë dhe vajzat e tij.

  • Të shtojë gjasat që fëmijët e tij të jenë emocionalisht të sigurt dhe me vetëbesim dhe të formojnë marrëdhënie më të mira me të tjerët.

  • Të zvogëlojë përhapjen e varfërisë te fëmijët, krimit dhe abuzimit me drogën. (Shih James E. Faust, “Fathers, Mothers, Marriage”, Ensign, gusht 2004, f. 3–7; Sarah Keenan, “Elephants, Fathers, and Families”, Ensign, shtator 2018, f. 54–58; shih edhe referencat e cituara në këta artikuj.)

Ndikimi mbrojtës i një babai është një pjesë plotësuese e fuqishme për ndikimin thelbësor edukativ të një nëne. Si partnerë të barabartë në martesë, bashkëshortet dhe nënat ndajnë përgjegjësinë për t’i mbrojtur familjet e tyre. Bashkëshortët dhe bashkëshortet mund të punojnë dhe të këshillohen së bashku ndërsa e përmbushin këtë detyrë të shenjtë.

Pamja
një baba vallëzon me vajzën e tij të vogël

Roli i atësisë dhe përgjegjësia e shenjtë për të mbrojtur gjejnë zbatim për të gjithë bijtë e Atit Qiellor për shkak të natyrës dhe fatit të tyre të përjetshëm hyjnor. Ndonëse burrat e përmbushin këtë përgjegjësi kryesisht brenda familjes së tyre të ngushtë, ata mund ta përmbushin këtë përgjegjësi edhe në mjedise të tjera. Merrini parasysh shembujt e Jethros me dhëndrin e tij Moisiun (shih Eksodi 18) dhe të Helamanit me luftëtarët e rinj (shih Alma 56–57). Për çfarë shembujsh të tjerë në shkrimet e shenjta mund të mendoni?

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në çfarë mënyrash jeni bekuar dhe mbrojtur nga dashuria dhe përfshirja e një babai të drejtë ose figure babai të drejtë në jetën tuaj?

Pjesa 3

Si mundet zbulesa hyjnore dhe fuqia e priftërisë t’i ndihmojnë etërit për t’i mbrojtur familjet e tyre?

Nga një përvojë e Jozefit të Nazaretit, ne mund të mësojmë një parim të rëndësishëm rreth mënyrës se si t’i mbrojmë familjet tona.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Mateu 2:13–15 dhe kërkoni atë që e ndihmoi Jozefin t’i mbronte fëmijën Krisht dhe Marinë nga rreziku.

Pamja
Jozefi e çon Marinë dhe një Jezus të ri në moshë në Egjipt

Zbulesa në mënyrë të ngjashme mund t’i ndihmojë etërit në kohën tonë që t’i mbrojnë dhe bekojnë familjet e tyre. Siç këshilloi Presidenti Ballard: “Etërit duhet të kërkojnë vazhdimisht udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë, në mënyrë që të dinë çfarë të bëjnë, çfarë të thonë dhe gjithashtu të dinë çfarë të mos bëjnë dhe çfarë të mos thonë” (“The Sacred Responsibilities of Parenthood”, f. 30).

Burrat që janë pasues të Jezu Krishtit, të cilët i mbajnë besëlidhjet, kanë një dhuratë tjetër të shenjtë që mund ta përdorin për t’i mbrojtur familjet e tyre. Duke u folur burrave, Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth kësaj dhurate:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Ju keni fuqinë e priftërisë drejtpërdrejt nga Zoti për të mbrojtur shtëpinë tuaj. Do të ketë kohë kur gjithçka që qëndron si mburojë midis familjes tuaj dhe dinakërisë së kundërshtarit do të jetë ajo fuqi.” “Fuqia e Priftërisë”, Liahona, maj 2010, f. 9)

Presidenti Nelson u mësoi burrave se si mund ta rritin fuqinë e tyre të priftërisë për të mbrojtur familjet e tyre:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Bëjeni përqendrimin tuaj te pendimi i përditshëm një pjesë aq përbërëse të jetës suaj, saqë të mund ta ushtroni priftërinë me fuqi më të madhe se kurrë më parë. Kjo është e vetmja mënyrë se si do ta mbani veten tuaj dhe familjen tuaj të sigurt shpirtërisht në ditët plot sfida që shtrihen përpara.” (“Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Liahona, maj 2019, f. 69).

Pamja
një e re duke marrë një bekim priftërie
Pamja
ikonë, veproni

Veproni

Merrni parasysh t’i shkruani dhe t’i dërgoni një shënim vlerësimi një babai ose një burri, i cili ka qenë një ndikim mbrojtës apo stabilizues në jetën tuaj.