Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24: Trajtimi i Shëndetit Mendor me Shpresë e Dhembshuri


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24: Trajtimi i Shëndetit Mendor me Shpresë e Dhembshuri”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
dy gra duke u përqafuar

Mësimi 24 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Trajtimi i Shëndetit Mendor me Shpresë e Dhembshuri

Shëndeti ynë mendor dhe emocional ndikon te mendimet, ndjenjat, sjelljen, ripërtëritjen tonë dhe më shumë. Edhe kur përpiqemi fort që të ruajmë shëndet të mirë, ne mund të përjetojmë sfida të shëndetit mendor, të tilla si ankthi dhe depresioni. Ndërsa e studioni këtë mësim, merrni parasysh çfarë mund të bëni për ta përmirësuar shëndetin tuaj mendor. Gjithashtu mendoni rreth mënyrës se si mund të jeni më shumë si Shpëtimtari teksa ndërveproni me pjesëtarët e familjes dhe të tjerë të cilët mund të përjetojnë këto lloje sfidash ose të cilët mund të kenë mendime për vetëvrasje.

Pjesa 1

Çfarë mund të bëj që të jem më i/e ndërgjegjshëm/e për mirëqenien time mendore, emocionale dhe shpirtërore?

Ne të gjithë kemi ditë ose periudha kur ndihemi të trishtuar, të stresuar ose plot ankth. Është e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm për mënyrën se si ndihemi e përse ndihemi në atë mënyrë, si dhe që të bëjmë gjithçka mundemi për t’i kontrolluar këto emocione në mënyra të shëndetshme.

Teksa Shpëtimtari udhëtoi nëpër të gjithë tokën e Izraelit, Ai me siguri e ndjeu peshën e shërbesës së Tij. Ai i këshilloi Apostujt e Tij dhe ishte i duruar me dobësitë e tyre. Turma të mëdha njerëzish erdhën tek Ai që të dëshmonin mrekullitë e Tij ose për t’u shëruar. Armiqtë e Tij vazhdimisht kërkuan mundësi që ta diskreditonin Atë publikisht. Atë e tallën, e përqeshën, e refuzuan dhe e tradhtuan. Me të vërtetë Ai ishte një “njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes” (Isaia 53:3).

Jezusi shpesh shkoi në vende ku Ai mund të ishte vetëm dhe të komunikonte me Perëndinë (shih Mateu 14:22–23; Marku 1:35; 6:31, 46; Lluka 5:16). Ndjekja e shembullit të Tij mund ta forcojë shëndetin tonë mendor, emocional dhe shpirtëror. (Shënim: Në disa situata të sfidave të rënda të shëndetit mendor ose të mendimeve për vetëvrasje, është më mirë të jeni me njerëz të tjerë se sa të jeni vetëm.)

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i pyeti të rinjtë në moshë madhore:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“A keni ndonjë kohë të qetë vetjake? …

… Ndërsa bota jonë bëhet më e ndritshme, më e zhurmshme dhe më e ngarkuar, ne kemi një sfidë më të madhe për ta ndier Shpirtin në jetën tonë. Nëse jeta juaj nuk ka një kohë të qetë, a do të filloni ta kërkoni disi sonte?” (“Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi” [takim shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 4 maj 2014], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

Pamja
e re në moshë madhore që po mendon
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Gjeni një vend të qetë për të reflektuar mbi mirëqenien tuaj mendore, emocionale dhe shpirtërore duke përsiatur pyetjet vijuese:

  1. A përdor kohë çdo ditë për ta thelluar marrëdhënien time me Perëndinë? A kërkoj në mënyrë aktive që të zhvilloj marrëdhënie të shëndetshme me familjen dhe miqtë? A bëj rregullisht ushtrime, ha vakte të shëndetshme dhe bëj gjumë të mjaftueshëm? A kam punë domethënëse dhe gjej kohë për aktivitete të shëndosha argëtuese?

  2. Sa i ndërgjegjshëm jam për mirëqenien time emocionale? A mund ta përcaktoj kur ndihem në një mënyrë të caktuar dhe përse? A kam mënyra të shëndetshme për t’u përballur me emocione negative? Kur ndihem i/e stresuar ose në ankth, a kam mënyra të shëndetshme për të bërë ndërprerje pushimi mendor dhe për t’u çlodhur?

  3. Si mund të bekohet jeta ime kur e ul ritmin dhe reflektoj për mirëqenien time mendore, emocionale dhe shpirtërore?

Merreni parasysh të dëgjoni këngën “Slow Down” [“Ule Ritmin”] (6:07), të kënduar nga këngëtarja norvegjeze Sisel dhe The Tabernacle Choir and Orchestra at Temple Square [Korin e Tabernakullit dhe me Orkestrën e Sheshit të Tempullit].

Pjesa 2

Çfarë mund të bëj që ta kuptoj më mirë përvojën e pasjes së sfidave të shëndetit mendor?

Gjatë shërbesës tokësore të Shpëtimtarit, Ai i shëroi njerëzit nga të gjitha llojet e lëngatave (shih Mateu 4:23). Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, përfundoi: “Sigurisht këto shërime përfshijnë ata njerëz sëmundja e të cilëve është emocionale, mendore ose shpirtërore” (“He Heals the Heavy Laden”, Liahona, nëntor 2006, f. 6).

Pamja
Healing Hands [Duart Shëruese], nga Adam Abram

Siç u përmend më parë, ne të gjithë kemi çaste ose ditë kur ndihemi të mbingarkuar emocionalisht, të trishtuar ose në ankth. Nëse ndeshemi me këto ose ndjenja të ngjashme për një periudhë të gjatë kohore, ose nëse këto ndjenja fillojnë të ndërhyjnë në jetën tonë të përditshme, është e rëndësishme të kërkojmë ndihmë (shih “How can I tell if I’m just having a hard time right now or if I’m struggling with a mental health challenge?” [“Si mund ta dalloj që po kaloj një kohë të vështirë pikërisht tani ose nëse po ndeshem me një sfidë të shëndetit mendor?”], ChurchofJesusChrist.org).

Ndërkohë që sjellja mëkatare mund të shkaktojë vuajtje mendore, emocionale dhe shpirtërore, është vendimtare që ne të mos ia ngarkojmë të gjitha sfidat e tilla mëkatit ose mungesës së besimit. Disa nga fëmijët më besnikë të Zotit përjetojnë sfida të shëndetit mendor, të tilla si ankth të rëndë ose depresion klinik. Ndonëse nuk dimë gjithçka rreth sëmundjes mendore, ne e dimë se është e ndërlikuar. Sëmundja mendore mund të lidhet me prishje të ekuilibrave kimikë në tru, faktorë gjenetikë dhe mjedisorë, ngjarje tronditëse, dëmtime në tru ose keqpërdorim të substancave. Në kohën tonë, “një në çdo katër njerëz do të ndikohet nga sëmundje mendore ose emocionale në njëfarë pike në jetën e vet” (Bonnie L. Oscarson, “5 Resources to Help Youth Facing Emotional and Mental Illness”, 21 nëntor 2017, ChurchofJesusChrist.org).

Nëse përjetoni sëmundje mendore, agjërimi dhe lutja për lehtësim, kërkimi i bekimeve të priftërisë dhe ndjekja e tempullit mund të sjellin shpesh forcë dhe shërim. Në kohë të tjera, sëmundja mund të vazhdojë. Nëse kjo ndodh, dijeni se përpjekjet tuaja nuk janë të kota (shih 2 Korintasve 12:7–10). Zoti po vëzhgon mbi ju dhe mund ta shenjtërojë këtë përvojë për të mirën tuaj (shih Doktrina e Besëlidhje 122:7).

Merreni parasysh se si mund t’ju përkrahin parimet vijuese në përpjekjet tuaja për të ruajtur ose përmirësuar shëndetin tuaj mendor:

  • Qëndroni të përqendruar tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Veçanërisht kur është sfiduese që të ndieni ndikimin e Tyre, zgjidhni të veproni me besim tek Ata. Mendoni për raste kur ju e keni ndier ndikimin e Tyre. Mbajeni mend se Shpëtimtari gjithmonë mund të ndihmojë ngaqë Ai “zbriti nën gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 88:6). Ai i kupton në mënyrë të përsosur dëshpërimin dhe mërzitjen e atyre që po përjetojnë sëmundje mendore. Profeti Alma dëshmoi se Jezu Krishti e di “sipas mishit, sesi të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:12).

  • Tregojuani njerëzve tuaj të dashur atë që përjetoni. Mbajtja e fshehtë e sëmundjes mendore mund t’i rritë ndjenjat e izolimit dhe mund t’ju pengojë të merrni ndihmën e nevojshme, madje jetëshpëtuese. Ndihma për të tjerët që të kuptojnë se çfarë përjetoni ju, do ta rritë aftësinë e tyre për t’ju përkrahur.

  • Kërkoni ndihmë nga profesionistë të përshtatshëm mjekësorë. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, këshilloi:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Nëse gjërat vazhdojnë të jenë dobësuese, kërkoni këshillën e njerëzve të respektuar, me trajnim të vërtetuar, me aftësi profesionale dhe vlera të mira. Jini të ndershëm me ta rreth historisë suaj dhe vështirësive tuaja.” (“Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 41)

Nëse keni pjesëtarë të familjes ose njihni të tjerë që përjetojnë sëmundje mendore, mendoni rreth mënyrës se si të kuptuarit e këtyre parimeve mund t’ju ndihmojë gjithashtu që t’i përkrahni ata.

Kur dikush ju tregon për një sfidë të shëndetit mendor, dëgjoni me dashuri dhe shmangiuni gjykimit. Siç dha mësim Motra Rejna I. Aburto, e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës:

Pamja
Motra Reina I. Aburto

“Të dëgjuarit me dashuri është një nga dhuratat më të mëdha që mund të japim dhe mund të jemi në gjendje t’i ndihmojmë që t’i mbartim ose t’i ngremë retë e dendura që ua marrin frymën njerëzve tanë të dashur dhe miqve [shih Romakëve 2:19; 13:12], që, nëpërmjet dashurisë sonë, ata të mund ta ndiejnë sërish Frymën e Shenjtë dhe ta kuptojnë dritën që buron nga Jezu Krishti.” (“N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!”, Liahona, nëntor 2019, f. 58)

Pamja
dikush duke i mbajtur dorën dikujt tjetër
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni se si përpjekja për t’i kuptuar më mirë sfidat e shëndetit mendor mund ta shtojë durimin tuaj me njerëzit që i përjetojnë ato, dhe ta shtojë dhembshurinë tuaj për ta. Merreni parasysh të shihni materialin filmik “Si një Vazo e Thyer” (11:36), që jep rrëfimet vetjake të individëve që kanë jetuar me sëmundje mendore, si edhe këshillën nga Plaku Holland.

Pjesa 3

Çfarë mund të bëj për të ndihmuar që ta parandaloj vetëvrasjen ose t’i ndihmoj ata që kanë humbur një njeri të dashur për shkak të vetëvrasjes?

Sfida të rënda të shëndetit mendor janë mes faktorëve të rrezikut për vetëvrasje. “Shumica e njerëzve që bëjnë tentativë për vetëvrasje, nuk dëshirojnë të vdesin; ata thjesht dëshirojnë çlirim nga dhembja fizike, mendore, emocionale ose shpirtërore që po kalojnë.” (“Parandalimi i Vetëvrasjes dhe Reagimi pas Humbjes së Dikujt nga Vetëvrasja”, ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
një i ri i ulur dhe mbledhur kruspull

Nëse ju ose dikush që njihni, ka mendime për vetëvrasje, kërkoni ndihmë menjëherë. Kjo mund të përfshijë vajtjen në një urgjencë spitalore ose marrjen në telefon të një shërbimi telefonik të ndihmës për raste krizash. (Gjeni hallka lidhëse të shërbimeve telefonike të ndihmës nëpër botë te “In Crisis? Talk Now” [“Në Krizë? Bisedoni Tani”], ChurchofJesusChrist.org.)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Mosia 18:8–9 dhe mendoni rreth mënyrës se si ky fragment mund t’ju udhërrëfejë që t’i ndihmoni njerëzit që po ndeshen me sfida të shëndetit mendor ose mendime për vetëvrasje. (Pasi ta lexoni këtë fragment, mund ta gjeni të dobishme të lexoni artikullin “How to Help Someone in Crisis” [“Si të Ndihmoj Dikë në Krizë”] te ChurchofJesusChrist.org.)

Kur dikush vret veten, ne mund të ndiejmë pikëllim të pangushëllueshëm. Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vuri në dukje se mund të duhet kohë e gjatë për t’u shëruar pas humbjes së dikujt për shkak të vetëvrasjes. Më pas ai dha këshillën vijuese:

Pamja
Plaku Dejll G. Renland

“Përpiquni që thjesht t’ia dilni deri të nesërmen dhe më pas të nesërmen dhe të nesërmen. … Zoti do të na ndihmojë me këtë gjë. … Ai është atje çdo ditë.” (“Grieving after a Suicide” [“Pikëllimi pas një Vetëvrasje”] [material filmik], ChurchofJesusChrist.org)

Jezu Krishti ka kuptueshmëri, dhembshuri dhe dashuri të përsosur. Ne mund dhe duhet ta lëmë të gjithë gjykimin në duart e Tij. Presidenti Ballard dha mësim:

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Sigurisht, ne nuk i dimë të gjitha rrethanat që lidhen me çdo vetëvrasje. Vetëm Zoti i di të gjitha hollësitë dhe është Ai që do t’i gjykojë veprimet tona këtu në tokë.

Kur Ai të na gjykojë, unë mendoj se Ai do t’i marrë parasysh të gjitha gjërat: përbërjen tonë gjenetike dhe kimike, gjendjen tonë mendore, aftësinë tonë intelektuale, mësimet që kemi marrë, traditat e etërve tanë, shëndetin tonë e kështu me radhë.” (“Suicide: Some Things We Know, and Some We Do Not”, Ensign, tetor 1987, f. 8)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Merreni parasysh atë që mund të bëni për të ndihmuar që të parandalohet vetëvrasja. Për ide, merrni parasysh këshillën e dhënë nga Motra Karol F. Mek-Konki, ish‑këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, në materialin filmik “Preventing Suicide” [“Parandalimi i Vetëvrasjes”] (1:43).