Konferenca e Përgjithshme
Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
konferenca e përgjithshme e tetorit 2022


Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm

Vëllezër dhe motra, është privilegji im të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.

Ju lutemi ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.

Ne i kemi liruar nga thirrja Pleqtë Uethërford T. Klejton, LeGrand R. Kurtis i Riu, Rendi D. Fank, Kristofel Golden, Uolter F. Gonzales, Leri S. Keçer, Lin G. Robins dhe Jozef W. Sitati si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe u kemi dhënë atyre status nderi.

Ata që dëshirojnë të shprehin mirënjohje ndaj këtyre vëllezërve si dhe bashkëshorteve dhe familjeve të tyre për vitet e shërbimit të tyre të përkushtuar, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Ne gjithashtu vëmë në dukje me mirënjohje Të Shtatëdhjetët Zonalë që e kanë përfunduar shërbimin e tyre gjatë këtij viti të kaluar dhe emrat e të cilëve mund të gjenden në newsroom.ChurchofJesusChrist.org.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme dhe Të Shtatëdhjetët Zonalë, duke përfshirë gjashtë Të Shtatëdhjetët Zonalë të rinj të njoftuar më parë në këtë javë te newsroom.ChurchofJesusChrist.org dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tanishme.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë këtë me dorën të ngritur lart.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqjes së Kishës.

Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:

Rikardo J. Batista, Uilli Binene, Bernard Cizla, Neithën R. Emëri, Sion Tuion, Iv S. Vaidman.

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u liruan nga thirrja më 1 gusht 2022:

Luis R. Arbizu, Majkëll V. Beheshti, Dejvid A. Benalkazar, Bërn S. Broadbent, Kevin E. Kalderud, Luçano Kaskardi, Ting Xhung Çang, Ariel E. Çaparo, Pablo H. Shaves, Rejmond A. Kalter, Hose L. Del Guerso, Alesandro Dini Çaçi, Karlos R. Fusko i Riu, Horge A. Garsia, Geri F. Gesel, Karl D. Hërst, Ren S. Xhonsën, Xhej B. Xhons, Pal N. Lekias, Artur J. Miranda, Eli K. Monga, A. Fabio Moskozo, Jutaka Nagatomo, Huan C. Poco, Entëni Kueisi, Martin C. Rios, Sandino Roman, Xhoni F. Ruis, Rosendo Santos, Gordon H. Smith, K. Roi Tanikllif.

Plaku Livaj W. Hith dhe Plaku Inok F. Kupu, të cilët po shërbenin si Të Shtatëdhjetë Zonalë, ndërruan jetë në vitin 2022.