Liahona
Bogota, Kolumbi
Janar 2024


“Bogota, Kolumbi”, Liahona, janar 2024.

Kisha Është Këtu

Bogota, Kolumbi

Pamja
hartë me rreth përqark Kolumbisë
Pamja
pamje nga një rrugë në Bogota, Kolumbi

Bogota është një nga kryeqytetet në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit në botë. Bashkësia e parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kolumbi u organizua në vitin 1966. Sot, Kisha në Kolumbi ka:

  • 214 400 anëtarë (përafërsisht)

  • 30 kunje, 257 lagje dhe degë, 5 misione

  • 2 tempuj (Bogota dhe Barrankija) dhe 1 i njoftuar (Kali)

Himnet Ftojnë Shpirtin

Dario dhe Esneda Kruzi, nga Bogota, ndihen më pranë Perëndisë kur këndojnë himne. “Nëpërmjet tyre ne forcojmë dëshmitë tona”, – shpjegojnë ata. “Ndjenja që sjellin në zemrën tonë është diçka shumë e veçantë.”

Pamja
Anëtarë të Kishës duke kënduar nga një libër himnesh në shtëpi

Më shumë rreth Kishës në Kolumbi

  • Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, dhe Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, udhëtojnë drejt Kolumbisë për përkushtimin e tempullit në Barrankija.

  • Anëtarët në Kolumbi zhvillojnë mbështetje te vetja dhe shpresë, pavarësisht vështirësive.

  • Lexoni se si një anëtar i Të Shtatëdhjetëve nga Kolumbia u bashkua me Kishën.

  • Presidenti Ouks tregon historinë e një çifti besnik në Kolumbi dhe sakrificat që ata bënë për t’u vulosur në tempull.

  • Një kunj në Kolumbi dhuron kohë dhe punë për të ndihmuar një familje në vështirësi.

Pamja
Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

Pamja
anëtarë duke pozuar për një fotografi jashtë një tempulli

Anëtarët pozojnë për një fotografi jashtë Tempullit të Barrankijës, Kolumbi, përpara përkushtimit të tij në dhjetor 2018.

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks dhe të tjerë në përkushtimin e tempullit

Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, e përkushtoi Tempullin e Barrankijës në Kolumbi më 9 dhjetor 2018.

Pamja
kori në përkushtimin e tempullit

Anëtarët mblidhen për të kënduar në një kor për përkushtimin e tempullit.

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks shtrëngon duart me një të ri

Gjatë vizitës së tij në Barrankija, Presidenti Ouks shtrëngon duart me një të ri në një takim shpirtëror për rininë.