Liahona
Çfarë i Bën Shkrimet e Shenjta me “Vlerë të Madhe”?
Janar 2024


“Çfarë i Bën Shkrimet e Shenjta me ‘Vlerë të Madhe’?”, Liahona, janar 2024.

Eja, Më Ndiq

1 Nefi 3–5

Çfarë i Bën Shkrimet e Shenjta me “Vlerë të Madhe”?

Pamja
fletë prej tunxhi dhe libra bashkëkohorë të shkrimeve të shenjta

Shkrimet e shenjta ishin me “vlerë të madhe” (1 Nefi 5:21) për familjen e Lehit. Ato ishin kaq të rëndësishme saqë Zoti i urdhëroi bijtë e Lehit të ktheheshin në Jerusalem për të marrë fletët prej tunxhi (shih te 1 Nefi 3:2–5), një detyrë për të cilën rrezikuan jetën. Shkrimet e shenjta (veçanërisht Libri i Mormonit) janë po aq të rëndësishme për ne sot. A e keni menduar kohët e fundit arsyen pse?

Çfarë i dhanë fletët prej tunxhi familjes së Lehit?

Çfarë na jep ne sot Libri i Mormonit?

Fjalët e profetëve (1 Nefi 3:20)

Një themel për një dëshmi për Jozef Smithin, Rivendosjen dhe profetët e gjallë (parathënia për Librin e Mormonit)

Një rrëfim të Krijimit dhe të Adamit e Evës (1 Nefi 5:11)

Doktrinë sqaruese rreth planit të shpëtimit (2 Nefi 2; Alma 12; 34)

Ligjin e Moisiut (1 Nefi 4:15–16) dhe urdhërime të tjera (1 Nefi 5:21)

Doktrinën e Krishtit dhe urdhërime të tjera (2 Nefi 31; 3 Nephi 11; 27)

Një anal të judenjve dhe dëshmisë të tyre për Krishtin (1 Nefi 5:12)

Dëshmi shtesë për Krishtin nga “dele[t e] tjera” të Tij (3 Nefi 15:21–24)

Një anal që ruajti gjuhën e etërve të tyre (1 Nefi 3:19) dhe linjën e tyre të paraardhësve (1 Nefi 5:14)

Një anal që mund të na ndihmojë të mbledhim Izraelin e shpërndarë (3 Nefi 21:6–7)