Liahona
A Jam një “Kredhës” apo një “Zhytës”?
Janar 2024


“A Jam një ‘Kredhës’ apo një ‘Zhytës’?”, Liahona, janar 2024.

Eja, Më Ndiq

1 Nefi 6–10

A Jam një “Kredhës” apo një “Zhytës”?

Pamja
njeri duke u zhytur në ujë

Në ëndrrën e Lehit të pemës së jetës (shih te 1 Nefi 8), përse mendoni se disa njerëz u larguan nga pema ndërsa të tjerë qëndruan pranë pemës për ta ngrënë frutën? Disa njerëz që e hëngrën frutën u larguan, të turpëruar nga turma tallëse në ndërtesën e madhe dhe të gjerë. Një ndryshim kyç ndërmjet atyre grupeve ka të bëjë me atë që ata bënë përpara se të arrinin atje: me mënyrën se si po mbaheshin te shufra e hekurit – fjala e Perëndisë.

Të Mbahesh Fort apo të Mbahesh me Vendosmëri

Lehi pa ata që po “shtyheshin përpara … duke u mbajtur fort pas shufrës së hekurit” dhe ata që “u shtynë gjithnjë e më përpara, duke u mbajtur vazhdimisht me vendosmëri te shufra e hekurit” (1 Nefi 8:24, 30; theksimi i shtuar).

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti se tre grupe u nisën në shteg, por vetëm dy grupe u mbajtën te shufra e hekurit:

“[Grupi i dytë] gjithashtu pat[i] bekimin e mëtejshëm të shufrës së hekurit e po [mbaheshin fort] tek ajo! … [Mbajtja fort] te shufra e hekurit më sjell ndër mend ‘vrulle’ rastësore studimi ose kredhje të parregullta në vend të zhytjes [së qëndrueshme dhe të vazhdueshme] në fjalën e Perëndisë. …

Grupi i tretë shkoi përpara me besim e bindje; megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë që ata [u larguan nga shtegu]. … Ndofta ky grup i tretë njerëzish i lexoi dhe i studioi e i hetoi shkrimet e shenjta vazhdimisht. … Ky është grupi me të cilin unë dhe ju duhet të rrekemi të bashkohemi.”1

A jemi “kredhës” apo “zhytës” kur vjen puna te përjetimi i fjalës së Perëndisë? Ndonëse si kredhësit edhe zhytësit lagen nga uji, zhytësit kanë një përjetim më të thellë dhe të qëndrueshëm që mund të sjellë gëzim të vazhdueshëm.