2007
Koment
Tetor 2007


Koment

Mesazhi i Presidencisë së Parë

Liahona i ka ndihmuar shumë njerëz ta bëjnë jetën e tyre më të shëndetshme. Mesazhi i Presidencisë së Parë nuk mund të shpërfillet nga ndokush i cili do një jetë të mirë. Mesazhi i Presidencisë së Parë më ka ndihmuar me të vërtetë për të organizuar jetën time. Megjithëse nuk mundem të blej gjithmonë një kopje të Liahonës, botimet që mundem të lexoj më ndihmojnë të bëhem një person më i mirë.

Abraham Adaranijo, Kanada

Parim pas Parimi

Kur isha një anëtar i sapopagëzuar i Kishës, nuk mund ta kuptoja plotësisht ungjillin, por duke lexuar Liahonën, kam patur mundësinë ta kuptoj parim pas parimi. Jam frymëzuar nga ata që ndajnë përvojat e jetës së tyre. Ju falenderoj që botoni artikuj të mirë që mbështesin parimet e ungjillit.

Federiko G. Balut i Riu, Filipine

Si e Jetojnë Njerëzit Ungjillin me të Vërtetë

Çfarë bekimi i shkëlqyer dhe i përkryer është të kemi Liahonën në shtëpitë dhe bibliotekat tona, ku mund ta lexojmë në kohën e lirë dhe në çaste shpirtërore. I vlerësoj artikujt e mrekullueshëm që tregojnë se si njerëzit në vende të ndryshme e jetojnë me të vërtetë ungjillin. Kjo na bashkon. Na nxit të mos frikësohemi dhe na risiguron se nuk jemi vetëm.

Elsi Kastijo, Ekuador

E Nxitur për t’u Kthyer

Kur isha fëmijë, u bëra më pak aktive në Kishë, por në adoleshencë po mendoja të kthehesha përsëri. Përpara se ta merrja këtë vendim të rëndësishëm, u luta dhe meditova mbi atë që do të thoshte të kthehesha përsëri në Kishë dhe përgjegjësitë që kjo gjë sillte.

Atëherë vendosa të lexoja disa botime të vjetra të Liahonës. Po lexoja për të gjetur tregime që do të më inkurajonin dhe do të riforconin dëshirën time për t’u kthyer në kishë.

Unë mora shumë inkurajim nëpërmjet leximit të arktikujve mbi njerëz që kishin përvoja të ngjashme me të miat. Mbi të gjitha, artikujt më ndihmuan të kuptoj se askush në kishë nuk është i përkryer dhe se edhe unë kam gabimet e mia e duhet të bëj diçka për t’i korrigjuar ato.

Tani jam kthyer në Kishë. E kuptoj se mbledhjet janë të njëjta si më parë, por tani kam një shikim më pozitiv, që pjesërisht i atribuohet ideve që gjeta tek Liahona mbi atë se si të shijoj orët e mësimeve dhe mbledhjen e sakramentit.

Çdo herë që lexoj Liahonën, ndihem e kënaqur ndërsa gjej përgjigje ndaj pyetjeve të mia.

María Pilar Santana, Republika Domenikane

Bisedat e Profetit Tonë të Dashur

Dua t’ju falenderoj që më dërgoni rregullisht revistën Liahona. Tani jam 93 vjeçe. E kam marrë revistën që nga dita kur u pagëzova dhe u konfirmova. Më përpara ishte e vogël, por gjithmonë interesante. Jam e kënaqur me të gjithë përmbajtjen e revistës; megjithatë, jam veçanërisht e interesuar për bisedat e profetit tonë të dashur. Është e mrekullueshme ta dëgjosh atë dy herë në vit gjatë konferencës së përgjithshme.

Lidia Dominguez, SHBA