2007
Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj
Tetor 2007


Koha Për të Ndarë

Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej” (Mateu 5:16).

A e keni vënë re se kur ndani me të tjerët diçka, p.sh., një ëmbëlsirë apo lodër, ju ndiheni mirë? Sigurisht që po! Ju mund të ndani me të tjerët gjëra të tjera përveç ëmbëlsirave apo lodrave, si për shembull, njohuri. Ndarja e njohurisë mund të sjellë gëzim të madh—jo vetëm për marrësin, por edhe për dhënësin. Njohuria më e mirë për t’u ndarë me të tjerët është ungjilli i Jezu Krishtit.

Nëntëvjeçarja Eshli ndjeu gëzimin e ndarjes së ungjillit. Pasi Eshli mori një ftesë për t’i dhënë dikujt një kopje të Librit të Mormonit, babai i Eshlit e çoi me makinë në shtëpinë e drejtoreshës së saj të shkollës dhe Eshli i dha asaj një kopje të Librit të Mormonit. Eshli gjithashtu u dha misionarëve kohëplotë emrin e drejtoreshës së saj. Çfarë gëzimi që ndjeu Eshli! (Shih “Nine-Year-Old Member Missionary,” Friend, korrik 1997, faqe 42-43.)

Gjëja më e rëndësishme që mund të ndani është ungjilli i Jezu Krishtit. Zoti thirri Oliver Kaudrin dhe Dejvid Uitmerin për të predikuar ungjillin. Ai shpjegoi lumturinë që ata do të merrnin:

“Dhe nëse është që ju duhet të punoni gjithë ditët tuaja për t’u shpallur pendim këtyre njerëzve dhe sillni qoftë edhe një shpirt tek unë, sa i madh do të jetë gëzimi juaj me të në mbretërinë e Atit tim!

Dhe tani, nëse gëzimi juaj do të jetë i madh me një shpirt që keni sjellë tek unë në mbretërinë e Atit tim, sa i madh do të jetë gëzimi juaj nëse do të më sillni shumë shpirtra!” (DeB 18:15-16).

Ne e tregojmë besimin tonë tek Jezu Krishti kur ndajmë ungjillin me të tjerët. Dhe çfarë gëzimi të madh që marrim kur i ndihmojmë të tjerët të dëgjojnë rreth Jezu Krishtit dhe planit të Atit tonë Qiellor!

Veprimtari

Shkruani emrin tuaj nën një nga personazhet e misionarëve. Prejeni dhe ngjiteni në një karton. Në mbrëmjen familjare, vendoseni personazhin tuaj misionar pranë secilës pikturë dhe shpjegojini familjes se si personi në secilën situatë tregon se është një misionar. Kërkojini familjes të luajë në role sipas situatave nëpër këto piktura ose situatave të tjera që ata mendojnë dhe që ju lejojnë të praktikoni përhapjen e ungjillit.

Ide Lidhur me Kohën Për të Ndarë

  1. 1. Përgatisni disa copa letrash në të cilat keni shkruar veprime që tregojnë shembuj, si të mirë, ashtu edhe të këqij. Kërkojuni disa fëmijëve të tërheqin një copë letre nga kutia. Lexojini ato me radhë. I kërkoni secilit fëmijë të vendosë nëse situata lë një shembull të mirë apo të keq. Ngjitini letrat në dërrasë nën titullin “Shembull i Mirë” ose nën titullin “Shembull i Keq”. Për shembull, “Unë vishem me modesti” shkon nën titullin “Shembull i Mirë” dhe “Unë ndonjëherë them fjalë të këqija” shkon nën titullin “Shembull i Keq”. Kërkojuni fëmijëve të gjejnë, të lexojnë dhe të mësojnë përmendësh vargun tek Mateu 5:16. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti u bë shembulli për të gjithë ne.

  2. 2. U kërkoni fëmijëve të mendojnë një rast kur ata dëgjojnë të tjerët që dëshmojnë. Shpjegoni se, edhe pse mbledhja e dëshmive është kohë për të dhënë dëshmitë, ajo nuk është e vetmja kohë që mund t’i japim dëshmitë tona. Lexoni 2 Timoteut 1:7-8. Presidenti Gordon B. Hinkli ka thënë: “Shpresoj që çdo anëtar i kësaj Kishe do t’i vendosë ato fjalë aty ku ai mund t’i shikojë ato çdo mëngjes ndërsa fillon ditën e tij” (“Be Not Afraid,” Liahona, shkurt 2005, M2). Ai thotë se ato fjalë do të na japin kurajo, besim dhe forcë. Kërkojuni fëmijëve të shkruajnë vargun 7 dhe fillimin e vargut 8, me qëllim që ta marrin në shtëpi dhe ta vendosin aty ku mund ta shohin çdo mëngjes. Ndihmojini fëmijët të ndiejnë fuqinë e dëshmive të profetëve dhe apostujve. Nëse është e mundshme, dëgjoni një regjistrim të një dëshmie nga konferenca e përgjithshme ose nga videoja Special Witnesses of Christ (Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit). Ose lexoni një botim të Liahonës.

Shënim: Nëse nuk doni të hiqni fletë nga revista, ky aktivitet mund të kopjohet ose të printohet nga Interneti, në www.lds.org. Për variantin anglisht zgjidhni aty referencën “Gospel Library”. Për gjuhë të tjera, zgjidhni referencën “Languages”.