2007
Karroca Bosh
Tetor 2007


Eja Dëgjo Zërin e Profetit

Karroca Bosh

Pamja

Disa vite më parë një kuorum priftërinjsh vendosi të mblidhte ushqim për të varfërit si një projekt shërbimi. Xhimi, një nga priftërinjtë, ishte shumë i gëzuar që merrte pjesë dhe ishte i vendosur të mblidhte më shumë ushqim nga gjithë të tjerët. Koha erdhi kur priftërinjtë u takuan në kishë. Ata të gjithë dolën nga kisha në të njëjtën kohë dhe u kthyen në një kohë të caktuar më vonë atë mbrëmje. Për çudinë e të gjithëve, karroca e Xhimit ishte bosh. Ai dukej mjaft i qetë dhe disa nga të rinjtë u tallën me të. Duke e parë këtë dhe duke e ditur që Xhimit i pëlqenin makinat, këshilltari i tha: “Eja jashtë, Xhim. Dua që të ma kontrollosh pak makinën. Po më jep ca probleme.”

Kur dolën jashtë, këshilltari e pyeti Xhimin nëse ishte i inatosur. Xhimi tha: “Jo, aspak. Por kur dola për të mbledhur ushqim, munda të siguroj me bollëk. Karroca ime ishte plot. Ndërsa po kthehesha në kishë, u ndala në shtëpinë e një gruaje joanëtare e cila është e divorcuar dhe jeton brenda kufirit të lagjes sonë. Trokita në derë, i shpjegova se çfarë po bënim dhe ajo më ftoi brenda. Ajo filloi të kërkonte diçka për të më dhënë. Hapi frigoriferin dhe mund të shihja se nuk kishte thuajse asgjë brenda. Raftet ishin bosh. Më në fund, ajo gjeti një kuti me pjeshkë.

Mezi munda ta besoj. Kishte gjithë ata fëmijë që silleshin nëpër shtëpi, të cilët kishin nevojë të ushqeheshin, dhe ajo më dhuroi atë kuti me pjeshkë. E mora, e vendosa në karrocë dhe dola në rrugë. Eca deri në njëfarë rruge kur papritur ndjeva një ngrohtësi të më mbulonte dhe e dija se duhet të kthehesha përsëri në atë shtëpi. Ia dhashë asaj të gjithë ushqimin.”

Këshilltari tha: “Xhim, mos e harro kurrë se si u ndjeve sot, sepse kjo është ajo pse duhet shërbyer.” Xhimi kishte shijuar ushqimin e shërbimit joegoist.

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të tetorit 2006.

Gjëra për të menduar

  1. Kur Xhimi ndjeu “një ngrohtësi” dhe e diti se duhet të kthehej, çfarë mendoni se po ndodhte me të?

  2. Këshilltari tha se ajo që ndjeu Xhimi, ishte “ajo pse duhet shërbyer”. Çfarë mendoni se donte të thoshte ai?

  3. Cili ishte qëllimi i Xhimit kur ai u nis për të mbledhur ushqim? Cili ishte qëllimi i tij në mbarim të mbrëmjes? Si mund të gjejë kjo zbatim në jetën tuaj?

  4. Çfarë mendoni tjetër për përvojën e Xhimit?