2012
Koment
Tetor 2012


Koment

Ajo Ndërton Dëshminë Time

E kam lexuar dhe studiuar me zell Liahonën që nga viti 1967 dhe ajo më ka ndihmuar të rritem shpirtërisht. Çdo muaj pres revistën që të mund të lartësohem, të ndiej pëshpëritjet e Shpirtit të Zotit dhe të ndërtoj dëshminë time për ungjillin. Më ka pëlqyer veçanërisht “Emulating and Honoring Our Heavenly Parentage” [“Marrja si Shembull dhe Nderimi i Prejardhjes Sonë Qiellore”] (Liahona, shkurt 2012, f. 80). Isha në gjendje të njëjtësohesha me atë që tha autori sepse edhe unë jam skicues grafike.

Fabio Fajardo, Kolumbi

Një Mësuese dhe Mike

Më pëlqen Liahona – ajo më jep mësim, më mbështet dhe korrigjon jetën time. Kur lexoj gjëra të mira në mëngjes, përpiqem të jem më e mirë gjatë gjithë ditës. Dashuria dhe besimi im janë më të fuqishëm kur lexoj revistën. Gjithashtu ua jap si dhuratë Liahonën mikeshave të mia. Faleminderit shumë për një mësuese dhe mike kaq të mirë!

Anastasia Naprashnikova, Ukrainë