2012
Pastrimi i Kalendarit Tonë për Konferencën
Tetor 2012


Pastrimi i Kalendarit Tonë për Konferencën

Duke qenë se koha jonë nuk qe e mbingarkuar me aktivitete shtesë, ne mundëm ta ndienim Shpirtin më shumë teksa dëgjonim konferencën e përgjithshme.

Vite më parë, kur të gjashtë fëmijët tanë qenë në moshë të re, ne vendosëm se dëshironim ta bënim konferencën e përgjithshme më kuptimplote për ne. Ne folëm rreth asaj se sa e rëndësishme është ta shohësh konferencën me mendje të kthjellët dhe trupa të çlodhur. Konferenca është një kohë e rëndësishme për të marrë udhëzim nga profetët tanë aktualë. Kështu që, ne vendosëm një synim që të mos planifikonim asgjë shtesë për disa ditë përpara konferencës ose gjatë fundjavës së konferencës. Ne i nënvizuam ato ditë në kalendarin tonë dhe secili prej nesh u zotua për të mos planifikuar aktivitete shtesë në ato ditë.

Nëse vendosni që të ndërmerrni një qëndrim të ngjashëm, ai do të jetë unik për familjen dhe situatën tuaj, por familja jonë përcaktoi si “aktivitete shtesë” ndjekjen e aktiviteteve shkollore, ardhjen e fëmijëve të lagjes në shtëpi, bërjen e gjërave jashtë shtëpisë me miqtë, organizimin e festave ose darkave me miqtë ose të afërmit, bërjen e projekteve ose punëve në kopsht midis ose gjatë sesioneve të konferencës, ruajtjen e projekteve të shkollës deri në minutën e fundit dhe pranimin e detyrave shtesë në punë.

Kur afroi java përpara konferencës së përgjithshme, ndonjëherë ishte e vështirë t’u thoshe ‘jo’ këtyre aktiviteteve, por në pjesën më të madhe të kohës pjesëtarët tanë të familjes me gëzim bënë zgjedhjet e duhura për ta përmbushur synimin tonë. Ne zbuluam se fëmijët tanë më të vegjël dëshironin të ishin pjesë e konferencës së përgjithshme. Unë mendoj se kjo ndodhi sepse ne folëm herë pas here rreth rëndësisë së konferencës gjatë gjithë javës së mëparshme.

Jam e lumtur të njoftoj se mbajtja e axhendës sonë sa më thjeshtë ditët përpara dhe gjatë konferencës së përgjithshme ndryshoi plotësisht përvojën e familjes sonë. Zemrat dhe mendjet tona ishin të përgatitura për konferencën. Koha jonë nuk qe e mbingarkuar me aktivitete shtesë, kështu që ne mundëm ta ndienim Shpirtin teksa u ulëm dhe dëgjuam fjalët këshilluese nga udhëheqësit tanë.

Ne e kemi vazhduar synimin tonë për konferencën [edhe] pas saj, pasi ajo e mbush shtëpinë tonë me paqe. Edhe pse disa prej fëmijëve tanë nuk jetojnë më në shtëpi, ne i nxisim ata që ende ta pastrojnë kalendarin e tyre disa ditë para dhe gjatë konferencës, siç bëjmë ne në shtëpi. Ne gjithashtu përpiqemi që të planifikojmë një kohë për të parë një sesionin të konferencës së bashku si një familje e plotë. Uroj që kur fëmijët tanë të martohen dhe të kenë fëmijët e tyre, do të vazhdojnë t’i japin rëndësi të madhe mbrojtjes së përvojës së tyre në lidhje me konferencën përmes pastrimit të kalendarëve të tyre.

Fotografi nga Sarah Jenson