2012
Ide për Mbrëmje Familjare
Tetor 2012


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky numër përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmjen familjare. Në vijim janë disa shembuj.

“Të Jetuarit me Maturi na Përgatit për të Ardhmen”, faqe 12: Lexoni gjashtë fushat e përmendura në artikull në të cilat mund të bëhemi të mbështetur te vetja. Cilat janë disa raste të ngutshme apo probleme që mund të shmangen duke zhvilluar mbështetje te vetja në këto fusha? Ftojini pjesëtarët e familjeve që të marrin parasysh me lutje fushat në të cilat kanë nevojë të përmirësohen dhe të vendosin synime për të rritur mbështetjen e tyre te vetja në ato fusha.

“Dëlirësia në një Botë të Papërkorë”, faqe 42: Diskutojini me pjesëtarët e familjes pyetjet e bëra në artikull. Merrni parasysh ndarjen e parimeve dhe përvojave që kanë forcuar dëshminë tuaj për dëlirësinë. Diskutoni mënyra për të zbatuar këshillën nga artikulli.

“Jini i Urtë dhe Jini një Mik”, faqe 48: Filloni duke lexuar provën e Plakut Hejls për përcaktimin e miqve të mirë. Merrni parasysh diskutimin e rëndësisë së të qenit një mik i mirë. Ftojeni secilin pjesëtar të familjes që të mendojë për tri mënyra se si ai ose ajo mund të jetë një mik më i mirë.

“E dashur Amiga”, faqe 60 dhe “Duke i Uruar Mirëseardhjen një Stine të Re të Jetës”, faqe 61: Lexoni për këta fëmijë të Fillores dhe mbi mënyrën se si ata po përgatiten që të hyjnë te Të Rejat dhe Të Rinjtë. Si familje, merrni parasysh të diskutoni se çfarë bënë këta fëmijë që të përgatiteshin. Ftojini pjesëtarët e familjes që të lexojnë broshurat Përparimi Personal ose Detyrë ndaj Perëndisë dhe të gjejnë disa aktivitete për të cilat janë të interesuar t’i përmbushin në të ardhmen.

Një Mbrëmje Familjare, Dy Mësime

Një natë, prindërit e mi dhe gjyshërit nga nëna erdhën të na vizitojnë për mbrëmje familjare. Secili prej tre fëmijëve të mi dëshiron shumë të marrë pjesë dhe, këtë mbrëmje, ishte radha e birit tim shtatëvjeçar që ta jepte mësimin. Ne kishim përgatitur një ekspozim të vogël, kishim vendosur figura mbi Krijimin dhe kishim studiuar e këqyrur atë çfarë ai do të jepte mësim. Biri im ishte gati dhe i emocionuar.

Gjatë mësimit, të gjithë dëgjuam me vëmendje atë çfarë po shpjegonte biri im. Kur ai mbaroi, Samueli, që ishte rreth tre vjeç, vendosi se edhe ai dëshironte të jepte një mësim. Kështu që ai mori figurat dhe ekspozimin dhe i vendosi sërish mbi tavolinë.

Me zërin e tij të butë dhe me fjalët e tij disa herë të shqiptuara dobët, Samueli na dha një mësim mbrëmjeje familjare. Dhe edhe pse ai nuk e kishte përgatitur, ai kishte dëgjuar. Ai na shpjegoi se si ishte krijuar toka dhe na tregoi për dashurinë që ka Jezu Krishti për secilin prej nesh.

Ne u habitëm ta shihnim se sa lehtë e dha mësimin – duke e bërë atë pikërisht si e kishte bërë i vëllai. Prindërit dhe gjyshërit e mi qenë të habitur e të lumtur. Ne të gjithë mundëm të shihnim dashurinë që kanë këta fëmijë të vegjël për ungjillin – dhe dashurinë që ka Jezu Krishti për ta.

Lizbet Sánçez Fahardo, Meksikë