2012
Veshja për një Vallëzim
Tetor 2012


Veshja për një Vallëzim

Pamja
young woman in a purple dress

Teksti për foton do të dërgohet më vonë

Unë u tundova të ndiqja turmën, por pastaj kuptova se në vend të kësaj duhej të isha një shembull.

Kur isha adoleshente, ndonjëherë ishte e vështirë ta jetoje ungjillin. Zona ku banoja unë nuk kishte shumë anëtarë të Kishës dhe miqtë e mi, që nuk ishin anëtarë të Kishës, ndonjëherë ma bënin më të vështirë që të qëndroja në rrugën e drejtë.

“Ti duhet të veshësh këtë; do të të nxjerrë në pah ngjyrën e syve”, më tha një nga mikeshat e mia përpara një vallëzimi. Ajo më tregoi një fustan që do të ma jepte borxh, por ai ishte pa mëngë. Unë vendosa ta vishja fustanin me një xhaketë.

Kur shkova në vallëzim, askush tjetër nuk kishte veshur fustan me mëngë dhe unë ndihesha sikur po dilja veç të tjerëve. Kur fillova të kisha tepër vapë, miqtë më thanë se duhej thjesht ta hiqja xhaketën dhe që gjithsesi do të dukesha më mirë.

Sapo po përgatitesha ta justifikoja heqjen e xhaketës, unë kujtova bekimin tim patriarkal. Bekimi më tregoi se do të kem shumë tundime dhe, nëse do të rrëzohesha, shumë individë do të ndiqnin shembullin tim. Aty ishte kur unë kuptova se duhej të qëndroja në rrugën e drejtë – jo vetëm për vete por për të tjerët që shihnin tek unë. Unë vendosa ta mbaj xhaketën veshur.

Ndonjëherë më tallnin ngaqë nuk bëja gjërat që çdokush tjetër i bënte, por unë qëndrova e fortë dhe u bekova për këtë. Më vonë mësova se shumë njerëz kishin parë tek unë. Disa nga miqtë e mi madje më treguan se ata më respektonin ngaqë ndiqja standardet e mia. Ata më kërkuan falje që më kishin shkaktuar shqetësime ngaqë nuk bëja gjërat që çdokush tjetër i bënte në shkollën e mesme.

Për shkak se i ndoqa standardet e Kishës dhe u përpoqa të isha një shembull, unë pata mundësi të kisha përvoja misionare dhe t’u mësoja ungjillin të tjerëve. Unë nuk do të isha në gjendje të ndikoja te të tjerët nëse nuk do të kisha qëndruar në rrugën e drejtë.