Seminare dhe Institute
Mësimi 1: Libri i Mormonit Është një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit


1

Libri i Mormonit Është një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit

Hyrje

Ata që studiojnë mësimet dhe doktrinën e Librit të Mormonit, do të arrijnë të kuptojnë se Jezusi është Krishti. Në këtë mësim, studentët do të mësojnë se autorët kryesorë të librit ishin dëshmitarë okularë të Birit të Perëndisë dhe se fjalët e tyre ndihmojnë për ta thelluar kuptueshmërinë dhe dëshminë tonë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Nefi 13:40; 2 Nefi 25:17–18; Alma 33:22–23

Libri i Mormonit është një dëshmi e Jezu Krishtit.

Paraqitni thënien vijuese nga Profeti Jozef Smith (1805–1844) dhe kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë:

Pamja
Profeti Jozef Smith

“Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë, dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër” (parathënia e Librit të Mormonit).

  • Për cilin nga pohimet e Profetit rreth Librit të Mormonit keni dëshmi dhe përse?

  • Si e rrit thënia e Profetit qëllimshmërinë tuaj për ta studiuar Librin e Mormonit?

Ftojini studentët ta vënë në dukje këtë thënie në shkrimet e tyre të shenjta, në paragrafin e gjashtë të parathënies së Librit të Mormonit dhe sugjeroni që ata të shkruajnë pranë saj referencat kryqe të 1 Nefit 13:40 dhe 2 Nefit 25:17–18. (Shënim: Bërja e referencave kryq është një aftësi e studimit të shkrimeve të shenjta që ju mund të zgjidhni ta theksoni gjatë gjithë këtij kursi. Teksa studentët i forcojnë aftësitë e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, ata mund të bëhen më të mbështetur shpirtërisht te vetja.)

Ftojini disa studentë ta bëjnë me radhë duke lexuar me zë të lartë nga 1 Nefi 13:40 dhe 2 Nefi 25:17–18, ndërkohë që klasa kërkon një qëllim kryesor të Librit të Mormonit.

  • Sipas këtyre vargjeve, cili është një nga qëllimet kryesore të Librit të Mormonit? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Perëndia e nxori në dritë Librin e Mormonit në ditët e fundit për t’i bindur të gjithë njerëzit që Jezusi është Krishti. [Shih edhe faqen e titullit të Librit të Mormonit.])

  • Si i bind Libri i Mormonit njerëzit se Jezusi është Krishti?

Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dhe ftojini studentët ta lexojnë në heshtje:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Shumica e botës së krishterë sot e hedh poshtë hyjninë e Shpëtimtarit. Ata e vënë në pikëpyetje lindjen e Tij të mrekullueshme, jetën e Tij të përsosur dhe vërtetësinë e ringjalljes së Tij të lavdishme. Libri i Mormonit na mëson me terma të qarta dhe të pagabueshme rreth të vërtetës së këtyre të gjithave. Ai gjithashtu na jep shpjegimin më të plotë të doktrinës së Shlyerjes. Me të vërtetë, ky libër i frymëzuar në mënyrë hyjnore është gurthemeli për t’i dhënë dëshmi botës se Jezusi është Krishti” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 137).

  • Cilat janë disa aspekte të jetës dhe shërbesës së Jezu Krishtit që pohohen në Librin e Mormonit?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Unë e kam lexuar [Librin e Mormonit] shumë herë. Kam lexuar gjithashtu shumë që është shkruar rreth tij. Disa autorë janë përqendruar te ngjarjet e tij, te njerëzit e tij ose te skicat e tij të historisë. Të tjerëve iu është tërhequr kureshtja nga struktura e tij gjuhësore ose nga analet e tij të armëve, gjeografisë, jetës shtazore, teknikave të ndërtimit apo sistemeve të peshave dhe matjeve.

Sado interesante mund të jenë këto çështje, studimi i Librit të Mormonit është tepër shpërblyes kur ai përqendrohet te qëllimi i tij kryesor – të dëshmojë për Jezu Krishtin. Duke i krahasuar me këtë, të gjitha çështjet e tjera janë rastësore.

Kur e lexoni Librin e Mormonit, përqendrohuni te figura kryesore në libër – nga kapitulli i tij i parë deri tek i fundit – Zoti Jezu Krisht, Biri i Perëndisë së Gjallë” (“A Testimony of the Book of Mormon”, Ensign, nëntor 1999, f. 69).

  • Nga të gjitha mesazhet e Librit të Mormonit, përse mendoni se është më e rëndësishme të përqendroheni te mesazhi rreth Jezu Krishtit?

Shpjegojuni studentëve që, pasi profeti Alma u mësoi zoramitëve rreth shërbesës së Shpëtimtarit (shih Alma 33:22), ai i ftoi dëgjuesit e tij për ta mbjellë fjalën e Perëndisë në zemrat e tyre që ajo të mund të rritet. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Almën 33:22–23 dhe të përcaktojnë të vërtetat që Alma i nxiti lexuesit e tij t’i “mbjellin” në zemrat e tyre.

  • Cili ishte mesazhi që Alma i dëshironte dëgjuesit e tij ta mbillnin në zemrat e tyre?

  • Çfarë rezultatesh premtoi Alma nëse ata do t’i mbillnin dhe ushqenin këto bindje rreth Jezu Krishtit? (Dëshmitë e tyre do të rriteshin “deri në jetë të përjetshme”; barrët e tyre do të ishin të lehta.)

  • Si ju ka ndihmuar studimi i Librit të Mormonit që të merrni bekimet që përshkruan Alma?

1 Nefi 6:4; 2 Nefi 11:2–3; Jakobi [LiM] 1:7–8; Mormoni 1:15; 3:20–22; Ethëri 12:38–39, 41

Shkrimtarët e Librit të Mormonit ishin dëshmitarë okularë të Jezu Krishtit

Shpjegoni se Libri i Mormonit u shkrua gjerësisht nga katër autorë kryesorë: Nefi, Jakobi, Mormoni dhe Moroni. (Përjashtime janë librat e Enosit, Jaromit dhe Omnit.)

Vendoseni figurën vijuese në tabelë. Për t’i ndihmuar studentët të mësojnë rreth këtyre katër shkrimtarëve kryesorë, ftojini të zgjedhin dhe të lexojnë në heshtje njërin nga fragmentet vijuese. Vërini ata të kërkojnë se çfarë e kualifikoi shkrimtarin të ishte një dëshmitar i fuqishëm i Jezu Krishtit.

Shkrimtari

Përvoja

1. Nefi

2 Nefi 11:2

2. Jakobi

2 Nefi 11:3

3. Mormoni

Mormoni 1:15

4. Moroni

Ethëri 12:38–39

Lejojini studentët të tregojnë atë që mësuan nga secili prej katër fragmenteve. Më pas pyesni:

  • Përse është e rëndësishme të kuptojmë që shkruesit kryesorë të Librit të Mormonit ishin dëshmitarë okularë të Jezu Krishtit? (Ndërkohë që diskutoni këtë pyetje, ndihmojini studentët të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Duke studiuar Librin e Mormonit, ne mësojmë rreth Jezu Krishtit dhe misionit të Tij nga ata që e panë dhe e njohën Atë. Ju mund të vini në dukje se përkthyesi i Librit të Mormonit, Jozef Smithi, ishte gjithashtu një dëshmitar okular i Jezu Krishtit.)

Shtoni një kolonë të tretë në figurën në tabelë, siç tregohet:

Shkrimtari

Përvoja

Qëllimi

1. Nefi

2 Nefi 11:2

1 Nefi 6:4

2. Jakobi

2 Nefi 11:3

Jakobi [LiM] 1:7–8

3. Mormoni

Mormoni 1:15

Mormoni 3:20–22

4. Moroni

Ethëri 12:38–39

Ethëri 12:41

Vëreni secilin student të lexojnë në heshtje njërin nga fragmentet në kolonën e tretë, duke kërkuar arsyet përse secili shkrimtar e shënoi mesazhin e tij.

  • Përse këta shkrimtarë të Librit të Mormonit i shënuan mesazhet e tyre?

  • Si mendoni, përse këta shkrimtarë e kishin me të vërtetë qëllim t’i ftonin të tjerët të vijnë te Krishti?

  • Si gjejnë zbatim te ju personalisht këto ftesa për të ardhur te Krishti? Çfarë mendimesh e ndjenjash keni teksa i përsiatni këto ftesa?

2 Nefi 33:1–2, 4–5, 10–11

Libri i Mormonit na ndihmon të besojmë në Jezu Krishtin

Shpjegoni se, ndërkohë që jeta e individëve të panumërt është ndryshuar nëpërmjet dëshmive të tyre për Librin e Mormonit, njerëz të tjerë ndeshen me dyshime rreth vërtetësisë dhe saktësisë së tij.

  • Çfarë këshille do të jepnit që ta ndihmonit dikë për ta forcuar ose për ta fituar një dëshmi për Librin e Mormonit?

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 33:1–2, teksa klasa përcakton fuqinë që e lejon mesazhin e Librit të Mormonit të hyjë në zemrën e dikujt.

  • Çfarë fuqie tha Nefi do ta lejonte mesazhin e tij të hynte në zemrën e një personi? (Fuqia e Frymës së Shenjtë.)

  • Çfarë tha Nefi se do t’i pengonte disa njerëz që ta merrnin Frymën e Shenjtë?

Ftojini studentët të shprehin dhe diskutojnë një parim të dhënë mësim në këto vargje. (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Fryma e Shenjtë mund ta çojë mesazhin e Librit të Mormonit brenda në zemrat tona për aq sa ne nuk i ngurtësojmë zemrat tona kundrejt Frymës së Shenjtë. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në tabelë.)

Jepuni studentëve një çast që të studiojnë 2 Nefin 33:4–5, duke kërkuar bekime shtesë që ne mund t’i marrim nga studimi i Librit të Mormonit. Kërkojuni studentëve të tregojnë atë që përcaktuan.

Shfaqeni thënien vijuese nga Plaku L. Uitni Klejton, i Të Shtatëdhjetëve, dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë:

Pamja
Plaku L. Uitni Klejton

“[Ne] duhet të zgjedhim ta hapim zemrën tonë ndaj realitetit hyjnor të Shpëtimtarit. … Perëndia nuk na detyron të besojmë. Përkundrazi, Ai na fton të besojmë duke dërguar profetë dhe apostujt të gjallë që të na mësojnë, duke dhënë shkrimet e shenjta e duke na drejtuar nëpërmjet Shpirtit të Tij. … Vendimi për të besuar është zgjedhja më e rëndësishme që bëjmë ndonjëherë. Ai u jep formë të gjitha vendimeve tona të tjera” (“Zgjidhni të Besoni”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 38).

  • Si mund t’iu japë formë të gjitha vendimeve tona të tjera pranimi i ftesës së shkrimtarëve të Librit të Mormonit për të besuar në Jezu Krishtin?

Vazhdoni duke e ftuar një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 33:10–11, ndërkohë që klasa kërkon mënyrën se si Nefi e përshkruan lidhjen midis të besuarit në fjalët e tij dhe të besuarit në Jezu Krishtin.

  • Sipas Nefit, cila është lidhja midis të besuarit në fjalët e tij dhe të besuarit në Jezu Krishtin?

  • Çfarë tha Nefi se do t’u ndodhte “në ditën e fundit” atyre që i mohojnë fjalët e tij?

Ftojini studentët të japin dëshminë e tyre për mënyrën se si Libri i Mormonit i ka ndihmuar ata të afrohen më pranë Jezu Krishtit.

Materiale Leximi për Studentin