Seminare dhe Institute
Mësimi 16: Pendimi dhe Falja


16

Pendimi dhe Falja

Hyrje

Që të pastrohemi nga mëkati, ne duhet të ushtrojmë besim në Jezu Krishtin deri në pendim. Kur pendohemi sinqerisht, ne mund të marrim një heqje të mëkateve, e cila u sjell gëzim e paqe të ndërgjegjes shpirtrave tanë. Ne mund të fitojmë një heqje të mëkateve gjatë gjithë jetës sonë kur me besnikëri i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, e duam dhe i shërbejmë njëri-tjetrit.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 34:15–17; 3 Nefi 9:13–14, 19–22

Ushtrimi i besimit në Krishtin deri në pendim

Vërini studentët të përfytyrojnë se atyre iu është kërkuar të flasin rreth pendimit në mbledhjen e sakramentit. Ftojini disa studentë të tregojnë atë që mund të thonë për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që ta kuptojnë më mirë këtë doktrinë. Pasi i japin përgjigjet e tyre, paraqitni dhe lexoni thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Ne kemi nevojë për një besim të fortë në Krishtin që të jemi në gjendje të pendohemi” (“Point of Safe Return”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 100).

  • Përse është e vërtetë kjo thënie?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 34:15–17, që shënon mësimet e Amulekut dhënë zoramitëve për sa i përket pendimit. Nxiteni klasën ta ndjekë dhe të shohin për atë që Amuleku dha mësim se kërkohet nga ne me qëllim që të falemi.

  • Çfarë parimi rreth marrjes së faljes jepet mësim në këto vargje? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruajeni këtë parim në tabelë: Me qëllim që të marrim bekimet e mrekullueshme të faljes, ne duhet të ushtrojmë besim në Jezu Krishtin deri në pendim. Vëruni në dukje studentëve që fraza “besim deri në pendim” përmendet katër herë në këto vargje. Kjo është një mundësi për të theksuar aftësinë e studimit të shkrimeve të shenjta të dallimit të përsëritjeve të fjalëve.)

  • Përse duhet të ushtrojmë besim në Jezu Krishtin me qëllim që të pendohemi dhe të falemi? (Ne duhet të kemi besim në flijimin e Tij shlyes me qëllim që ky flijim të jetë i efektshëm në jetën tonë. Vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Tij ne mund të falemi, kështu që zemra jonë ndryshohet dhe pastrohet nga mëkati [shih Mosia 5:2].)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë se si ne vijmë te Shpëtimtari dhe pendohemi, shpjegoni se, pas shkatërrimit mjaft të përhapur në kontinentin amerikan, që dha dëshmim për Kryqëzimin e Tij, Shpëtimtari u mësoi njerëzve se çfarë duhej të bënin që të pendoheshin dhe të merrnin falje prej Tij. Ftojini studentët të studiojnë me një partner 3 Nefin 9:13–14, 19–22, duke kërkuar fraza që përshkruajnë çfarë tha Shpëtimtari se ne duhet të bëjmë për të ardhur tek Ai dhe për t’u penduar. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të tregojnë atë që zbuluan.

  • Çfarë parimi na jep mësim Zoti në këto vargje rreth asaj që duhet të bëjmë për t’u penduar? (Edhe pse studentët mund të zgjedhin fjalë të tjera, ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse vijmë te Krishti me një zemër të thyer dhe shpirt të penduar, Ai do të na pranojë dhe shëlbojë prej mëkateve tona.)

  • Si mund të na ndihmojë ftesa e Shpëtimtarit për të “[ardhur] tek unë si një fëmijë i vogël” (vargu 22) dhe për t’u “kthy[er] … tek unë” (vargu 13) që të kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë të kemi një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar?

  • Çfarë përvojash jetësore mund të shkaktojnë që një njeri të ketë një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Brus D. Porter, i Të Shtatëdhjetëve. Merrni parasysh t’i jepni një kopje të kësaj thënieje secilit student. Nxitini studentët të dëgjojnë për ide lidhur me mënyrën se si ne ofrojmë një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar kur pendohemi.

Pamja
Plaku Brus D. Porter

“Çfarë është një zemër e thyer dhe një shpirt i penduar? … Nënshtrimi i përsosur i Shpëtimtarit ndaj Atit të Përjetshëm është pikërisht thelbi i një zemre të thyer dhe një shpirti të penduar. Shembulli i Krishtit na mëson se një zemër e thyer është një tipar i përjetshëm i perëndishmërisë. Kur zemrat tona janë të thyera, ne jemi krejtësisht të hapur ndaj Shpirtit të Perëndisë dhe e dallojmë vartësinë tonë ndaj Tij për gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi. Sakrifica që kërkohet është një sakrificë e krenarisë në të gjitha format e saj. Si argjila e farkëtueshme në duart e një poçari të zotë, zemërthyeri mund të modelohet dhe formohet në duart e Mësuesit.

Një zemër e thyer dhe një shpirt i penduar janë gjithashtu kushtet paraprake për pendim [shih 2 Nefi 2:6–7]. … Kur mëkatojmë dhe dëshirojmë falje, një zemër e thyer dhe një shpirt i penduar do të thonë që të përjetojmë ‘trishtim sipas Perëndisë [i cili] sjell pendim’ (2 Korintasve 7:10). Kjo vjen kur dëshira jonë që të pastrohemi nga mëkati, është kaq e fuqishme saqë zemra na dhemb nga hidhërimi dhe jemi të etur të ndihemi në paqe me Atin tonë në Qiell. Ata që kanë një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar, janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo gjëje dhe gjithçka që u kërkon Perëndia, pa qëndresë ose keqardhje. Ne ndalojmë së bëri gjërat sipas mënyrës sonë dhe, në vend të kësaj, mësojmë që t’i bëjmë sipas mënyrës së Perëndisë. Në kushte të tilla nënshtrimi, Shlyerja mund të veprojë dhe pendimi i vërtetë mund të ndodhë” (“A Broken Heart and a Contrite Spirit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 32).

  • Sipas Plakut Porter, çfarë do të thotë të vijmë te Krishti me një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar?

Ftojini studentët të përsiatin çfarë mund të bëjnë për ta ushtruar më tërësisht besimin e tyre në Jezu Krishtin, duke i ofruar Atij një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar. Ju mund të doni t’iu jepni atyre pak minuta që të shkruajnë mbresat që u vijnë atyre nëpërmjet Shpirtit.

Dëshmoni që dhurata e mëshirshme e pendimit është në dispozicion të secilit prej nesh. Ftojini disa studentë t’i japin ndjenjat e tyre rreth sakrificës shlyese së Shpëtimtarit dhe dhuratës së pendimit.

Enosi 1:4–8; Mosia 4:1–3; Alma 19:29–30, 33–36; 36:19–21

Falja e mëkateve sjell ndjenja të gëzimit e paqes

  • Si mund t’iu përgjigjeni individëve që dëshirojnë të dinë se si mund ta dinë nëse janë falur për një mëkat të së shkuarës?

Ftojini studentët të hetojnë Enosin 1:4–8, Mosian 4:1–3 dhe Almën 36:19–21, duke kërkuar mënyra sipas të cilave njerëzit mund ta dinë se po marrin një heqje të mëkateve të tyre.

  • Sipas këtyre vargjeve, si mund ta dimë që po marrim një heqje të mëkateve tona? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Kur pendohemi sinqerisht dhe marrim një heqje të mëkateve tona, faji ynë largohet, ne mbushemi me Shpirtin e Zotit dhe ndiejmë gëzim e paqe. Ashtu siç nxiteni nga Shpirti, ju mund të jepni thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Për ata që janë vërtet të penduar, por duken se nuk janë në gjendje të ndiejnë lehtësim: vazhdoni të zbatoni urdhërimet. Ju premtoj, lehtësimi do të vijë në kohën e duhur të Zotit. Shërimi gjithashtu kërkon kohë” [“Pendohuni … Që të Mund t’Ju Shëroj”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 42].)

Për të ilustruar këtë parim, kërkojuni disa studentëve të lexojnë me zë të lartë disa vargje që përshkruajnë kthimin në besim të mbretit Lamoni dhe popullit të tij, që gjendet tek Alma 19:29–30, 33–36. Ftojeni klasën të kërkojë bekimet që njerëzit i morën për shkak të pendimit dhe besimit të tyre.

  • Çfarë bekimesh të veçanta morën mbreti Lamoni, bashkëshortja e tij dhe shumë lamanitë të tjerë për shkak të pendimit dhe besimit të tyre? (Zemrat e tyre u ndryshuan, engjëjt u shërbyen atyre, ata u pagëzuan, Kisha u krijua dhe Zoti derdhi Shpirtin e Tij mbi ta.)

  • Kur i keni parë të tjerët të përjetojnë disa nga të njëjtat bekime kur janë penduar dhe afruar më pranë Zotit?

Për t’i ndihmuar studentët ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e parimit më sipër, kërkojini një studenti të lexojë dëshminë vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Letra vijnë prej atyre që kanë bërë gabime tragjike. Ata pyesin: ‘A mund të falem ndonjëherë?’

Përgjigjja është po!

Ungjilli na mëson se ai lehtësim nga mundimi dhe faji mund të fitohet nëpërmjet pendimit. Përveç atyre të paktëve që zgjedhin të ndjekin humbjen e shpirtit pasi kanë njohur një plotësi, nuk ka zakon, nuk ka varësi, nuk ka rebelim, nuk ka shkelje, nuk ka kundërvajtje që të përjashtohet nga premtimi për falje tërësore.

‘Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.’ Kjo është, vazhdoi Isaia, ‘në rast se jeni të gatshëm të bindeni’ [Isaia 1:18–19]” (“The Brilliant Morning of Forgiveness”, Ensign, nëntor 1995, f. 19).

Ftojini studentët të përsiatin për përvoja kur ata e kanë ndier gëzimin dhe paqen e ndërgjegjes, që e shoqërojnë pendimin tërësor.

Mosia 4:11–12, 26

Marrja e një heqjeje të mëkateve tona

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Mosian 4:11–12, 26. Vërini të kërkojnë atë që mbreti Beniamin dha mësim rreth mënyrës se si ne mund të mbajmë një heqje të mëkateve tona.

  • Sipas këtyre fjalëve të mbretit Beniamin, si mund të mbajmë një heqje të mëkateve tona gjatë gjithë jetës sonë? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse i kujtojmë dashurinë dhe mirësinë e Perëndisë kundrejt nesh, qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë dhe i duam të tjerët e u shërbejmë atyre, ne mund të mbajmë një heqje të mëkateve tona.)

Për ta thelluar kuptueshmërinë e studentëve për këtë parim, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Pendim do të thotë të përpiqesh të ndryshosh. Do të ishte tallje me vuajtjen e Shpëtimtarit për ne në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryq, nëse presim që Ai të na shndërrojë në qenie engjëllore, pa asnjë përpjekje të vërtetë nga ana jonë. Më saktë, ne e kërkojmë hirin e Tij për të plotësuar dhe shpërblyer përpjekjet tona më të zellshme (shih 2 Nefi 25:23). Ndoshta ne, po aq sa lutemi për mëshirë, duhet të lutemi për kohë e mundësi për të vepruar, për t’u përpjekur dhe për të kapërcyer. Sigurisht që Zoti i buzëqesh dikujt që dëshiron të vijë me denjësi te gjykimi, që punon me vendosmëri ditë për ditë për ta zëvendësuar dobësinë me fuqi. Pendimi i vërtetë, ndryshimi i vërtetë mund të kërkojë përpjekje të përsëritura, por në një përpjekje të tillë ka diçka përpunuese dhe të shenjtë” (“Dhurata Hyjnore e Pendimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 39).

  • Çfarë mendimesh e ndjenjash keni teksa merrni parasysh që Zoti “buzëqesh”, kur ju veproni për ta mposhtur mëkatin dhe dobësinë njerëzore?

Jepni dëshminë tuaj për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Sigurojini studentët se, kur pendohen, ata do të përjetojnë gëzim e paqe të ndërgjegjes. Nxitini studentët ta shqyrtojnë jetën e tyre dhe të ushtrojnë besimin e tyre në Jezu Krishtin deri në pendim.

Materiale Leximi për Studentin