Seminare dhe Institute
Mësimi 27: Besim, Shpresë dhe Dashuri Hyjnore


27

Besim, Shpresë dhe Dashuri Hyjnore

Hyrje

Tiparet e besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore janë të nevojshme për ata që dëshirojnë të banojnë në praninë e Atit tonë në Qiell. Këto tipare janë dhurata nga Perëndia që iu vijnë atyre që i kërkojnë ato nëpërmjet ndjekjes së shembullit të Jezu Krishtit.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Ethëri 12:28; Moroni 10:18–21

Besimi, shpresa dhe dashuria hyjnore janë të domosdoshme për shpëtim

Kërkojuni studentëve të përmendin me të shpejtë tipare që mendojnë se janë të rëndësishme për t’u fituar gjatë kohës në vdekshmëri. Më pas kërkojuni atyre të përcaktojnë se cilat prej atyre tipareve mendojnë që janë më jetiket, me qëllim që të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

Kujtojini studentët se, ndërkohë që Moroni po e përfundonte punën e tij me fletët e arta, ai shkroi disa fjalë përfundimtare të këshillimit për ata që një ditë do ta lexonin analin. Si pjesë e këshillës së tij ai theksoi tri tipare që janë thelbësore për shpëtimin tonë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 10:18–21 dhe kërkojini klasës të përcaktojë këto tri tipare.

  • Si mendoni, përse karakteristikat e besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore janë kaq thelbësore për shpëtimin tonë?

Për të ndihmuar studentët që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Ethërin 12:28 dhe kërkojini klasës të përcaktojë doktrinën e dhënë mësim në këtë varg.

  • Çfarë doktrine shënohet në këtë varg? (Studentët duhet të përcaktojnë sa vijon: Të zhvilluarit e besimit, shpresës dhe dashurisë hyjnore na sjell te Jezu Krishti.)

Ftojini studentët të kërkojnë parime dhe doktrina gjatë gjithë mësimit që mund të ndihmojnë për t’i kuptuar e zhvilluar këto tipare të rëndësishme më tërësisht.

Alma 32:26–29, 37–41; Moroni 7:21, 25–28, 33

Besimi na lejon të “mbështet[emi] në çdo gjë të mirë”.

Shkruani në tabelë Rritja e Besimit Tonë në Jezu Krishtin.

Kujtojini studentët se profeti Alma përdori një analogji të një fare në rritje për t’u mësuar zoramitëve se si të zhvillonin besim në Jezu Krishtin. Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë Almën 32:26–29. Nxitini studentët të përcaktojnë fraza që përshkruajnë se çfarë mund të bëjmë për ta rritur besimin tonë.

Ftojini disa studentë të japin një frazë që e përcaktuan, dhe të shpjegojnë se çfarë na mëson fraza rreth mënyrës se si mund ta rritim besimin tonë. Ndërsa studentët përcaktojnë fraza, ju mund të doni t’i shkruani ato nën kreun në tabelë. Frazat mund të përfshijnë sa vijojnë: zgjohuni dhe vini në veprim aftësitë tuaja; bëni një provë mbi fjalët e mia; dëshironi të besoni; bëni vend që një farë [fjala] të mund të mbillet në zemrën tuaj. Nëse nevojitet, ndihmojini studentët të kuptojnë se fjala aftësitë i drejtohet zotësisë sonë për të menduar e vepruar.

  • vargun 29, si mendoni, përse Alma dha mësim që besimi ynë nuk do të jetë i përsosur pasi ta kemi kryer këtë eksperiment?

  • Si mendoni, çfarë tjetër nevojitet për ta përsosur besimin tonë?

Ftojini disa studentë ta bëjnë me radhë duke lexuar nga Alma 32:37–41 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që duhet të bëjmë për të zhvilluar besimin e nevojshëm që të fitojmë jetë të përjetshme.

  • Çfarë parimi dha mësim Alma në këto vargje rreth mënyrës se si ne mund të vazhdojmë ta forcojmë besimin tonë? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse e ushqejmë me zell fjalën e Perëndisë në zemrat tona, besimi ynë në Jezu Krishtin do të rritet. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë ta ushqejmë me zell fjalën? Cilat janë disa veprime të vazhdueshme që mund t’i ndërmarrim për ta ushqyer fjalën e Perëndisë dhe për ta ndihmuar besimin të rritet thellë në zemrat tona?

Për të ndihmuar studentët të kuptojnë se si mund ta ushqejnë fjalën e Perëndisë, paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë teksa klasa kërkon gjëra kyçe për të ushqyerin e besimit tonë:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Sado shumë besim që kemi tani për t’iu bindur Perëndisë, ne vërtet do të na duhet ta forcojmë vazhdimisht dhe ta mbajmë të ripërtëritur në mënyrë të vazhdueshme. Ne mund ta bëjmë këtë duke vendosur tani që të jemi më të shpejtë për t’u bindur dhe më të vendosur për të duruar. Të mësoni që të filloni herët dhe të jeni të qëndrueshëm janë kyçet e përparimit shpirtëror. …

… Ne e ndërtojmë besimin për t’i kaluar provat e bindjes me kalimin e kohës dhe nëpërmjet zgjedhjeve tona të përditshme. Ne mund të vendosim tani që ta bëjmë me të shpejtë çfarëdo që Perëndia kërkon prej nesh. Dhe ne mund të vendosim për të qenë të qëndrueshëm në provat e vogla të bindjes, të cilat ndërtojnë besimin për të na mbartur përmes provave të mëdha, të cilat me siguri që do të vijnë” (“Përgatitja Shpirtërore: Fillo Herët dhe Ji i Qëndrueshëm”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 38, 40).

  • Çfarë tha Presidenti Ajring se duhet të bëjmë për ta forcuar ose ushqyer besimin tonë?

  • Si mendoni, përse bindja e qëndrueshme dhe e përditshme ndaj fjalës së Perëndisë është kaq jetike në formimin e besimit dhe të mirëbesimit tonë tek Ai?

Ftojini disa studentë të tregojnë se si ndjekja e parimeve të dhëna mësim nga Alma e ka ndikuar besimin e tyre në Jezu Krishtin.

U thoni studentëve që profeti Mormoni dëshmoi për rëndësinë e përjetshme të besimit në Jezu Krishtin. Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga dëshmia e Mormonit te Moroni 7:21, 25–28, 33, ndërkohë që klasa përsiat atë që mund të bëjnë për ta shtuar besimin e tyre në Zotin dhe për t’i “mbështet[ur]” bekimet që përcakton Mormoni.

Ethëri 12:4, 8–9; Moroni 7:40–42

Shpresa është një spirancë për shpirtin

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Ethërin 12:8–9 dhe një tjetër të lexojë me zë të lartë Moronin 7:40–42. Kërkojuni studentëve të përcaktojnë tiparin që mund të fitojmë kur zhvillojmë besim.

  • Sipas këtyre fragmenteve, çfarë tipari vjen për shkak të besimit tonë?

Lexoni dy thëniet vijuese dhe kërkojuni studentëve të përcaktojnë ndryshimet midis tyre: 1) Shpresoj që të mos bjerë shi sot. 2) Kam shpresë që, nëse pendohem, unë do të falem nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Si janë të ndryshme këto shprehje të shpresës? (E para është një dëshirë e pasigurt për diçka përtej kontrollit të një njeriu dhe e dyta është një shprehje e vetëbesimit që nxit veprim.)

Për të ndihmuar studentët që ta kuptojnë domethënien e shpresës, siç përdoret në shkrimet e shenjta, ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Shpresa … është … mirëbesimi i qëndrueshëm se Zoti do ta plotësojë premtimin që na e ka dhënë. Ajo është vetëbesimi që, nëse jetojmë sipas ligjeve të Perëndisë dhe fjalëve të profetëve të Tij tani, ne do të marrim bekimet e dëshiruara në të ardhmen. Ajo është të besosh dhe të presësh që lutjet tona të marrin përgjigje. Ajo manifestohet në besimin tek vetja, optimizmin, entuziazmin dhe këmbënguljen me durim” (“Forca e Pafundme e Shpresës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 22).

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Moronin 7:41 dhe të kërkojnë për çfarë do të kemi shpresë kur zhvillojmë besim në Krishtin.

  • Çfarë parimi dha mësim Mormoni në këtë varg lidhur me shpresën? (Studentët duhet të përcaktojnë sa vijon: Ndërkohë që zhvillojmë besim në Jezu Krishtin, ne fitojmë shpresë se nëpërmjet Shlyerjes së Tij ne mund të ngrihemi në jetë të përjetshme.)

  • Si mendoni, përse besimi në Jezu Krishtin dhe shpresa lidhen kaq ngushtësisht?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Ethërin 12:4 dhe vëreni klasën të kërkojë se si Moroni e përshkroi shpresën.

  • Çfarë na mëson rreth shpresës përdorimi i një spirance nga Moroni? Si mund të jetë jeta e një personi pa besimin si një anije pa një spirancë?

Ftojini disa studentë të dëshmojnë për shpresën që ka ardhur në jetën e tyre për shkak të besimit në Jezu Krishtin.

Ethëri 12:33–34; Moroni 7:43–48

Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 7:43–44 dhe kërkojuni studentëve të përcaktojnë se cilin tipar shpalli Mormoni që duhet ta zhvillojmë pasi të kemi besim e shpresë.

Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Nëse do të kërkonim me të vërtetë të ishim më të ngjashëm me Shpëtimtarin dhe Mësuesin tonë, atëherë të mësuarit që të duam ashtu siç do Ai, duhet të jetë synimi ynë më i lartë. Mormoni e quajti dashurinë hyjnore ‘më e madhja e të gjithave’ (Moroni 7:46)” (“Godly Characteristics of the Master”, Ensign, nëntor 1986, f. 47).

Për të sqaruar përse dashuria hyjnore është një tipar i rëndësishëm për t’u kërkuar, ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë Moronin 7:45–47. Vini në dukje që këto vargje na ndihmojnë të kuptojmë dashurinë hyjnore nëpërmjet renditjes së asaj që dashuria hyjnore është dhe të asaj që nuk është.

  • Cilat fjalë e fraza në këto vargje përçojnë rëndësinë e dashurisë hyjnore?

  • Çfarë mendimesh ose idesh mund të jepni rreth karakteristikave të dashurisë hyjnore, të renditura në vargun 45?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Moronin 7:48.

  • Çfarë na këshilloi Mormoni të bëjmë kur kërkojmë dhuratën e dashurisë hyjnore? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Nëse lutemi me energji të zemrës dhe e ndjekim Jezu Krishtin, ne mund të mbushemi me dashuri hyjnore.)

  • Si na ndihmon të kërkuarit për dhuratën e dashurisë hyjnore që të bëhemi pasues më të mirë të Jezu Krishtit?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Ethërin 12:33–34 teksa klasa kërkon marrëdhënien midis dashurisë hyjnore dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Cila është marrëdhënia midis dashurisë hyjnore dhe Shlyerjes?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Përkufizimi më i madh i ‘dashuri[së së] pastër [të] Krishtit’ … nuk është ajo që ne si të krishterë përpiqemi, por që gjerësisht nuk ia dalim mbanë ta tregojmë kundrejt të tjerëve, por më shumë ajo që Krishti ia doli mbanë tërësisht ta tregonte kundrejt nesh. Dashuria hyjnore e vërtetë është njohur vetëm një herë. Ajo shfaqet përsosmërisht dhe tërësisht te dashuria e pashtershme, përfundimtare dhe shlyese e Krishtit për ne. … Është dashuria e Krishtit për ne që i ‘mban të gjitha gjërat, beson të gjitha gjërat, shpreson të gjitha gjërat, duron të gjitha gjërat’. Ajo është siç tregohet në Krishtin që ‘dashuria hyjnore nuk dështon kurrë’. Është ajo dashuri hyjnore – dashuria e Tij e pastër për ne – pa të cilën do të ishim pa vlerë, të pashpresë, me të gjithë burrat dhe gratë tepër të mjeruar. Vërtet, për ata që do të gjenden se i zotërojnë bekimet e dashurisë së Tij në ditën e fundit – Shlyerjen, Ringjalljen, jetën e përjetshme, premtimin e përjetshëm – sigurisht që do të jetë mirë për ta” (Christ and the New Covenant [1997], f. 336).

  • Si ju ndihmon Plaku Holland të kuptoni përse “dashuria hyjnore nuk dështon kurrë” dhe përse ajo është “më e madhja” e dhuratave shpirtërore?

  • Çfarë mund të bëni për t’u treguar të tjerëve dashurinë e pastër të Jezu Krishtit, që Ai e ka dhënë kaq lirshëm për ju?

Kërkojuni studentëve të shqyrtojnë Moronin 7:45 dhe më pas të caktojnë një synim për t’u lutur e vepruar që të zhvillojnë më plotësisht një karakteristikë të dashurisë hyjnore. Dëshmoni për ndihmën hyjnore që e keni marrë kur keni vepruar vetë për të zhvilluar dashuri hyjnore.

Materiale Leximi për Studentin