Histori nga Shkrimet e Shenjta
Eliseu Shëron Naamanin


“Eliseu Shëron Naamanin”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Eliseu Shëron Naamanin”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

2 Mbretërve 5

Eliseu Shëron Naamanin

Si një mrekulli e madhe pasoi besimin e thjeshtë

Pamja
Naamani në shtrat, i sëmurë

Larg në Siri jetonte një burrë i quajtur Naaman. Ai ishte një kapiten i madh në ushtrinë siriane. Por Naamani kishte një sëmundje të dhimbshme të lëkurës që quhej lebër.

2 Mbretërve 5:1

Pamja
vajzë izraelite duke i folur bashkëshortes së Naamanit

Shërbëtorja e bashkëshortes së Naamanit ishte një vajzë izraelite. Vajza kishte besim te Zoti. Ajo tha që, nëse Naamani mund të takohej me profetin Elise, Naamani do të shërohej nga sëmundja e tij.

2 Mbretërve 5:2–4

Pamja
Naamani duke udhëtuar për të gjetur Eliseun

Naamani bëri një udhë të gjatë për të gjetur Eliseun. Naamani mendoi se do të shërohej nëpërmjet një mrekullie të madhe.

2 Mbretërve 5:5–8

Pamja
Naamani duke i folur shërbëtorit të Eliseut

Naamani erdhi në shtëpinë e Eliseut me shërbëtorët, kuajt dhe qerret e tij. Eliseu dërgoi shërbëtorin e tij që t’i jepte Naamanit udhëzimet e Zotit. Zoti do ta shëronte Naamanin nëse ai lahej shtatë herë në lumin Jordan.

2 Mbretërve 5:9–10

Pamja
Naamani duke u ankuar pranë lumit

Naamani ishte i zemëruar ngaqë donte që profeti i Zotit të dilte jashtë dhe ta shëronte me të shpejtë. Naamani u ankua që lumi Jordan nuk ishte aq i mirë sa lumenjtë e mëdhenj në Siri.

2 Mbretërve 5:11–12

Pamja
shërbëtori duke i folur Naamanit pranë lumit

Por shërbëtorët e Naamanit e pyetën përse Naamani nuk donte ta bënte një detyrë kaq të thjeshtë. Ndonëse nuk kishte kuptim për Naamanin, profeti i Zotit i kishte kërkuar ta bënte atë.

2 Mbretërve 5:13

Pamja
Naamani në lumin Jordan, i shëruar

Naamani pushoi së qeni krenar dhe i dëgjoi shërbëtorët e vet. Ai u la shtatë herë në lumin Jordan. Atëherë Zoti e shëroi Naamanin, sikurse tha Eliseu. Naamani e dinte se Eliseu ishte një profet dhe se Zoti ishte i vërtetë.

2 Mbretërve 5:14–15