Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbretëresha Ester


“Mbretëresha Ester”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Mbretëresha Ester”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Esterit 2–5; 7–9

Mbretëresha Ester

E guximshme në kohë rreziku

Pamja
Esteri në pallatin e mbretit

Disa izraelitë quheshin judeas. Esteri ishte judease që jetonte në Persi. Prindërit e saj vdiqën, kështu që kushëriri i saj, Mardokeu, u kujdes për të. Atë e ftuan në pallatin e mbretit me të reja të tjera të mbretërisë. Mbreti donte një mbretëreshë të re dhe ai zgjodhi Esterin.

Esterit 2:2–7, 16–17

Pamja
njerëz duke u përkulur përpara Hamanit

Mbreti pati një shërbëtor që quhej Haman i cili kishte fuqi të madhe. Hamani e ndihmoi mbretin të qeveriste vendin. Mbreti e bëri gjithkënd t’i përkulej Hamanit.

Esterit 3:1–2

Pamja
Mardokeu dhe Hamani

Por Mardokeu nuk do t’i përkulej Hamanit. Mardokeu do t’i përkulej vetëm Zotit. Kjo e zemëroi Hamanin. Ai dëshironte ta ndëshkonte Mardokeun dhe të gjithë judenjtë.

Eksodi 20:5; Esterit 3:5–6, 8

Pamja
ushtar duke i bërë shpallje një grupi njerëzish

Hamani i tha mbretit se judenjtë nuk i zbatuan ligjet e mbretit. Kështu që mbreti e lejoi Hamanin të bënte një ligj të ri: në një ditë të caktuar, të gjithë judenjtë do të vriteshin.

Esterit 3:8–11, 13

Pamja
Mardokeu duke i folur Esterit

Mardokeu i kërkoi Esterit të fliste me mbretin. Mbreti mund ta ndryshonte ligjin e Hamanit dhe të shpëtonte judenjtë. Por Esteri kishte frikë. Ndonjëherë mbreti i vriste njerëzit që shkonin për të folur me të pa ftesë.

Esterit 4:5–11

Pamja
Esteri duke vështruar njerëzit

Mardokeu i kërkoi Esterit të mendonte për judenjtë që do të vriteshin. Mardokeu tha se Zoti madje mund ta kishte vendosur Esterin në pallatin e mbretit për të shpëtuar judenjtë.

Esterit 4:13–14

Pamja
Esteri duke u lutur

Esteri e dinte që duhej të fliste me mbretin, madje edhe nëse kjo do të thoshte që ajo mund të vritej. Esteri u kërkoi të gjithë judenjve dhe shërbëtorëve të saj të agjëronin bashkë me të.

Esterit 4:15–16

Pamja
Esteri duke vështruar dyert

Pas agjërimit për tri ditë, Esteri u përgatit dhe shkoi të takonte mbretin.

Esterit 5:1

Pamja
Esteri duke iu përkulur mbretit

Kur ajo iu afrua mbretit, ai zgjati skeptrin e tij. Kjo do të thoshte se ai ishte i lumtur që e shihte dhe nuk do ta dënonte me vdekje. Ai e pyeti se çfarë dëshironte. Esteri i tregoi mbretit se populli i saj ishte në rrezik. Për shkak të ligjit të Hamanit, ajo dhe të gjithë judenjtë në mbretëri do të vriteshin.

Esterit 5:2–3; 7:4–6

Pamja
ushtar duke u bërë shpallje njerëzve

Mbreti u zemërua me Hamanin dhe e dënoi me vdekje. Mbreti bëri një ligj të ri që i mbronte judenjtë. Tani ata lejoheshin të vetëmbroheshin nëse ndokush përpiqej t’i dëmtonte.

Esterit 7:9–10; 8:10–11

Pamja
Esteri

Besimi i Esterit në Zot dhe kuraja e saj për të folur me mbretin shpëtoi popullin e saj. Në vend të vdekjes dhe pikëllimit, pati festë. Judenjtë festuan.

Esterit 8:16–17; 9:18–32