Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jobi


“Jobi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Jobi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Jobit 1–3; 19; 38–42

Jobi

Me mirëbesim në dashurinë e Zotit

Pamja
Jobi dhe familja duke ngrënë darkë

Jobi ishte një burrë i mirë që e donte Zotin dhe i zbatonte urdhërimet e Tij. Ai dhe bashkëshortja e tij patën 10 fëmijë dhe ai pati shumë kope kafshësh dhe pasuri të madhe.

Jobit 1:1–5

Pamja
Jobi duke parë stuhinë

Zoti lejoi që besimi i Jobit të vihej në provë. Jobi përjetoi gjëra të rënda.

Jobit 1:6–12

Pamja
Shtëpia e Jobit në zjarr

Një ditë shumë nga kafshët e Jobit i vodhën. Më vonë zjarri dogji të gjithë pronën e Jobit dhe vrau të gjithë shërbëtorët e tij dhe kafshët e tjera. Më pas një stuhi rrëzoi shtëpinë e birit të Jobit. Fëmijët e Jobit ishin brenda dhe ata të gjithë vdiqën. Jobit dhe bashkëshortes së tij nuk u mbeti asgjë veç shëndetit të tyre.

Jobit 1:13–19

Pamja
Jobi dhe bashkëshortja e tij duke u lutur

Jobi dhe bashkëshortja e tij qenë të dëshpëruar. Ata humbën gjithçka, madje edhe fëmijët e tyre. Por Jobi ende kishte besim te Zoti. Ai nuk ia hodhi fajin Zotit për çka ndodhi.

Jobit 1:20–22

Pamja
Bashkëshortja e Jobit duke ushqyer Jobin e sëmurë

Më pas Jobi u sëmur rëndë. Plagë të dhembshme ia mbuluan trupin. Jobi dhe bashkëshortja e tij çuditeshin përse po ndodhnin gjithë këto gjëra të këqija.

Jobit 2:7–9; 3:1–11

Pamja
Jezusi duke i shfaqur Jobit gjithësinë

Zoti i foli Jobit dhe i tregoi atij tokën, yjet dhe të gjitha gjallesat. Zoti i dha Jobit një mësim të rëndësishëm. Të gjitha gjërat u krijuan për t’i ndihmuar fëmijët e Atit Qiellor që të mësonin rreth Birit të Tij, Jezu Krishtit, dhe ta ndiqnin Atë.

Jobit 38–41

Pamja
Jobi dhe familja

Jobi u pendua dhe i kërkoi Zotit ta falte që dyshoi. Ai premtoi t’i mirëbesonte Zotit. Zoti e dinte se Jobi e donte Atë. Ai e shëroi Jobin dhe e bekoi me më shumë fëmijë dhe dyfish më shumë pasuri nga sa kishte përpara.

Jobit 19:25–2642