Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jona, Profeti


“Jona, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Jona, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Jona 1–4

Jona, Profeti

Të mësojmë t’i mirëbesojmë mëshirës së Zotit

Pamja
Jona me pamje të trishtuar

Jona ishte profet. Zoti i tha atij të paralajmëronte njerëzit në Ninive se qyteti i tyre do të shkatërrohej nëse ata nuk pendoheshin.

Jona 1:1–2

Pamja
Jona duke hipur në barkë

Por njerëzit e Ninives ishin armiq të izraelitëve. Jona nuk donte t’u predikonte atyre. Prandaj ai hipi në një anije për të lundruar larg Ninives.

Jona 1:3

Pamja
anije në det me stuhi

Ndërkohë që Jona ishte në anije, erdhi një stuhi e madhe. Burrat në anije kishin frikë për jetën e tyre. Ata i kërkuan Jonës t’i lutej Zotit që t’i shpëtonte.

Jona 1:4–6

Pamja
Jona duke u folur detarëve

Jona e dinte që Zoti e dërgoi stuhinë, sepse ai po largohej nga ajo që Zoti i kërkoi të bënte. Jona donte t’i shpëtonte njerëzit në anije. Ai tha që nëse e hidhnin në det atë, stuhia do të fashitej.

Jona 1:12

Pamja
detarët e hodhën Jonën jashtë anijes

Burrat nuk dëshironin ta hidhnin Jonën në det. Ata u përpoqën të vozitnin për ta sjellë anijen drejt tokës, por stuhia ishte tepër e madhe. Përfundimisht ata e hodhën Jonën në det.

Jona 1:13–15

Pamja
peshk i madh duke gëlltitur Jonën

Stuhia u fashit. Por atëherë Jonën e gëlltiti një peshk i madh.

Jona 1:15, 17

Pamja
Jona në breg të detit

Jona ishte brenda barkut të peshkut për tri ditë dhe tri net. Gjatë asaj kohe, Jona u lut dhe u pendua. Ai dëshironte të bënte atë që ishte e drejtë dhe t’ia vinte veshin Zotit. Zoti i dëgjoi lutjet e Jonës dhe bëri që peshku ta villte Jonan në breg.

Jona 1:17; 2:1–10

Pamja
Jona duke u predikuar njerëzve

Zoti përsëri i tha Jonas t’u predikonte njerëzve të Ninives. Këtë herë Jona u bind. Ai shkoi në Ninive dhe u tha njerëzve të pendoheshin ose Zoti do ta shkatërronte qytetin e tyre. Mbreti dhe njerëzit e tij u penduan. Zoti i fali dhe nuk e shkatërroi Niniven.

Jona 3

Pamja
Jona me pamje të zemëruar

Por Jona u zhgënjye që njerëzit nuk ishin shkatërruar. Ai nuk mendonte se ata e meritonin të faleshin.

Jona 4:1–2

Pamja
Jona duke parë një pemë të tharë

Për t’i dhënë një mësim Jonës, Zoti rriti një bimë për t’i bërë hije Jonës nga dielli. Më pas bima u tha dhe Jonës i erdhi keq për bimën.

Jona 4:5–9

Pamja
Jona duke i dhënë mësim një grupi njerëzish

Zoti po i jepte Jonës një mësim rreth fëmijëve të Tij. Jona mësoi se ai duhej të trishtohej kur njerëzit nuk pendoheshin dhe se duhej të ishte i lumtur kur ata pendoheshin.

Jona 4:10–11