Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbreti Josia


“Mbreti Josia”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Mbreti Josia”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

2 Mbretërve 22; 2 Kronikave 34–35

Mbreti Josia

Një kërkim për t’iu bindur urdhërimeve të Zotit

Pamja
mbreti Josia në moshë të vogël

Josia ishte tetë vjeç kur u bë mbret i Judës. Ai ishte një mbret i mirë, i cili e donte Zotin. Ai dëshironte t’i ndihmonte njerëzit e tij, izraelitët, që t’i bindeshin Zotit dhe të ndalonin adhurimin e idhujve. Kur u rrit, ai dhe populli i tij filluan të meremetonin tempullin dhe ta bënin sërish të bukur.

2 Mbretërve 22:1–2; 2 Kronikave 34:3–7

Pamja
Hilkiahu duke gjetur një rrotull pergamene në rrënojat e tempullit

Ndërkohë që njerëzit po punonin në tempull, Hilkiahu, kryeprifti, gjeti librin e ligjit, një rrotull pergamene që përmbante shkrimet e shenjta.

2 Mbretërve 22:3–9

Pamja
mbreti Josia i trishtuar duke dëgjuar librin e ligjit

Një shërbëtor ia lexoi librin Josias. Josia i dëgjoi fjalët dhe ishte i trishtuar ngaqë populli i tij nuk i ishte bindur Zotit. Ai i grisi rrobat që të tregonte se ishte i trishtuar.

2 Mbretërve 22:10–13, 19

Pamja
shërbëtorët e Josias duke i folur Hilkiahut

Ai i tha Hilkiahut që ta pyeste Zotin se çfarë duhej të bënin. Hilkiahu dhe shërbëtorët e mbretit shkuan për vizitë te Huldahu. Ajo ishte profeteshë, një udhëheqëse besnike e cila u frymëzua nga Perëndia. Ajo tha se Zoti ishte i lumtur me Josian ngaqë ai po i ndihmonte njerëzit të bindeshin. Zoti premtoi se mbreti Josia do të jetonte në paqe.

2 Mbretërve 22:12–20

Pamja
mbreti Josia në darkën e Pashkës

Mbreti Josia donte që njerëzit e tij t’i mbanin premtimet e tyre ndaj Zotit. Ai u kërkoi atyre të kremtonin Pashkën, që t’i ndihmonte të kujtonin se si Zoti i çliroi izraelitët shumë kohë më parë në Egjipt.

2 Kronikave 35:1–19