Histori nga Shkrimet e Shenjta
Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja


“Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Daniel 1; 3

Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja

Një sprovë e rrezikshme besimi

Pamja
Mbreti Nebukadnetsar dhe statuja prej ari

Mbreti Nebukadnetsar ndërtoi një statujë ari gjigante dhe e detyroi popullin e tij ta adhuronte. Po të kundërshtonin, ata do të futeshin në një furrë zjarri.

Daniel 1:6–7; 3:1–6

Pamja
Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja

Miqtë e Danielit, Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja, e donin Perëndinë dhe nuk do ta adhuronin perëndinë e rreme të mbretit. Mbreti u zemërua me ta.

Daniel 3:6–15

Pamja
Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja duke i folur mbretit

Të tre miqtë i thanë mbretit se ata do të adhuronin vetëm Perëndinë. Ata besonin se Perëndia mund t’i mbronte ata. Por edhe nëse Ai nuk do t’i shpëtonte, ata do ta mbronin atë që besonin.

Daniel 3:15–18

Pamja
tre burra dhe engjëlli në zjarr

Mbreti ishte i inatosur me Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Ai i hodhi ata në furrën me zjarr. Por kur mbreti vështroi në furrë, ai u befasua që pa një qenie qiellore në zjarr me tre burrat. Ata nuk qenë dëmtuar nga zjarri.

Daniel 3:19–25

Pamja
tre burra dalin nga zjarri

Mbreti i thirri Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe ata dolën nga furra. Zjarri nuk i pati dëmtuar ata, madje as rrobat nuk ua kishte djegur.

Daniel 3:26–27

Pamja
Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja duke folur me mbretin

Shadraku, Meshaku dhe Abed-negoja iu bindën urdhërimeve të Perëndisë, madje edhe kur jeta e tyre ishte në rrezik. Shembulli i tyre e ndihmoi mbretin të besonte në Perëndi.

Daniel 3:28–29