Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ruthi dhe Naomi


“Ruthi dhe Naomi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Ruthi dhe Naomi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Ruthit 1–4

Ruthi dhe Naomi

Mbijetesa ndaj sprovave me dashuri dhe besnikëri

Pamja
Naomi dhe familja duke ecur në qytet

Naomi dhe familja e saj u shpërngulën në Moab pasi nuk kishte mjaft ushqim në vendin e Judesë. Mandej bashkëshorti i Naomit vdiq. Bijtë e Naomit u martuan me gra nga Moabi që quheshin Orpah dhe Ruth. Ata u kujdesën për Naomin për 10 vjet.

Ruthit 1:1–4

Pamja
Orpaha, Ruthi dhe Naomi duke u përqafuar

Mandej bashkëshortët e Orpahës dhe Ruthit vdiqën. Tani gratë qenë vetëm. Naomi nuk mund të siguronte ushqim për Ruthin dhe Orpahën.

Ruthit 1:5, 8–10

Pamja
Ruthi dhe Naomi duke udhëtuar me gamile

Orpaha u kthye në shtëpi. Por Ruthi donte të qëndronte dhe të kujdesej për Naomin. Ruthi dhe Naomi dëgjuan se vendi i Judesë pati të korra përsëri, kështu që udhëtuan për atje.

Ruthit 1:16–19

Pamja
Ruthi duke mbledhur grurë

Ruthi dhe Naomi arritën në Jude gjatë të korrave. Ato kishin nevojë për ushqim. Kushëriri i Naomit, i quajtur Boaz, zotëronte ara në Jude. Ai e la Ruthin të merrte grurin e mbetur në arat e tij. Ishte punë e vështirë.

Ruthit 1:22; 2:3

Pamja
Boazi duke i folur Ruthit

Boazi e respektonte Ruthin sepse ajo punonte shumë dhe sepse ishte besnike ndaj Naomit dhe Zotit. Ai u tha shërbëtorëve të linin më shumë grurë në ara për Ruthin.

Ruthit 2:5–17

Pamja
Ruthi dhe Naomi

Naomi donte që Ruthi të kishte një familje. Ajo e inkurajoi Ruthin të martohej me Boazin. Ruthi e dinte se nëse ajo dhe Boazi do të martoheshin, ata mund të kujdeseshin së bashku për Naomin.

Ruthit 3:1–2; 4:15

Pamja
Ruthi dhe Boazi

Ruthi vendosi t’i kërkojë Boazit që të martohej me të. Boazi e dinte që Ruthi ishte një grua besnike dhe e virtytshme. Ai ra dakord.

Ruthit 3:3–18; 4:13

Pamja
Ruthi, Boazi dhe fëmija

Ruthi dhe Boazi u martuan. Shpejt Ruthi pati një foshnjë djalë. Ai u bë gjyshi i Davidit, mbretit të ardhshëm. Shumë vite më vonë, Jezu Krishti lindi në këtë linjë familjare.

Ruthit 4:13–17