Histori nga Shkrimet e Shenjta
Enoku, Profeti


“Enoku, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Enoku, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Zanafilla 5; Moisiu 6–7

Enoku, Profeti

Mënyra se si besimi në Zot e shpëtoi një qytet

Pamja
Perëndia duke i folur Enokut

Zoti Jezu Krisht i kërkoi Enokut t’u thoshte njerëzve të pendoheshin. Por Enoku mendonte se nuk mund të fliste mirë. Ai kishte frikë se njerëzit nuk do ta dëgjonin.

Zanafilla 5:22; Moisiu 6:26–31

Pamja
njerëz duke përqeshur Enokun

Zoti premtoi ta forconte dhe mbronte Enokun edhe pse disa njerëz nuk e pëlqenin atë që jepte mësim Enoku.

Moisiu 6:32–39

Pamja
Enoku duke u dhënë mësim njerëzve

Premtimi i Zotit i dha kurajë Enokut. Enoku iu bind Zotit dhe iu dha mësim njerëzve me fuqi. Ai dha mësim rreth Jezu Krishtit, pendimit, pagëzimit dhe Frymës së Shenjtë. Disa njerëz e besonin Enokun dhe dëshironin ta ndiqnin.

Moisiu 6:47–68

Pamja
Enoku duke pagëzuar një grua

Enoku pati autoritet nga Perëndia për të pagëzuar. Të gjithë njerëzit që besuan tek Enoku, u pagëzuan dhe erdhën më afër Zotit. Asnjë nuk ishte i varfër sepse ata kujdeseshin për njëri-tjetrin. Ata u quajtën Sion sepse jetuan së bashku në dashuri dhe drejtësi.

Moisiu 7:10–20

Pamja
jeta, vdekja dhe ringjallja e Jezusit

Një ditë, Zoti i tregoi Enokut një vegim të gjithçkaje që do të ndodhte në tokë. Enoku pa jetën, vdekjen dhe Ringjalljen e Jezu Krishtit. Enoku mësoi se në ditët e fundit ungjilli do të rivendosej. Ai pa gjithashtu Ardhjen e Dytë të Jezusit.

Moisiu 7:21–67

Pamja
Perëndia duke i folur popullit të Sionit

Përfundimisht, të gjithë njerëzit në qytetin e Sionit e besuan Enokun dhe u penduan. Ngaqë ata u kujdesën për njëri‑tjetrin dhe jetuan në paqe, Zoti i mori ata që të jetonin me Të.

Zanafilla 5:24; Moisiu 7:18, 21, 68–69