2013
Konferenca e Përgjithshme e 183-të Përfshin Mbështetjen e Presidencës së Re të Përgjithshme të Të Rejave
Maj 2013


Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 183–të Përfshin Mbështetjen e Presidencës së Re të Përgjithshme të Të Rejave

“Zemrat tona janë prekur”, tha Presidenti Tomas S. Monson në sesionin përmbyllës të Konferencës së Përgjithshme Vjetore të 183–të më 7 prill 2013, “dhe dëshmitë tona për këtë punë hyjnore janë forcuar, ndërkohë që kemi ndier Shpirtin e Zotit. Le t’i kujtojmë për një kohë të gjatë ato që kemi dëgjuar në këto dy ditë që kaluan.”

Më shumë se 100.000 njerëz morën pjesë në pesë sesionet e konferencës së përgjithshme në Qendrën e Konferencave në Solt–Lejk–Siti të Jutas në SHBA, më 6 dhe 7 prill. Miliona njerëz anekënd botës i panë ose i dëgjuan transmetimet nëpërmjet TV–së, satelitit, radios dhe internetit. Duke përfshirë transmetimet e drejtpërdrejta dhe videon, zërin dhe tekstin e shkruar të konferencës në internet në adresën LDS.org, anëtarët qenë në gjendje ta shihnin konferencën në 95 gjuhë.

Presidenti Monson e hapi konferencën vjetore duke njoftuar planet për ndërtimin e tempujve në Sidër–Siti, Juta, SHBA, dhe Rio–de–Zhanejro, Brazil – duke e çuar numrin total të tempujve ose atyre në ndërtim në 29. Aktualisht, janë 141 tempuj në funksionim.

Ndryshime të shumta u bënë në udhëheqjen e Kishës gjatë sesionit të pasdites të së shtunës. Të gjitha anëtaret e presidencës së përgjithshme të Të Rejave u liruan nga thirrjet dhe Plaku Uolter F. Gonzáles u lirua nga thirrja si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve. Gjithashtu u liruan nga thirrjet pesëdhjetë e një Të Shtatëdhjetë Zonalë.

Plaku Ulises Soaresh, i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, u mbështet si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

U mbështetën si presidencë e re e përgjithshme e Të Rejave Boni Li Grin Oskarson, presidente; Karol Foli Mek–Konki, këshilltare e parë; dhe Nill Fut Mariot, këshilltare e dytë.

Gjithashtu u mbështetën tre anëtarë të rinj të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve: Plaku Eduard Dubi nga Zimbabve; Plaku S. Giford Nilsen nga Shugër–Lend, Teksas, SHBA; dhe Plaku Arnulfo Valencuela nga Kueretaro, Meksikë. U mbështetën edhe pesë anëtarë të rinj në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve.

Elen S. Dalton, ish–presidente e përgjithshme e Të Rejave, shërbeu në presidencën e përgjithshme të Të Rejave, qoftë si këshilltare ose si presidente, për 11 vjet përpara se të lirohej nga thirrja në prill.

Shih një listë të plotë të mbështetjeve dhe lirimeve nga thirrjet në faqen 26.

Shih biografitë e udhëheqësve të sapothirrur duke filluar në faqen 139.